FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 SS Skanderbeg

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

SS Skanderbeg Empty
MesazhTitulli: SS Skanderbeg   SS Skanderbeg EmptyFri 24 Feb 2023, 19:24

SS Skanderbeg


21. Waffen-Gebirgs Division der SS Skanderbeg (Albanische Nr.1)




Divizion i trupave elitarë shqiptarë SS - krah i armatosur i Partisë Naziste të Rajhut të Tretë.



U krijua në lakun kohor mars-maj 1944. Fillimisht në këtë njësit u spostuan shqiptarët e Kosovës dhe Sanxhakut që kishin qenë më parë pjesëtarë në njësitin e ngjashëm të boshnjakëve SS Hanxhar ndërsa më pas iu shtuan edhe rekrutë tjerë vendorë, të përzgjedhur nga individët më inteligjentë, sykaltër ose sygjelbër, flokëartë, të shëndoshë fizikisht në çdo pikëpamje.



SS Skanderbeg 1665402606500



Krijimi i divizionit lindi si ide nga diskutimet mes autoriteteve të Rajhut të Tretë dhe Bedri Pejanit, i cili kishte qëllim të organizonte një forcë të madhe antisllave dhe antikomuniste. Afro 6500 vulnetarë u paraqitën për rekrutim. Shqiptarët kishin interes sepse armatoseshin, fitonin përvojë ushtarake, dhe mund të mbronin vendin nga sulmet e sllavëve çetnikë e partizanë komunistë. Megjithatë ky numër ishte shumë i vogël, dhe krejt kjo për fajin e mbeturinave osmane, agallarëve dhe bejlerëve, rezistenca e fshehtë e të cilëve solli pasivitetin e prefektëve të cilët i kishin nën kontroll. Siç thuhej shprehimisht në raportin e komandantit të divizionit, më tetor 1945: ('auf den unsichtbaren Widerstand der Beg und Agas, der sich in Passivität der beghörigen Präfekten und Bürgermeister und einer aufstellungsfeindlichen Flüsterpropaganda auswirkte')



SS Skanderbeg 1665405186788



Divizioni ishte jashtëzakonisht aktiv:

- korri fitore bindëse mbi trupat sllavokomuniste partizane në rrethinat e Plavës e Gucisë dhe vazhdoi përgjatë luginës së lumit Lim

- spastruan Kosovën nga trupat çetnike serbe që bënin terror mbi shqiptarët

- vazhduan luftën kundër forcave sllavo-komuniste partizane dhe në Mal të Zi e Bosnjë Hercegovinë.

- me rastin e kthimit të Bullgarisë në anën e Bashkimit Sovjetik, divizioni zgjeroi kufrin shqiptar të sigurisë duke tejkaluar Preshevën, Bujanocin, Kumanovën dhe Shkupin, që deri atëherë kishin qenë nën sundimin bullgar

- mbështetën fuqishëm grupin e rezistencën bullgaro-fashiste kundër krahut sovjetik bullgar



Edhe pas disa dezertimeve, prapë se prapë në tetor 1944 Divizioni ende i kishte afro 4000 trupa shqiptare.



Ndryshe nga ç'pritej nga të huajt, kur Turqia iu bashkëngjit Aleatëve, kjo nuk u bëri aspak përshtypje shqiptarëve, ndonëse përcillnin radion dhe i dinin mirë zhvillimet e ngjarjeve, por vazhduan të mbështesin Forcat e Boshtit.

SS Skanderbeg 1665407558987
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1171
Join date : 17/03/2013

SS Skanderbeg Empty
MesazhTitulli: Re: SS Skanderbeg   SS Skanderbeg EmptySat 13 May 2023, 18:15

Lidhur me formimin e divizionit “Skenderbeg”, të dhënat e Nojbaherit janë me rëndësi të madhe. Ai tregon se ka qenë kundër formimit të atij divizioni, por Himleri kishte arritur ta bindte Hitlerin për formimin e atij divizioni. Nojbaheri pohon se “detyra kryesore ishte shkatërrimi i aktiviteteve lokale partizane dhe këtë në kufijtë e Shqipërisë.” Nojbaheri tregon se ai personalisht nuk ka lejuar që divizioni të shkonte në Mitrovicë, nga frika se do të ndodhte hakmarrje ndaj serbëve. Sipas tij, qeveria shqiptare nuk ka pasur të bëjë me formimin e divizionit “Skenderbeg”. Sipas Nojbaherit “qeveria shqiptare nuk kundërshtoi.” Shpresa e saj ishte që të përdorej më vonë si themel për formimin e ushtrisë e të xhandarmerisë, pra si kalkulim në politikat e brendshme e aspak si motivim për ta ndihmuar nazizmin. Veprimet e divizionit “Skenderbeg”, sipas tij nuk kanë të bëjnë me qeverinë shqiptare. Me rëndësi në këtë kontekst është angazhimi i Nojbaherit që të pengohej shkuarja në Mitrovicë, e cila në atë kohë ishte nën Serbinë e Nediqit. (Rrëfimi më interesant i Nojbaherit është pikërisht për Nediqin.)

Milazim Krasniqi

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
SS Skanderbeg
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Shqiptarët-
Kërce tek: