FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Uridia - hyjnesha e diturisë

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Uridia - hyjnesha e diturisë Empty
MesazhTitulli: Uridia - hyjnesha e diturisë   Uridia - hyjnesha e diturisë EmptyFri 18 Mar 2022, 19:39

URIDIA (Uridua) ishte hyjnesha e urtësisë dhe diturisë te ilirët. Ajo sot nderohet si një ndër hyjneshat e besimit tonë të lashtë.

Emri i saj përbëhet nga URI që d.m.th urtësi, dhe DUA që është forma femërore e "dieu" pra "urtësia e Zeusit".

Kjo hyjneshë pra, ka një afërsi me Zisin, ngjashëm si Athena që ishte bijë e Zeusit, dhe është hyjneshë e urtësisë dhe e diturisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1146
Join date : 17/03/2013

Uridia - hyjnesha e diturisë Empty
MesazhTitulli: Re: Uridia - hyjnesha e diturisë   Uridia - hyjnesha e diturisë EmptySun 07 May 2023, 12:40

Uridia në trevat jugore të gadishullit ilirik u quajt Athena, një emër i marrë nga Thana. Sidoqoftë Thana dhe Uridia janë dy hyjnesha të ndryshme.

Uridia u lind jo nga një nënë hyjneshë, por nga koka e Zisit. Nga këtu edhe rrjedh emri i saj: Uri-dia, urëtsia e Diasit (Zisit, Zeusit). Ishte vetë Hefesti, hyu i fakëtarëve, që ia çau kryet me sëpatë Zisit që të dalë nga kryet Uridia. Ajo doli si një hyjneshë e re me pamje prej njëzetëvjeçare, e armatosur nga kambët e deri në krye.

Pra Uridia është hyjneshë e zgjuarësisë, e dijeve, arteve, shkencës, e shkrimit dhe abetares shqip, por edhe e mjeshtrisë luftarake.

Ajo ka marrë pjesë në të gjitha luftërat e hyjnive kundër së keqes. Mëoi Belerofontin si të shtronte Pegasin dhe të vriste Himerën. Ndihmoi Herakliun në heroizmat e tij. Ishte përfshi edhe në luftën e Trojës.

Uridia mban si trofé mburojën e vet Egidën, që është bërë nga lëkura e dhisë, e veshur më pas me lëkurën e viganit Pallas, dhe i është ngjitur edhe kryet e gorgonës Meduzë. Pra kjo mburojë i shërben edhe si mbrojtje edhe për sulm.

Prandaj edhe e quajnë Athena Palada, ndërsa shtatorja e saj në Trojë quhej Paladiumi. Sipas profecisë, Troja nuk do të binte për sa kohë që Paladiumi mbahej nga trojanët.

Si mësuese e mjeshtërive ajo del shpesh si mbrojtëse e zejtarëve. Shpiku edhe fyellin.

Faltorja e saj kryesore ishte Parthenoni në Athinë, rreth të cilit arbërorët deri vonë kremtonin e kërcenin valle.

Në paraqitjen e saj artistike janë vehtiake të sajat veshja e gjatë, armatimi i plotë, pranë saj, bufi ose kukuvajka, gjarpni dhe filizi i ullinit.

Emri i saj është paragrek dhe paraqitje e saj identifikohet në artin minoik.

Në Apoloni (Pojan, Fier), paraqitet Athena Promahos (Luftarake), në skulpturën e njohur të Euemekit nga Athina në një kopje romake, ku ajo jepet si një vajzë e thjeshtë që dallohet vetëm nga egida, si dhe një reliev, ku përkrenaren e ka hequr dhe e mban në dorë.

Në monedhat e Apolonisë e kemi të paraqitur të veshur me përkrenare korintike, duke pasur si simbol shoqërues Pegasin (aluzion për mitin e Belerofontit), shqiponjën dhe rrufenë si shenja të pushtetit.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Uridia - hyjnesha e diturisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lahona, hyjnesha e lindjeve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: