Kandhaon

Numri i postimeve : 797 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
 | Titulli: Pija dhe alkoolizmi Sun 20 Feb 2022, 21:34 | |
| Stephen Harro Buhner, "Sacred and herbal healing beers" "Alkoolizmi, pija në vetmi, dhe sëmundje të ndryshme shoqnuese të keqpërdorimit të alkoolit, nuk ekzistojnë në kulturat indigjene, pamvarësisht prej shkallës së fermentimit dhe dehjes në të cilën zhyten. Këto probleme lindin nga ndamja e alkoolit prej kontekstit të tij ritual dhe të shenjtë, nga izolimi i tij prej burimit të tij bimor, dhe nga shoqnuesit e qytetnimit (sidomos nga besimi shkencor se landa "e pastër" e izolueme e një gjasendi âsht ma e mirë se sa me e lanë në burimin e prejardhjes së vet). Në të gjitha gjasendet, siç duket, qytetnimi ynë duhet me u përballë me anën e errët të çdo gjasendi që e kemi inkorporua në të. Na duhet me ndje akullin e prekjes së saj, errësinën e vështrimit të saj, holokaustin e besimeve të saj, dhe pastaj (në tmerrin e errësinës) të provojmë me e fshi nga faqja e dheut. Humbje marrashe e kohës. Kishim ba ma mirë me ndëgjue Budëlerin (Baudelaire) kur flet për dhuratën e fermentimit."  | |
|