FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gashi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Gashi Empty
MesazhTitulli: Gashi   Gashi EmptyTue 15 Mar 2022, 23:12

Gashi - shkëputur prej librit të Ibrahim K. Malaj "Tropoja ne Breza"

Gashi është ndër fiset me banim të vjetër në krahinën e Tropojës dhe ka shtrirje të gjerë, jo vetem në Shqiperi, por edhe në Kosovë e Mal të Zi.
Pozicioni gjeografik i ketij fisi është nga me te preferueshmit e të favorshmit se në fiset tjera. Gjithë territori i tij sapo ti lind dielli, mbulohet me rrezet e para te mëngjesit. Vijat kufizuese të Gashit janë të përcaktuara mirë. Ai shtrihet midis dy lumenjeve që ushqejnë Valbonën. Lumi i Tropojës në anën verilindore dhe limi i Mollarekës në anën jugperëndimore. Zona më e ulët është Sopoti në anën jugore 275 m dhe pika më e lartë ne veri është mali i Shkëlzenit 2406 m mbi nivel të detit. Ëshë i vetmi fis që tokat e Vrrinit me ato te bjeshkëve janë të pashkëputura me njëra-tjetrën çka i favorizon fshatrat e ketij fisi për shtegëtimin e bagetisë në periudhën e veres. Natyra, Gashit, i dhuroi klimën nga më të mirat për shëndetin e njerzëve, tokat nga më pjelloret, krahasuar me fiset tjera, bjeshkët më të përmendura e me zë në krejt Malësinë. Krojet në çdo fshat, sikur të ishin ujësjellësa, burimet e tjera të bollshme për ujitjen e tokave, janë privelegje që vështirë ti gjesh në zonat e tjera. Jo vetem kaq, por të gjitha fshatrat janë të mbuluara, si me një jorgan, nga masivi shekullor i gështenjave, që nga fshati Shkelzen e deri në Myhejan, ahishtet si një brey mbrojtes, ndajnë fshatrat me bjeshkët e Radesheve e Shkëlyenit, pyjet e Bungut në zonën e ulët e pjerrësira që ndërpriten nga lagjet e fshatrat, përbëjnë vlera të pazëvendësueshme në treguesit ekologjik të ketij vendi. Gashjanët nuk u mjaftuan me atë ç’ka ua fali natyra, por me punën e tyre të gjallë u bënë mjeshtër të prodhimit. Çdo fshat rriti e zhvilloi me teknikë të lartë frutikulturën duke mbjellur fidana të llojeve të ndryshme si kumbulla, mollë, arra, qershi, dardha, etj si dhe kultivuan rrushin në formë pjergulle pranë çdo shtëpie. Përbërja e tokës ka bërë që të ritet vlera e cilësia e frutave ndryshe nga zonat e tjera. Tokat e këtyre fshatrave është e përshtatshme për të gjitha kulturat bujqësore si për drithërat e bukës, perimet, patatet, fasulet, frogjeret etj. Të gjitha këto kane bërë që gashjani të ketë kulturë e nivel jetese relativisht të lartë. Për prejardhjen e fisit të Gashit duhet pas parasysh dy aspekte:

Së pari: Gashi që u tha më lart, në fakt quhet “Bardhi” dhe në 16–17 brezat e tij është i besimit mysliman.
Së dyti: Gashi, që bën pjesë Luzha, ka prejardhjen nga Toplana, nga aty ka kaluar në Botushë të Kosovës e më pastaj nga dyndjet ka kaluar në zonën e Tropojës.

Luzha para 7–8 brezave ishte e tëra e besimit katolik. Pra në rrjedhën e 16-17 brezave të këtyre dy degëve të Bardhit dhe të Gashit (Luzhës) nuk ka asnjë lidhje gjaku midis tyre. Për të sqaruar prejardhjen e këtyre dy degëeve qe aktualisht mbajnë të njëjtin emër Gash, me aq sa është arritur njohja po shkruajmë veças për secilën “degë” apo fis. Në periudhën e pushtimit Osman, në vitin 1485, Sanxhaku i Shkodrës ndahej në katër Kaza: Kaza e Shkodrës, Podgoricës, Pejës dhe Bihorit. Zona e Gashit të Tropojës bënte pjesë në Kazanë e Pejës që quhej Altun-ilisë (që do të thotë tokë me yndyrë, pjellore). Kjo shtrihej midis Gjakovës – Junikut – Tropojës dhe Suharekës. Ndersa pjesa nga Krasniqja e Nikaj – Merturi bënin pjesë në Kazanë e Podgoricës, qe quhej “Tokat e Pjeter Spanit”, zonë e Pultit të Vogël.
Pjetër Spani, në vitin 1485, (Defteri Osman), ishte i pari i fisit të Gashit (jo Bardhit), që e kishte qëndrën e tij në Selimaj të Geghysenit. Gashi në atë kohë ishte shtritë në Degë, Tpla, Dushaj, Rajë, Geghysen, Gri, Bëtoshë, Curraj Poshtem etj. Kjo vërtetohet në dokumentat të shkruara. Në vitin 1638, në një rrugëtim të Ipeshkëvit të Sapës, Frang Bardhit, në zonën e Pultit ai shkruan se nga Iballa kalova Drinin dhe hyra ndër popuj të Pultit dhe pasi perëndoi dielli, shkuam në një katun të quajtur Krasteniqja (Krasniqja). Në atë kohë ishte Katundi i Bokës (sot Dushaj Epër). Të nesërmen, thotë ai, kaluam Valbonën dhe shkuam në një katun tjetër i quajtun Gash, ku qemë pritë me kënaqësi. Ky katund është shumë i madh, 97 shtëpish e 866 frymësh të krishtena. Në Selimaj të Geghysenit ishte qendra e Pjetërspanëve (të parët e Gashit). Aty ishte Kalaja e Lekës e Kisha që Frang Bardhi thotë krezmova 44 frymë.

Pra ky fis është krejt katolik dhe nuk ka lidhje me Bardhët e Gashit.

Në fis të Gashit në atë periudhë bënte pjesë edhe Luzha, e cila ishte shtritë në Curraj të Poshtëm. Në shkrimin për Curraj e Luzhën tregohet largimi i Luzhës nga aty e vendosja në Luzhën e sotme. Kur ka ardhur fisi Krasniqe për herë të parë ne Katundin e Bokës (Dushaj Epër), pas vitit 1600, aty e në fshatrat e tjera pati gjetur fisin e Gashit. Pra Gashi është me banim më të hershëm në këtë zonë. Pas largimit të Gashit nga ky vendbanim në zonën e Pultit, u shtri fisi Krasniqe. Këto janë disa nga të dhënat për fisin e Gashit, ku përfshihet edhe Luzha. Përveç shtrirjes së Gashit në krahinën e Tropojës, ai ka një shtrirëje më të gjerë në Kosovë. Në takimet me disa gashjanë në Gjilan të Kosovës shpjegojmë se Gashi aty ka ardhur nga Drukshtaja, Komuna e Vranjës (Serbia e sotme Jugore) nga Nishi. Prej andej janë ngulur në Kitkë të Hogoshtit, komuna e Kamenices dhe nga aty në Perlepnicë (Gjilan). Gjithashtu dhe në komuna të tjera të fisit Gash që shumica e tyre thonë se e kanë prejardhjen e tyre prej Nishit. Fisi i të Bardhet e Gashit ka të dhëna të shkruara, tradita e gojëdhëna që flasin për prejardhjen e këtij fisi. Sipas sdudimit të bërë e legjendave të grumbulluara nga etnografi i njohur Rrok Zojzi, fisi i të Bardhëvë të Gashit e ka prejardhjen prej Kuçit të Malit të Zi. Kuçi në shekullin 17 ishte akoma fis shqiptar, sot fis serb (e vërtet mbi Kosovën e Shqiptarët në Jugosllavi faqe 21.59.68). Ndërsa Kahreman Ulqini në shkrimin për fiset e Malësisë së Madhe në mes të tjerave thekson:..Disa nga këto fise kanë zanafillën të përbashkët më njeri-tjetrin dhe me ato të Malësisë së Gjakoves (Hot, Bankeq, Vasoviq, Pipër, Krasniqe, Polobardhë e të Bardhë)...Më 1856 malazezët hynë në Kuçin e Poshtëm, Mirkoja, vëllai i Princit, pret deri kokat e femijëve në djep, të pleqëve e të sëmurëve në Kosorin ortodoks. Në vitin 1877-1878 malezezët pushtuan bajrakun Radojë, disa fshatra të Kuçit dhe fushën e Zetës. Shqiptarët muslimanë e katolikë, që nuk u larguan, i kthyhen me dhunë në ortodoks. Këto janë ngjarje të vona por vërtetojnë se aty (në Kuçë) kanë qene shumë kohë më parë banorë të besimit musliman, që mendohet se nga këta rrodhën të Bardhët e Gashit.
Gojdhëna thotë se Bardhi i Gashit ka ardhur nga Rafshalta e Anadollit të Turqisë, sepse ky kishte lindur me ngjyrë të bardhë nga familja me ngjyrë të zezë dhe për të mos ndryshuar racën e braktisi familja duke e çuar në Bjeshkët e Nëmuna. Pasi u rrit dhe u shtu ame pasardhës u largua nga aty dhe u vendos në Gosturan.
Në një gojëdhënë tjetër thuhet se Bardhi i Gashit rrjedh nga në familje gashjane nga Kosova dhe është larguar nga atje në vitin 1630 në moshën 37 vjeç, i martuar, me dy femijë. Largimi nga Kosova është bërë nga dyndjet ose nga shkaqe konfliktesh. Fillimisht thuhet se u vendos me banim në fshatin Gosturan. Zona në të cilën u shtri fisi i të Bardhëve, më përpara banohej nga fise ilire. Në Defterin e Sanxhakut te Shkodrës reyulton se fshatrat Gosturan, Kovaç, Myhejan, Baninë, Shumicë e Berbat në vitin 1485 banoheshin nga fise ilire qe ishin gjysëm sllavizuar. Siç dihej për katër shekuj (11-14) rrjesht, me pak ndërprerje, krahinat e Shqipërisë Veriore qendruan nën sundimin e feudalëve serbë të shtetit të Dioklesë dhe të Rashës. Në këto kushte historike, kur klasa sundues në shumicën e saj është sllave, shpjegohet edhe epërsia dhe mizotërimi i saj politik dhe fetar mbi elementin shqiptar në krahinat e përfshira në shtetin e tyre, në një kohë kur procesi i zhvillimit të një klase feudale shqiptare nuk kishte arritur deri sa ti lejonte asaj të formonte në këtë territor shtetin e vet feudal me një kishë të veçantë dhe autunominë si të sllavët. Në këto rrethana ishte shumë më e lehtë qe një shqiptar të merrte emrin sllav se sa një sllav te merrte emër shqiptar...
Edhe banorët e fshatrave, që u thanë më lart, nën presionin pushtuesve serbë, ishin të detyruar të ndërronin emrat nga shqiptarë në ortodoksë serbë, ndërsa prë femijët që lindnin nuk bëhej fjalë. Ata detyrimisht pagëzoheshin me emra sllavë. Kuptohet se banorët e asaj kohe, pavarësisht se ishin me emra sllavë, nuk kanë lidhje gjaku me pushtuesit serbë. Për banorët e hershëm ilirë, që bayonin në atë periudhë, (1485), do të dhkruhet veçantë, sipas venbanimit të tyre. Pas atyre fiseve ilire, gjysëm të sllavizuara, sipas thënies së studjuesit Xheladin Gosturanit, në këtë krahinë është shtirë një fis tjetër ilir, qe quhej Scirton dhe me largimin e tij, nëpërmes konflikteve, u shtri fisi i të Bardhëve pas vitit 1600-1650. Sido që të jetë mënyra e koha e ardhje së Bardhëve në krahinen e Tropojës, vendbanimi i parë i tyre është Gosturani. Rritja e zhvillimi i brezave në rrjedhen e viteve, krijimi i vëllazërive e fshatrave të këtij fisi paraqitet në skemën e faqes 212.

Nga skema sqarojmë: Bardhi, i pari i fisit të të Bardhëve, kishte tre djem: Brahim Bardhin, Memi Bardhin dhe Ali Bardhin.
Ali Bardhi është forumuesi i dy lagjëve: i Ahmataj të Epër dhe Ahmataj të Poshtëm. Të gjithë banorët e tyre quhen “Aliaj”.
Memi Bardhi kishte dy djemë: Musë Memin dhe Bekë Memin. Bekë Memia është themeluesi i Begaje. Musë Memia, pasardhësit e të cilit quhen “Musaj”, në të cilën futen Myhejani (Memiaj e Kërtoçi). Kërnaja (me Tahiraj), Hajdarajt dhe Hasaj: (Qeleposhi, Iberhasaj e Agaj në Baninë dhe Hysenukaj në Kërrnaje).
Brahim Bardhi, pasardhësit e të cilit quhen “Brahimaj”, janë rritur shumë në numer dhe shtrihen në terren mjaft të gjerë. Në Brahimaj bëjnjë pjesë: Gosturani (Kocaj e Balibali), Kovaçi (Hoxhaj, Çelaj dhe Sylaj), Haklajt, Babina: (Baliaj, Rrustaj, Madani, Rexhaj, Hajredinaj, Koçaj (Haxhiaj e Lushaj), Shumica: (Zmakaj, Ramaj, Memiaj, Kukaj, Mataj) si dhe Kovaçi në Shumicë: (Nakaj, Jahaj e Sylaj), Mejdani: (Memiaj, Sylaj me Agaj). Brahim Bardhi kishte dy djemë: Isuf Brahimin dhe Hysë Brahimin.
Isuf Brahimi kishte tre djemë: Ali Isufin, dy bijtë e tij janë formuesit e dy vëllazërive në Babinë: “Madani” nga Madan Alia dhe “Rrustaj” nga Rrustem Alia. Zmakë Isufi që kishte pesë djem, nga të cilët rrjedhin pesë vëllazëri: “Baliaj” nga Bali Zmaka, “Memiaj” nga Memi Zmaka, “Kukaj” nga Kukë Zmaka dhe “Mataj” nga Matë Zmaka (janë me banim në Shumicë, (Memijat edhe në Mejdan).
Haklet Isufi, nga i cili rrjedhin Haklajt në Potkam dhe vëllazëria “Balibabi” në Gosturan, me mbiemrin Gosturani.
Hysë Brahimi pati tre djem: Iber Hysa, Çelë Hysa dhe Fetah Hysa. Ky i fundit është larguar për në Kosovë.
Çelë Hysa është formuesi i vëllazërisë “Çelaj” që është shtrirë në Kovaç, Sopot, dhe në Viçedol.
Iber Hysa kishte dy djemë: Elez Ibren dhe Ahmet Ibren. Elezi pati gjashtë djemë, dy nga këta (Dervish Elezi e Shaban Elezi) kanë marrë mbiemrin “Hoxha” e quhen “Hoxhaj”, Sylë Elezi është formuesi i vëllazërisë “Sylaj”, të ciët janë shtrirë në Kovaç, Shumicë dhe në Mejdan. Dy djemtë e tjerë janë vendosur në Shumicë nga të cilët rrjedhin “Nakajt” dhe “Jahajt”, Betë Elezi ka shkuar në Kosovë.
Ahmet Ibra kishte dy djemë: Haxhi Ahmeti dhe Demë Ahmeti, pasardhësit e të cilëve quhen Kocaj. Nga Haxhi Ahmeti rrodhi vëllazëria “Haxhiaj” qe shtrihet në Babinë. Nga Demë Ahmeti rrjedh vëllazëria Lushaj në Babinë dhe një degë e këtij trungu në Gosturan me mbiemrin “Gosturani”.
Më në hollësi për formimin e vëllazërive të këtij fisi do të flitet në shkrimet për secilin fshat veçmas.
Në fisin Bardh bëjnë pjesë fshatrat: Kovaç, Gosturan, Myhejan, Kerrnajë, Babinë, Begaj, Shumicë e Mejdan. (Luzha këtë kohë, nga ana fisnore varej nga Botusha dhe nuk kishte lidhje me të Bardhët).
Me qenë se Luzha përbënte pakicë në krahinën e Tropojës dhe nuk mund të mbrohej në konfliktet që shprthenin në mes fiseve në atë kohë, ndaj Aga i Botushës erdhi te bajraktari i të Bardhëve në Babinë dhe bënë marrëveshjen dypalshe për kalimin e Luzhës nën bajrakun t’Bardhëve.
Në një studim të bërë për të folmen e Gashit dhe të Krasniqes, në mes te tjerave shkruhet: .... Fisi i Gashit është i forumuar nga shkrirja e dy fiseve të dobësuara: nga Bardhët dhe Shipshanët...

Nga përballja e vazhdueshme me pushtues te njëpasnjëshëm, fiset detyroheshin të merrnin masa mbrojtëse duke u organizuar, drejtuar e perballuar këto mësymje. Kështu edhe Bardhët me Shipshanin e më vonë me Luzhen u bashkuan në një fis të vetëm që mori emrin Gash.
Në shkrimin “Malësorët e Alpeve Shqiptare” shkruar nga austriaku Ernest Von Hesse – Wartegg thekson: “Fisi i Gashit. Banorët e Gashit formojnë dz bajraqe: Shipshan dhe Bardhaj, krahina e tyre shtrihet në rreth 240 km katror. Numëron 500 shtëpi me 3300 banorë. Ata mund të nxjerrin në sheshin e luftes 650 burra të armatosur”. Nga regjistrimi i popullsisë në vitin 1926, Gashi rezulton të ketë pasë 12 fshatra, 692 shtëpi me 2373 banorë. (Zhenaj në atë kohë ishte fshat më vete me 106 banorë). Në regjistrimin e viti 1990, numiri i popullsisë ishte 3976 banorë.

Fisi i Bardhëve ishte një barjak. Fillimisht bajraku ka qenë në Çelaj te i pari i shtëpisë së Rrustem Groshit, pastaj ka kaluar në Gosturan te Ukë Elezi dhe në fund është vendosurë në Babinë në shtëpinë e Jakup Jakupit. Shipshani në këtë kohë ishte pjesë e fisit të Bardhëve dhe ishte nën bajrakun e tyre. Shtimi i numrit të popullsisë në Shipshan, krijimi i teritorit të vet gjeografik, plotësimii numrit të nevojshëm të burrave për luftë, ishin faktorët kryesorë që Shipshani krijoj bajrakun e vet. Në këtë mënyrë, Gashi si fis u bë dy bajrakë.......


Edituar për herë të fundit nga Hylltar në Tue 15 Mar 2022, 23:14, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Gashi Empty
MesazhTitulli: Re: Gashi   Gashi EmptyTue 15 Mar 2022, 23:13

Luzha (Gashi) - shkëputur prej librit të Ibrahim K. Malaj "Tropoja ne Breza"

Luzha bën pjesë në fisin Gash. Është ndër fshatrat e bukur të Tropojës me ekspozicion nga jugperëndimi. Qendra e fshatit ndodhët 295 m mbi nivelin e dietit. Në anën verilindore dhe juglindore rrethohet me kodra të veshura me pyje dushku, shkurre e kullota natyrore me vlera të larta ekonomike e klimatike. Vijat kufizuese të këtij fshati janë të dukshme, ku majat e kodrave ndajnë me Tplanin, Berishën, Bytyçin e Gashin, ndërsa në anën veriperëndimore me Rrogam, Llugaj e Dunishë. Kushtet favorizuese të krujuara nga natyra me toka pjellore, kullota të mjaftueshme natyrore, me bimësi të pasur e të shumllojshme, kanë bërë që banorët e fshatit Luzhë, ekonominë e tyre ta mbështetin në të dy degët kryesore të saj, në atë të bujqësisë dhe të blegtorisë. Fshati Luzhë dallohet për numrin e madh të burimeve të ujit të pijshëm, që shfrytëzohen edhe për ujitjen e tokave. Të tilla burime janë Delvija në Nigegaj, kroni i Terzisë, i Degës, Bigorit, Plakës, Shkieve etj. Kroni i Pirrave, sipër fshatit me ujë si të bjeshkëve, ka qënë pikë pushimi për shumë e shumë rrugëtarë që kalonin nga Lugina e Tropojës për në Bytyç, Has, Gjakovë etj dhe anasjelltas. Këtu pushonin, pinin ujë, freskoheshin dhe hanin bukë që merrnin per rrugëtim duke u ngjitur shumë të lehtësuar në Qafën e Luzhës, 815 m mbi nivel të detit. Në rrjedhën e viteve, Luzha u konsolidua si fshat dhe u rrit në numër. Marrëdhëniet ndërfisnore në atë periudhë shpesh herë shpërthenin me konflikte dhe këto konflikte prekën dhe Luzhën me Krasniqen, çka u deshën ndërhyrje të fiseve të tjera për shuarjen e tyre e pajtimin midis palëve. Për këtë arsye, Aga i Botushës (Gashi) erdhi në Babinë dhe u takua me bajraktarin e fisit të Bardhëve. Aga i shtroi problemin, se banorët e Luzhës janë pakica të fisit të Gashit në këtë krahinë dhe për të siguruar këta, nga të papriturat që mund të ndodhnin, kërkoj që Luzha të futet nën kujdestarinë (protektoriatin) e fisit të Bardhëve. Të Bardhët, qënë bashkuar me Shipshanin, gjë që edhe bashkimi me Luzhën ishte në interes të tij. Nga ky bashkim lindi emërtimi i ri duke marrë emrin fisi i Gashit. Në këtë mënyrë Luzha u bë pjesë e Gashit në krahinen e Tropojës. Prejardhja e banorëve të Luzhes mendohet se është nga Botusha i fisit Gash ku lidhjet e gjakut midis tyre e vërtetojnë këtë. Sipas librit “Brenga e Ballkanit” të Edit Durham, shkruhet se në Toplanë të rrethit të Shkodrës ishte fisi Gash- dhe nga këtu nga shkaqe konfliktesh, dyndjesh e probleme ekonomike një pjesë e fisit Gashit nu ngul në Botushë. Rreth viteve 1600 në disa zona të rethit Tropojë si në Degë, Dushaj, Rajë, Geghysen, Gri, Bëtoshë, Curraj Poshtëm etj. Ishte shtrirë fisi i Gashit me qendër në Selimaj të Geghysenit. Në Buletinin Nr 3 “Studime Filologjike”, të vitit 1977, faqe 140 shkruhet: Luzha del që në vitin 1529-36 me emrin Luzjana me 30 zjarre (shtëpi) dhe 1600 akçe të ardhura. Përsëri në vitin 1582 del me emrin Luzina dhe paguan 1900 akçe. Gjergj Bardhi më 1634 ka shkruar Lusagni. Të Shtjefen Gaspri, Luzha del me emrin Lusia, ndërmjet Bujanit e Krasniqes. Ndërsa në vitet 1529-36 shkon me Nikaj, prandaj thuhet është këndej Valbone. Sipas këtyre dokumenteve thuhet se Luzaja ishte në Curraj-Poshtër, ku kishte edhe kishën që quhet Kisha e Luzajës. Gojdhëna thotë se këta (Luzaja) u ndoqën nga vëllai i vogël i Kolë Bibës, Mark Biba, bashkë me të birin e nipat e tij, afërsisht në gjysmën e shekullit 17. Luzaja kaloi kaloi lumin e Valbonës ndërmjet viteve 1634-1671. Vendin e tyre e zunë Currakët (Currajt) dhe janë ngulë në viset e tyre 3 ose 7 shtëpi. Sipas këtyre dokumentave rezulton se Luzha ose luzhianët në atë periudhë ishin pjesë e fisit të Gashit, që u detyruan të kalojnë sa në një vendbanin në tjetrin. Një gojdhënë tjetër thotë se si u ngulën Gashi në Luzhë. Kur nga Toplana shkuan në Botushë disa familje gashiane, me kalimin e viteve u shtua numri i tyre dhe kërkohej vendanimi i ri për të jetuar. Begollit të Pejës i kishte vrarë djalin një mirditor, që nuk ia kishte marrë gjakun. I botushësi i kërkoj vend tjetër për banim. Begolli i kërkoi që ti a mirrte gjakun e djalit dhe pastaj do ti plotësonte kërkesen të botushësit. I botushësi shkoi në Mirditë me një paraqitje prej lypsi, i rreckosur, i pa rruar dhe futet në shtëpine e gjakësit dhe i kërkon që të punojë në shtëpine e tij vetëm për bukën e gojës. I zoti shtëpisë e pranon në shtëpi, e vesh e mbath mirë si pjestarë të familjes. I botushësi punoi dy vjet rrjesht pranë asaj shtepie. Një ditë prej ditësh bashkë me një mashkull të shtëpisë shkojnë në pyll për të marrë dru me kafshë. Duke prerë dru gjën rastin dhe me sopatë i bie në kokë dhe e lëshon të vdekur përtoke. Për të vertetuar vrasjen, i botushësi i pret veshin mirditorit e ia çon Begollit në Pejë. Si shpërblim, Begolli i dha botushësit Luzhën, të cilën e kishtë pronë të tij kullosore. Sipas gojdhënës, nga Botusha erdhi Gjon Papa dhe u vendos në Luzhë. Gjonit i lindën tre djem në këtë vendanim. Djemtë ishin: Pap Gjoni, Gegë Gjoni dhe Kolë Gjoni. Me kalimin e kohës, pasardhësit e këtyre vëllazërive u rritën në numër, duke krijuar vëllazëri e lagje të mëdha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gashi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Halil Gashi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shoqni :: Fiset shqiptare-
Kërce tek: