FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Enët e baltës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Enët e baltës Empty
MesazhTitulli: Enët e baltës   Enët e baltës EmptyFri 21 Jan 2022, 22:04

TRADITA E POÇERISE NE FSHATIN GOJAN.

Duke e ndjekur historikisht problemin e zhvillimit të mjeshtërisë së poçerisë në Shqipëri, në këtë studim po trajtojmë traditën e kësaj mjeshtërie në fshatin Gojan të rrethit të Pukës. Këtu prej kohësh ishte vënë në përdorim teknika e punimit me çark dore, e ushtruar vazhdimisht vetëm prej burrave. Por, megjithëse përdorej çarku, mjeshtëria mbeti gjithnjë në një stad kalimtar në mes poçerisë së punuar me dorë dhe asaj me çark, gjë që duket në mënyrën e modelimit të objekteve. Prandaj e pamë të arsyeshme të paraqesim një material ku do të përshkruhet me hollësi teknika e punës dhe mënyra e tregtimit të prodhimeve.
Studimi bazohet kryesisht në materialet e grumbulluara në terren gjatë ekspeditave të bëra në vitin 1974, si dhe në literaturën përkatëse, duke bërë ndonjë verifikim ose krahasim sipas rastit.
Fshati Gojan është i vendosur në një grykë malore në pjesen juglindore të qytetit të Pukës. Në pjesën lindore të tij ai kufizohet me lumin Fani i Madh, me malin Tej-Fani si dhe me fshatrat Kimzë e Kalivar. Në perëndim kufizohet me malin "Guri i Burgut", në veri me Përroin e Shkozës dhe me fshatin Shkozë, ndërsa në jug me fsha¬tin Gjegjan. Gojani në vetvete është i ndarë në dy pjesë ose në dy lagje të mëdha: Gojani i Poshtëm ose Gojani i Vogël dhe Gojani i Eperm ose Gojani i Madh.
Por tani, si rezultat i rritjes së numrit të banorëve, ata përbëjnë dy fshatra të veçantë. Duke bërë një krahasim me periudhën përpara çlirimit del se ka një rritje të dyfishtë popullsie. Kështu Gojani i Madh që kishte më 1927, 283 banorë tani ka rreth 600 banorë, ndërsa Gojani i Vogël që kishte 210 banorë tani ka rreth 400 banorë.
Popullsia që banon në këtë fshat vazhdimisht është marrë me buj-qësi dhe blegtori. Gojanasit mbillnin vetëm misër dhe çdo familje mbante një tufë të vogël dhish për bulmet, si edhe kafshë të tjera shtëpiake. Edhe pse qe vendosur në një vend me kushte klimatike të mira, me qënë se nuk shfrytëzohej e tërë toka e punueshme dhe teknika bujqësore ishte primitive, banorët në të kaluarën asnjëherë nuk e kanë siguruar bukën në vend. Atyre u është dashur gjithnjë të merren me punë të tjera, që të mund të siguronin bukën për një farë peri¬udhe të vitit.
Kështu Gojani pat mbetur deri në prag të çlirimit si një nga fshatrat më të varfra të rrethit të vet. Pas çlirimit dhe veçatrërisht pas kolektivizimit të fshatitlt1, gjendja ndryshoi krejtësisht në favor të triumfit të së resë në çdo drejtim. Krahas lindjes dhe krijimit të marrëdhënieve të reja socialiste ndryshoi edhe mendimi se në Gojan bujqësia mund të kuptohej vetëm me kultivimin e një kulture, siç ishte misri. Banorët e Gojanit, hapën toka të reja, përmirësuan kulturat dhe kështu arritën që jo vetëm të sigurojnë bukën e gjithë vitit, por edhe të ardhura të mira. Kasollet e dikurshme u zëvendë¬suan me banesa të reja, të ndërtuara me gurë e tulla e të pajisura me orenditë e nevojshme. Kështu ndryshoi rrënjësisht mënyra e jetesës së banorëve të Gojanit. Niveli kulturor e arsimor i banorëve, është rritur në mënyrë të ndjeshme. Fshati tani ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, ambulancë, çerdhe e kopsht. Në të gjitha këto institueione shër¬bejnë kryesisht kuadrot vendase, që kanë arsimin përkatës.
Sipas gojdhënës mendohet se tradita e punimit të enëve prej dheu në këtë fshat është e vjetër. Poçarët e moshuar mbajnë mend si mje¬shtrin më të vjetër dhe më të mirë në Gojanin e Vogël Pjetër Llesh Rrushkullin, ndërsa në Gojanin e Madh ishte Gjergj Lleshi. Pasardhësit e këtij e ushtruan zanatin brez pas brezi deri në ditët e sotme. Duke u bazuar në këtë traditë profesionale familja e sipërthënë më 19162, mori mbiemrin Koreci, nga emri "korec", me të cilin quheshin vorbat e vogla dikur.
Prej këtyre zanatin e mësuan edhe shumë të tjerë dhe me kohë e bënë si një burim të ardhurash krahas bujqësisë. Në vitet 20-30 të shek. Tone (shek XX), pothuajse 80 përqind e popullsisë e ushtronte këtë zanat si ekonomi ndihmëse; porse jo të gjithë u bënë prodhues malli. Një pjesë prodhonin vetëm për konsum vetjak, ndërsa pjesa tjetër, e për¬bërë kryesisht nga fshatarët e varfër, me prodhimet e saj ka furnizuar për një kohë të gjatë një numër të madh të fshatrave të Shqipërisë Veriore e Verilindore. Kërkesat e vazhdueshme u bënë shtytje krye¬sore për të shtuar e përmirësuar prodhimin.

Lulëzimin më të madh kjo qëndër e arriti në vitet 20-30 të shek. tone (shek. XX), pastaj pati rënie në mënyrë të vazhdueshme deri sa në vitet 60, prodhimet prej balte filluan të dalin jashtë përdorimit si rezultat i futjes në përdorim të enëve të tabrikuara. Tani (viti1975) jetojnë 15 poçarë, 6 prej të cilëve, në një masë shumë të pakët, prodhojnë vetëm për të kënaqur kërkesat e ndonjë konsumatori që vazhdon t'i përdorë këto enë për shkak të forcës së traditës.
Në punimin tonë do të flitet kryesisht për gjendjen e kësaj mjeshtë¬tie në periudhën e lulëzimit të saj.
Në shumicën e rasteve zanati... zhvillohej duke kaluar brenda¬përbrenda familjes, nga babai tek i biri ose nga xhaxhai tek i nipi. Nuk përjashtohen rastet kur mund të mësohej edhe nga fqinjët e afërm, por "sekretin e mirshe më mirë prej babes". Në një farë mase qe një zanat i trashëguar Nga 15 poçarët që jetojnë sot, 11 e kanë mësuar nga babai, (7 prej tyre e kanë pasur traditë familjare), 1 e ka mësuar nga xhaxhai dhe 3 nga fqinjët.
Në përgjithësi pjestarët e një familje, ku ushtrohej ky zanat, ki¬shin disa njohuri të përgjithëshme, kurse ai që donte të mësonte, që¬ndronte më afër dhe vazhdimisht merrte pjesë dhe në proceset e punës, në fillirn si ndihrnës e pastaj duke punuar në mënyrë të pavarur. Zakonisht në mënyrë plotësisht të pavarur punohej mbas moshës 15-16 vjeç.

Si ekonomi ndihmëse kjo nuk ushtrohej vazhdimisht, por në periudha të caktuara, kur kishte mungesë të madhe drithrash, si në pranverë ose muajt e parë të verës etj. Veçanërisht më shumë puno¬hej kur ishin të lirë nga punët bujqësore. Kështu shpesh herë mbas korrjeve, shirjeve e të mbjellave, shtohej ritmi i punës, për të pasur sa më shumë enë të gatshrne. Gjatë këtyre periudhave, mund të punohej çdo ditë, me përjashtim të. disa ditëve të festave fetare.
Sipas një llogarie të përafërt një poçar arrinte të punonte rreth 600 enë në vit, duke punuar 10-15 enë në ditë, (gjatë kohës që ushtronte mjeshtërinë).
Në kushtet ekonomike që jetonin fshatarët gojanas përpara çli¬rimit kjo mjeshtri u siguronte të ardhura të mira, veçanërisht poçarëve me pak tokë buke. Megjithatë edhe në rastin më të mirë asnjë poçar nuk arriti ta bëjë këtë ekonomi kryesore të familjes. Banorët e kësaj zone (Spaçi), për t'u përballuar vështiresive të rënda ekonomike, për¬veç poçerisë, qenë të detyruar të merren me shumë punë ndihmëse (jashtë bujqësisë) si me punimin e enëve të drurit, me nxjerrjen e pishës, me përpunimin e rrëshirës etj. Me këto prodhime kalonin fshat më fshat e krahinë më krahinë deri në Prizeren e Gjakovë, nga ku ktheheshin të ngarkuar me drithë; ndonjëherë sillnin beze ose ndonjë send tjetër.
Në fillim po përshkruajmë teknikën e punës me të cilën punonin këta poçarë, veçanërisht veglat dhe mjetet e punës, prej nga për¬caktohet dhe rendimenti i pradhimit.
Në përgjithësi këta paraqiten mjaft të thjeshta e në një numër të pakët, gjë që tregon nivelin e ulët të kësaj teknike. Për lehtësi studimi po indajmë veglat që përdoren për gërmim dhe gatim nga ato që përdoren gjatë madelimit.
VEGLAT E GËRMIMIT DHE GATIMIT.

Sqepari (eseri) - Është një vegël prej hekuri që pregatitet nga ko¬vaçi. Përdoret për të gërmuar dheun.
Lugu (Lugji) - Me këtë emër quhet një trung druri i gërryer, në farmë gavate me gjatësi afërsisht 2 m., gjërësi 10 cm. dileme thellësi 12-15 cm. (fig. 2). Përdoret për të mbajtur dheun gjatë praçesit të shtypjes.

Maj - Është në formën e një çekan i prej druri me këto përmasa: gja¬tësia e darezës 50 cm., e çekanit 30-32 cm.,dhe përdaret për të shtypur dheun.

Sita (Sëjta) - Ndërtohet me tel site të zakanshme, në farmën e ka¬tërkëndëshit, me gjatësi 40 cm. dhe gjërësi 25 cm. Mbi atë, në farmën e gërmës T, vihen dy capa dërrase që shërbejnë si darëza gjatë për¬darimit. Kjo përdoret për të situr dheun mbasi shtypet.

Sofra: Ndërtohet me dërrasa, në farmë katrare ose të rrumbullakët, me këmbë, lartësia e të cilave është rreth 4-5 cm. Gjatësia e sofrës zakonisht lëviz nga 1 m.-1.20 m., gjërësia 80-90 cm.

VEGLAT QE PËRDOREN GJATE MODELIMIT

Ndër këta kryesor është çarku i poçarit, që në Gajan përfaqësohet me çarkun e darës të tipit të lartë. Quhet i tipit të lartë në bazë të gjatësisë së boshtit qendror, ku ai mbështetet. Pjesët përbërëse te tij janë: disku, me diametër rreth 27 cm. dhe me trashësi 3 cm. Në pjesën e poshtme, i vihen katër kunja me gjatësi 9-10 cm, të cilat, nëpërmjet katër vrimave karrespanduese, lidhen me dy dërrasa të kryqëzuara, gjatësia e të cilave është rreth 1 cm. më e vagël se disku. Në vendin e kryqëzimit të tyre bëhet një vrimë që korrespondon me një tjetër në qendër të diskut me thellësi 0,5 cm. Boshti qëndror, rreth të cilit vërtitet disku me pjesët e tjera. Ky ka një gjatësi 28 cm. nga e cila 12 cm., ngulet në tokë. Në mes boshti fillon të trashet deri në një gjatësi 4-5 cm. pastaj hollohet përsëri. Kjo trashësi shërben si vend mbështetje për diskun. Zakonisht me ndërtimin e tij merren punuesit e drurit brenda fshatit ose në raste të tjera dhe vetë poçari. Si lëndë e parë gjithnjë është përdorur druri i pishës, mbasi ky është druri më i fortë që rritet në pyjet përreth fshatit.

Vendasit çarkun e quajnë toshëjlle. Sipas të dhënave nga disa infor¬mues poçarë, thuhet se në vitet 40 të shek. tonë ishte në përdorim po ky çark i vërtitur në dorë, porse ai herë ndërtohej me dy kunja, herë me katër kunja (është fjala për kunjat që vihen nën disk). Kjo tregon, se çarku i përdorur në këtë qendër ka evoluar, por megjithatë nuk arriti formën e përsosur të çarkut me dorë, i cili gjindet në përdorim të poçarëve të fshatit Farkë (Tiranë).

F. B. Nopcsa, i cili ka kaluar në fillim të shekullit 20 në Shqipërinë Veriore, përshkruan se "zejtarët e vegshave të Gojanit përdorin një pllakë horizontale të rrumbullakët, të mbërthyer mbi një tërthorsë, që rrotullohet rreth një boshti të ngulur vertikalisht në dhe. Në kohën e përdorimit, shtambari e sjell pllakën me dorë ashtu si shtambaret e Dolnje Dolinës në Bosnjë5".
Një vegël tjetër është edhe thika prej druri e quajtur bligje. Kjo paraqitet në dy variante në formë thike, me një majë dhe me dy degëzime majash. E para përdoret për të rrafshuar sipërfaqen e jasht¬me të enëve dhe e dyta "për të nxjerrë veshët" e enës. Në dy varian¬tet gjatësia është 30 cm. Ndërtohet me dru pishe.

Një vegël tjetër në formën e një luge të zakonshme prej druri, përdoret për të harkuar buzët e enës. Ndërsa bishti i saj, shërben si mjet për të bërë zbukurimet e ndryshme.

Për të lustruar sipërfaqen nga ana e jashtme shërben një copë lëkurë dhie me gjatësi 12-13 cm. dhe gjërësi 7 cm., e cila gjatë për¬dorimit laget vazhdimisht me ujë. Poçarët këtë e quajnë me emrin "zhaburete".

Duke përdorur veglat që përmendëm prodhimi kalon në këto pro¬çese pune:

a - Nxjerrja e lëndës së parë dhe gatimi.

Dheu ose "bota", si e quajnë banorët vendas, nxirret në një kodër jo shumë të lartë të quajtur Kodra e Glosit, 30 minuta larg nga Gojani i Madh dhe 60 minuta nga Gojani i Vogël. Për të nxjerrë dhe, shkonin dhe fëmijet, së bashku me prindërit poçarë, për të ndihmuar në pastri¬min e territorit, ku bëhej gërmimi si dhe për ta transportuar dheun në shtëpi.
Shtresat e dheut kanë ngjyrë të kuqe të përzier dhe përmbajnë një sasi të konsiderushme lagështie. Kur e sjellin në shtëpi, e vendosin në një kënd të pastër që ngrohet mirë nga rrezet e diellit dhe e lënë sa të avullojë plotësisht uji që pëtrnban. Pastaj dheu i tharë vendoset në një lug dhe shtypet me çekanin prej druri, deri sa të shkrifet mirë. Për ta pastruar nga gurët bëhet sitja, dhe njëkohësisht grumbu¬llimi i dheut në formën e një koni. Në mesin e tij hapet një gropë dhe mbi të hidhet ujë i valuar në një sasi sa të laget i gjithë dheu. Lihet pa u perzIer 2-3 orë, aq sa uji të thithet plotësisht. Gjatë këtij proçesi poçarët thonë: "po ulim botën".

Mbasi "ulet" mirë, bëhet përzierja me duar e pastaj kalohet në proçesin e gatimit që bëhet duke e shkelur baltën me këmbë për 2,30-3 orë deri sa brumi të mos ngjitet në to, Kjo shënjë tregon, se është fituar plasticiteti i nevojshëm. Brumi i pregatitur grurnbullohet në formë gjysmë sfere dhe vendoset mbi një dërrasë që qëndron në anen e djathtë të poçarit.
Si bëhet modelimi.

Mbasi grumbullon mjetet që i nevojiten, poçari zgjedh një vënd të rrafshët për të ngulur kunjën e çarkut. Përveç kësaj, trualli duhet të jetë i ngjeshur mirë me qëllim që të mos zgjerohet gropa e formuar nga kunji i boshtit, sepse lëvizjet e tij japin dridhje në diskun që rrotullohet. Kjo gjë ndikon në dhënien e formës së trupit të enës, duke bërë që ajo të deformohet. Prandaj vetëm mbasi të jetë vendosur mirë dhe të provohen disa herë lëvizjet e diskut, fillohet puna për modelimin.
Në fillim laget qendra e diskut dhe pastaj mbi të vihet një copë balte, që shërben për të modeluar fundin e enës, së pari formohet një kulaç me diametër në madhësinë e dëshëruar dhe me trashësi rreth 2 cm. Ky, duke u shtrirë, në drejtim anash, formon një tepsi të vogël me anë të ngritura deri në 2-2,5 cm. lartësi. Më tej, për ta lartësuar trupin e enës, pregatiten me radhë rripa balte me një gjërë¬si 3-3,5 cm dhe me gjatësi në vartësi të madhësisë së enës. Rripat ngjiten nga ana e brendshme duke i shtrirë në gjatësi e gjërësi. Gjatë këtyre veprimeve, çarku rrotullohet dhe si rezultat zbehen gjurmët e ngjitjes. Sa më shpejt të rrotullohet çarku, aq më pak gjurmë mbe¬ten, por në Gojan duke qënë se çarku nuk është ndërtuar në atë mënyrë që të japë lëvizje të shpejta, gjurmët nuk zhduken plotësisht, siç ndodh në qëndrat. e tjera më të zhvilluara si në fshatin Farkë (Tiranë). Rripat quhen me emrin "rëjca" ose "bilbilat e vorbës". Kjo lloj teknike me rripa i takon një faze primitive të zhvillimit të poçe¬risë 6, porse këtu ajo është gërshetuar edhe me përdorimin e çarkut me dorë. Për të modeluar një enë me madhësi mesatare (3-4 litra) ngjiten njëri pas tjetrit deri në pesë rripa. Mbasi vendosen këta përfundimisht, poçari me thikën prej druri e gdhend fundin e enës, pastaj herë rrafshon vendet e ngritura, herë mbush gropëzat në sipërfaqe.

Drejtimi i lëvizjeve të saj bëhet gjithënjë nga lart-poshtë, ndërsa çarku rrotullohet ngadalë. Mbasi këtij proçesi bëhet "shpërvjelja" e buzëve të enës nga jashtë, njëkohësisht formohet dhe qafa e vorbës, që është mjaft e shkurtër. Ky veprim kryhet me thikën dy-degëshe. Kurse harkimi i buzëve bëhet me shpinën e lugës. Nga forma që marrin poçarët gojanas i quajnë veshët e vorbës. Pastaj gradualisht krijohen "gjymtyrët" e enës si: buzët, qafa, shpatullat dhe fundi. Për të for¬muar barkun shtyhen muret me drejtim nga brenda-jashtë me go-ditje të lehta të grushtit të dorës, e trupi i enës merr formë të plotë. Kurse enët e vogla quhen të përfunduara mbasi u vihet vegja që në dialektin vendas quhet "vegë" ose "verigë". Kjo pregatitet me një rryp të shkurtër balte me gjërësi 3-4 cm. Njëri skaj i ngjitet mbi buzë, ndërsa tjetri në shpatull. Pas vendosjes së vegjes, me bligjë të lagur, unifikohen përfundimisht gjurmët e plazmimit dhe më në fund bëhet lustrimi i sipërfaqes së jashtme me zhaburetë. Kjo mbahet në dorë, e vendosur midis gishtit tregues dhe gishtit të vogël, në formën e 8-ës. Në fillim bëhet lustrimi i qafës nga ana e brendëshme, pastaj buzët nga ana e jashtme, duke zbritur në qafë dhe në gjithë trupin e enës.

Drejtimi i lëvizjeve në lustrim është nga lart poshtë, ndërkohë çarku rrotullohet me shpejtësinë maksimale të tij. Megjithëse bëhet lustrimi mbeten akoma gjurmë te ngjashme me ato te nje furceje,qe theksohen me shume mbasi thahet ena.

Ornamentet

Si pjesë e modelimit është dhe zbukurimi i enëve. Ai paraqitet me shumë variacion e si nga motivet ashtu dhe në mënyrën e apliki¬mit të tyre.

Ornamentet e përdorura janë elementë. të thjeshtë dekorativë dhe i përkasin një sistemi arkaik zbukurimi. Ekzekutimi i tyre bëhet në disa mënyra: me inçizim, me ngulitje dhe në reliev që, herë i gjejmë të pastra, herë të përziera me njëra-tjetrën. Zbukurimi në reliev bëhet edhe me qëllim përforcimi, veçanërisht kur enët janë të mëdha. Këto kordona të quajtur "rrathë" vihen në atë mënyrë që jo vetëm e zbu-lrurojnë, por edhe e forcojnë enën. Vendet që zbukurohen më shumë janë shpatullat dhe barku, rrallë buzët dhe vegja. Gjatë punës tonë kemi vënë re disa kombinime mënyrash zbukurimi në të cilat pasqyrohen motive të ndryshme. Duke i ndarë sipas mënyrës së zbukurimit dhe ndër¬thurjes së tyre, po i paraqesim ato të veçuara. Më të thjeshta para¬qiten enët e zbukuruara vetëm me inçizim, ku janë përdorur kombinim e vij ash të drejta, të valëzuara, vija të ndërprera në mes të tyre etj.

Vija e valëzuar, e cila përdoret kudo në artin e mirfilltë popullor, përfaqëson kultin e gjarpërit.

Në një variant tjetër gjejmë të përdorur, së bashku. me mënyrën e inçizimit dhe atë me ngulitje, duke krijuar kështu vija të valëzuara me gropëza të vogla në mes ose anash. Ndersa një lloj kombinimi i krijuar me mënyrën e zbukurimit
në reliev e me ngulitje, i jep mjaft bukuri enës. Interesant paraqitet kombinimi i tre mënyrave të zbukurimit, të cilat krijojnë variacione në sipërfaqen e enës, duke na dhënë së bashku vijën e valëzuar, kordonin me gropëza dhe vijëzat e ndërprera në formë kurriz peshku, që nga vendasit quhet "grepaz"

Vegjet zakonisht zbukurohen me vija të valëzuara dhe gropëza të futura midis tyre.

Duke i krahasuar këto ornamente me ato të poçerisë së kohës së lashtë, rezulton se ka mjaft analogji në mes tyre. Arkeologu M. Kor-kuti pohon se "enët prej balte të periudhës së bronxit të hershëm janë me zbukurime të pakta e të thjeshta; ndër ato mund të përmendim shiritet në reliev të zbukuruara me gropëza, zbukurim me një rresht vrimash poshtë buzes, të bëra para pjekjes, zbukurim me gropëza në bazë ose me vija të theksuara sipër buzës etj"7. F. B. Nopcsa për vegshat (kuthet) e Gojanit thotë, se ato stolisen disi me një ornamentikë primitive8. Motivi i vijës së valëzuar dhe i vijave paralele i zbatuar me teknikën e inçizimit ka qënë i përhapur edhe në qeramikën tonë mesjetare9 dhe në atë të popujve të BallkanitlO•
Motivet e aplikuara në qeramikën fshatare kanë evoluar më ngadale, ashtu si në gjithë artin fshatar, njëkohësisht këto i kanë ndjerë më pak ndikimet e huaja, duke qënë se ishin më larg kon¬taktit të drejtpërdrejtë me to.

PËRGATITJA PËR PJEKJE DHE PJEKJA E ENËVE

Përpara se të kryhet proçesi i pjekjes, bëhet tharja e enëve në një kënd nën hije, të vendosura në pozicione të ndryshme mbi disa dërrasa të drejta. Preferohet më mirë tharja në një dhomë ku nuk ka lëvizje ajri (qoftë në kohë të ngrohtë ose të ftohtë e me lagështi). Periudha e tharjes vazhdon 7-8 ditë (në vartësi të kohës deri sa enët të marrin një ngjyrë të zbardhur). Për t'u bindur më mirë poçari i godet me gisht enët, të cilat kur arrijnë masën e duhur të tharjes lëshojnë një tingull. Pastaj menjëherë bëhet pjekja.

Ky proçes shumë i rëndësishëm, që përcakton qëndrueshmërinë e objekteve prej balte, kryhet në mënyrë primitive. Kështu në një zjarr të zakonshëm, të ndezur me dru shqope dhe dëllinja të thata, vendo¬sen enët të stivuara në radhë, një radhë enë e një radhë dru deri 2-3 shtresa. (Në një radhë mund të vihen 3-4 enë).

Mbasi sistemohen mirë enët, ndizet zjarri në 3 vende të baraz¬larguar nga njëri-tjetri me qëllim që ato, të marrin zjarr njëkohësisht. Pjekja vazhdon deri sa të arrihet skuqja e plotë gjë që zgjat 3-4 ore.

Gjatë kësaj kohe poçari, me anë të një kërrabe hekuri, i vendos enët në pozicione të ndryshme në mënyrë që të përftohet pjekja e njëllojtë. Por megjithatë ato nuk piqen në mënyrë uniforme dhe kjo pasqyrohet në disa njolla që duken në sipërfaqen e një ene apo të një tjetre. Enët e pjekura mirë, marrin ngjyrë të zezë, gjë që kri¬johet nga proçesi i tymosjes. Mbas skuqjes, poçari, përpara se t'i lar¬gojë enët nga zjarri, i godet me radhë me një shkop druri. Në qoftë se ato janë pjekur mire, japin një tingull të pastër. Pastaj menjëherë i largojnë nga zjarri dhe i lënë për t'u ftohur.

Por sa do mirë të jetë bërë pjekja, nuk mjafton për t'i vënë enët në përdorim. Prandaj thuhet, se duhen "ushtue" vorbat përpara se t'i përdorësh. Zakonisht këtë punë e bëjnë gratë konsumatore, të cilat, kur i blejnë vorbat, mësojnë nga poçarët se si "ushtohen". Duhet që enët të vendosen në një zjarr të ndezur me çdo lloj druri dhe të lihen sa të skuqen (kjo arrihet shumë shpejt, mbasi u është bërë një pjekje). Në këtë kohë, mbi secilën enë hidhet një grusht kripë e disa copa dhjami. Pastaj menjëherë largohen nga zjarri dhe mbulohen me kapak Pa kaluar shumë kohë lyhen dhe muret e jashtme me dhjamë disa herë deri sa të mos thithnin më yndyrë. Të mbuluara lihen për aq kohë sa solucioni që është krijuar nga dhjami dhe krypa, të jetë thi¬thur plotësisht. Është e këshillueshme, që për herë të parë ushqimi të zihet më përpara në një enë tjetër, pastaj të marrë një valë në enën e "ushtuar". Veprohet kështu me qëllim që ajo të pregatitet gradua¬lisht për të gatuar në të. Të ushtuarit ka për qëllim t'i dizinfektojë enët dhe t'u mbushë poret për të mos depërtuar në muret e tyre lëngu i ushqimeve që do të pregatiten në to.

Gjatë këtij proçesi thuhet se ushtuesi ose ushtuesja duhet të mbaj¬në gojën të mbyllur, mbasi mendohet se po të flitet enët thyhen më shpejt. Në Gojan i ushtojnë vetë poçarët, ndërkohë pranë tyre qëndroj¬në disa fëmijë që përsërisin me të njëjtën vijë melodike këtë varg: "VIo korec e mos u derdh".

LLOJET E PRODHIMEVE

Poçarët në këtë fshat prej kohësh qenë specializuar vetëm në prodhi¬min e enëve të zjarrit. Më me shumicë janë prodhuar enë me vëllim 3-5-10 litra. Janë punuar dhe enë me vëllim 15-20 litra, por këto qenë mjaft të rralla sepse për modelimin e tyre duhej të punonin dy po¬çarë së bashku dhe çarku nuk ishte aq i përshtatshëm për këto enë.
Gjatë kohëve të ndryshme dhe emërtimi i tyre ka ndryshuar.

Emrat me të hershem qe mbahen mend nga poçarët shumë të mo-shuar janë kuth dhe korec. Më vonë u quajtën vegsha e pastaj vorba. N. Jokli shpjegon se këto emërtime (kuth, korec) janë fjalë të vjetra shqipe që vazhduan të përdoren.11 Në ditët tona hasim këto emra: kuçe, ërrtundë për enët mbi 5 litër. Keto kane formë vezake, pë anon më shumë nga ajo sferike, me qafë shumë të shkurtë. Lartësia e tyre arrin 25 cm., perimetri i barkut 74 cm., diametri i fundit 20 cm. dhe diametri i grykës 16-21 cm. Ndër¬sa enët me vëllim 3-4 litër, me një vegje, quhen vegsh ose vorbë. Përmasat e tyre janë këto: lartësia 16-17 cm., perimetri i barkut 54 cm. diametri i fundit 15 cm, dhe ai i grykës 11-15 cm.,

Vegja është vertikale në formë petullice, me gjërësi 3-4 cm. Këto zbukurohen gjithnjë me gropëza të vendosura për së gjati.
Vjerrca quhen enët në madhësi të vorbave, porse këto kanë një formë më vezake. Quhen kështu mbasi vegja e tyre, e vendosur në formë harku mbi buzë, lejon që këto të mund të varen. Zakonisht këto enë përdoreshin për të çuar bylmet në arë ose në mal. Varbat e vogla një 1 itërshe quhen cinga. Ato kanë lartësi 15 cm., perimetrin e barkut rreth 57-58 cm, diametri i fundit 10 cm., ndërsa i grykës 11 cm. Shpeshherë ato përdoren dhe për të mjelur bagëtinë.

Kupat janë tava prej balte, përdoren si enë për të ngrënë. Prodhimi i tyre qe i kufizuar vetëm për porositë nga disa fshatra të pje¬sës veriore të Shqipërisë dhe rrallëherë për porositë brenda fshatit.

Përveç këtyre për konsum vetiak gratë në këtë fshat, ashtu si në shumë fshatra të tjera të Shqipërisë, kanë punuar enë për të pje¬kur bukën (çerepë), të cilët zbukuroheshin në fund me një ose dy kryqe. Në vështrim të përgjithshëm enët e prodhuara këtu, kanë formë disi të rregulltë me linja të përcaktuara mirë. Ena nis me një fund të gjërë, që vjen duke u zmadhuar për të formuar barkun, pastaj vazhdon me shpatullat dhe qafën, e cila paraqitet e shkurtër, 1,5-2 cm. dhe për¬fundon me buzë të dala jashtë e pak të harkuara. Sipërfaqja e mu¬reve të jashtme nuk është plotësisht e rrafshuar; kjo lidhet me ndër¬timin e çarkut që përdori që poçarët këtu. Megjithatë shumë difekte humbasin nga zbukurimet, veçanërisht kur ata janë të shumtë.

SHKEMBIMI DHE SHPERNDARJA E PRODHIlMIT

Mbasi siguronin një sasi enësh të pjekura, poçarët, të organizuar në grupe prej 3-4 vetësh, niseshin për udhëtim. Më përpara pregatisnin enët, të cilat, të mbështjellura me bar të thatë, sistemoheshin në thasë e pastaj i ngarkonin në mushka. Zakonisht në një udhëtim mund të ngarkoheshin 15-20 enë (sipas madhësisë). Në fshatrat përreth, tran¬sportimi bëhej duke i ngarkuar enët në shpinë.

Udhëtimet në fshatrat e largët, mund të zgjasnin deri në 7-8 ditë prandaj duhej një farë pregatitje dhe ndihmë reciproke midis njëri¬-tjetrit, gjë që nuk mungonte asnjëherë.

Në shumicën e rasteve shkëmbimin e kryenin vetë poçarët, por ndodhte, që për arsye moshe, ose mungesë kafshe për transport, e bënin persona të tjere. Në këtë rast, të ardhurat ndaheshin për gjysëm me prodhuesin. Ndërsa kur poçari mirrte kafshë hua dhe udhëtonte vetë, pronarit të kafshës i jepte 1/3 e të ardhurave. Përsa i takon mënyrës së shkëmbimit, ajo varej nga shkalla e zhvillimit të kësaj mjeshtërie të ushtruar brenda ekonomisë shtëpiake. Si e tillë ajo pasqyrohet në formën e shkëmbimit të mallit me prodhime në natyre. Keshtu vlera e një ene përcaktohej me sasinë e drithit që nxinte ajo. Porse kjo sasi ndryshonte në vartësi të vlerës së drithit në pe¬riudha të ndryshme, Në kushte të zakonshme prodhimi, ena mbushej një herë e gjysmë me misër, një herë me grurë, dy herë me thekër, përgjysmë me fasule etj. Në vitet me prodhim të paktë vlera e çdo lloj drithi rritej në maksimum, si rezultat paksohej shumë dhe sasia e drithit në shkëmbimin e enëve.12 Mbas vitit 1939, ndonëse në raste të rralla, është përdorur dhe shkëmbimi me lekë, me një vlerësim në bazë të vlerës në lek të sasisë së drithit që nxinte ena.

Brenda fshati, nuk bëhej tregëti me këto prodhime. Familjet që nuk punonin vetë i siguronin falas nga poçarët, ose duke ua shpër¬blyer me ndihmë në raste nevoje. "Nuk mundshe me ua shit vëlle¬zërve të tu enët e përditshme" - thonë poçarët duke pasë parasysh gjithmonë prejardhjen nga një i parë i përbashkët.

Ndonëse jo në masën e periudhave të mëparshme, enët e baltës vazhduan të përdoren e të prodhohen rregullisht deri në vitet 60. Ve-çanërisht pas kolektivizimit të fshatit (v. 1967) enët e këtij lloji u pa-kësuan në mënyrë të dukshm si rezultat i rritjes së mirëqënies së fshatarëve dhe mënyrës së re të jetesës.

Për arsye të forcës së traditës, në disa familje, krahas enëve të fabrikuara, ruhet ndonjë enë balte që përdoret vetëm për disa lloje gjellësh ose për përpunimin e bulmetit, të cilat tani rrallë ndonjë poçar pensionist vazhdon t'i punojë për ndonjë porosi brenda fshatit ose për miqtë e të afërmit e tij.

Sipas të dhënave të poçareve, mësojmë se "vorbaxhinjtë" gojanas ose "fancit" (quhen kështu nga krahina e Fanit, në të cilën bëjnë pjesë ata) kanë furnizuar me enë zjarri pothuajse të gjithë fshatrat e Shqipërisë Veriore e Verilindore. Këtë e vërteton më së miri ekzisten-ca akoma e enëve të plota ose e fragmenteve të tyre, kudo nëpër fsha¬trat e kësaj pjese të Shqipërisë.
Në bazë të këtyre të dhënave po përmëndim zonat ku kanë kaluar këta pocare.

Duke filluar që nga fshatrat përreth Gojanit, ata shkonin më tej në të gjithë fshatrat e Pukës e të Fushë-Arresit, në fshatrat e Mirdi¬tës, në fshatrat e Matit, të Dibrës, të Kukësit (në Lumë e në Has), në fshatrat e Tropojës, Shkodrës, Lezhës, në disa fshatra të Milotit, Ma¬murrasit e deri në Urën e Zezë. Nëpër qendrat e rretheve, shkonin vetëm në ditët e pazarit të zakonshëm, ose kur bëheshin pazare të mëdhenj.
* * *
Edhe pse qe qendër e vetme e këtyre prodhimeve dhe me një treg të gjërë, kjo mjeshtri nuk arriti të zhvillohet më tej kujfijve të një "industrie shtëpiake", por mbeti si një fazë e kalimit nga teknika me dorë, që njihet në fshatin German (Mat), në atë me çark dore të zhvilluar, që përfaqësohet me teknikën e përdorur në Farkë. Kjo shpje¬gohet kryesisht me atë që duke qënë një mjeshtri ndihmëse brenda¬përbrenda ekonomisë natyrale, nuk arriti të organizohet e të zhvillohet më tej. Ajo mbeti një "zanat" i individëve të veçantë, që nuk patën konkurencë nga ndonji qendër tjetër afër saj.

Autori polak VV. Holubovvicz, duke u njohur nga afër me poçerinë e fshatiti Gojan e atë të Farkës, pohon se kjo mjeshtri këtu është in-fluencë e poçerisë sllave që në mesjetën e hershme, ndërsa ata vetë, e kanë marrë nga grekët dhe romakët e vjetër.i3 Pohimet e tij bazo¬hen kryesisht në atë që shumë emërtime të poçerisë këtu janë me origjinë sllave.

Po pëse të mendojmë se e sollën sllavët e nuk e muarën para-ardhësit e poçarëve të sotmë!!!!

Nga Prof. Dr. Aferdita Onuzi

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Enët e baltës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Gatimi besëlashtë-
Kërce tek: