Kremta e Gebeleizisit, 17 prill, apo sipas kalendarit tonë më 27 të muajit Pranverë, është fillimi i "Stinës së Kalorësve" e cila zgjat 104 ditë. Kjo kohë shërbente për rishtarët e Mistereve të Kalorësit që të sprovoheshin dhe pastaj të ngriteshin një gradë më lart, gegjësisht nëpër gradat e Dashit, Ushtarit dhe Luanit. Poashtu kjo është stina më pjellore me ushqim të gatshëm në natyrë siç janë gjethet, frutet, kërpudhat ose gjallesat e ndryshme. Dita e fundit e kësaj stine është më 37 Korrik sipas kalendarit tonë (apo 29 jul) që është dita e Luanit.