Tomor ADMIN

Numri i postimeve : 984 Join date : 17/03/2013
 | Titulli: Mundja për beli Wed 28 Apr 2021, 23:22 | |
| Bejlegash ishte lojë force dhe ishte një lloj mundjeje popullore me rregulla fikse. Të rinjtë, kryesisht djem, kapeshin bel më bel me njëri-tjetrin dhe provonin ta hidhnin në shesh kundërshtarin. Fitonte ai që kishte më shumë forcë e shkathtësi duke e rrëzuar me shpatulla përtokë kundërshtarin. Forma e mundjes ishte e dyllojshme. Duke u kapur krahëqafë me njëri-tjetrin ose duke u kapur për beli të njëri-tjetrit. Nuk ishte e lejuar stërkëmbësi dhe quhej hile apo faul. Kur kapeshin krahëqafë, duart shtrëngoheshin e mbërtheheshin fort dhe atëherë fillonte mundja. Edhe kur zgjidhej forma e kapjes bel më bel secili mundës duhej të kishte në bel një rrip apo një brez solid ku duhej ta kapte kundërshtari. Pra ishte një lloj xhudeje e kohës së sotme, por edhe këtu nuk lejohej stërkëmbësi siç lejohet në xhudo. Në se të dy lojtarët rrëzohen në shesh duke mos arritur ta hedhin me shpatulla përtokë kundërshtarin, apo për të arritur ta mbanin përfundi për një kohë të konsiderueshme, të paktën disa sekonda, quhej “gjelash” që do të thotë barazim. Pra “kanë rënë gjelash”. Burimi: Linku _________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
|