Gjithsej 4 femra kanë pasur emrin Vojsavë në qarkun kohor kur jetoi Skenderbeu:
- Nëna e Skenderbeut
- Mbesa e Skenderbeut - Vojsava Cërnojeviç
- Vojsava Balsha e martuar me Karl Thopinë
- Vojsava Thopia, e bija e Vojsava Balshës
Ky emër nuk haset askund ndër sllavë, përveç nëse bëjmë përjashtim këtu me Cërnojeviçët; por këta në rastin më të mirë kanë qenë shqiptarë ortodoksë me sllavizim të pjesshëm sipërfaqësor, dhe në rastin më të keq edhe po të kenë qenë sllavë, atëherë Vojsava Cërnojeviç ka përtërirë emrin e gjyshes ashtu siç ka qenë.
Emri ka origjinë nga emri sllav Vojisllava, por rënia e tingullit ll flet shumë, sepse pikërisht ky verzion i emrit pa ll, nuk haset askund ndër serbë ose sllavomaqedonë, madje as te malazezët. Do t'u vriste veshin një emër që i mungon një tingull.
Secili popull krijojnë derivativë emrash me bazë nga emrat e huaj që i huazon. Si shembull janë emrat biblikë të cilët kanë verzionin e vet në secilën gjuhë europiane p.sh. Paul, Pal, Pavle, Poll, Pavel etj.
Mbi këtë bazë shqiptarësia e Vojsavës nënës së Skenderbeut del e sigurtë.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi