FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Standardi gjuhësor besëlashtë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1182
Join date : 17/03/2013

Standardi gjuhësor besëlashtë Empty
MesazhTitulli: Standardi gjuhësor besëlashtë   Standardi gjuhësor besëlashtë EmptySun 21 Mar 2021, 15:12

Bashkësia Besëlashtë për nevoja të brendshme përdor nji standard gjuhësor i cili përcaktohet në bazë të frymës besëlashtë pra kriteret e lashtësisë dhe unifikimit. Nga secili dialekt zgjidhen format ma arkaike që janë në përdorim ose të njohuna nga ne, duke ruajtun origjinalitetin. Duhet theksu se rregullat dialektore janë negacion i rregullave gjuhësore, mbasi që secili dialekt apo formë dialektore formohet si nji shkelje e rregullit të maparshëm gjuhësor.

Rregullat kryesore janë si vijon:
1. A-ja e lashtë aty ku âsht shëndrru në Ë në tosknisht, kthehet prapë në A
Andrra e jo ëndërra
Ama dhe jo ëma
Andja dhe jo ëndja
Ambël dhe jo ëmbël
2. N-ja e lashtë aty ku ka pësuar rotacizëm (N>R) prapë kthehet në N
Rana e jo rëra
Unë bana e jo unë bëra
Lumtunia e jo lumturia
3. Ë-ja aty ku ka humbun ose âsht ndërru në gegnisht duhet të rikthehet
Shëngjergji e jo shingjergji
Lëkura e jo likura
Nëpër e jo naper
Për e jo pur e as per
Qëndroj e jo qindroj
4. ND aty ku d-ja ka rá në gegnisht duhet të rikthehet:
Ndrrim e jo nrrim
Andrra e anrra
Ndihmoj e jo nimoj
5. MB aty ku b-ja ka rá në gegnisht duhet të rikthehet
Mbreti e jo mreti
Mbretnesha e jo mretnesha
Mbath e jo math
6. Q-ja dhe GJ-ja duhet të shqiptohen drejt në viset lindore (Dardani, Maqedoni), dhe jo si Ç respektivisht XH.
7. Fjalët proparaoksitone duhet të shqiptohen drejt e jo të zhvendoset theksi në rrokjen e parafundit sepse kjo ka shkaktu deformimin e fjalëve
Kúngulli e jo kúnglli
Kúmbulla e jo kúmlla
Pétulla e jo petlla
Lépuri e jo lepri
Rregulla dhe jo rreglla
8. Paskajorja gege rikthehet dhe përdoret gjansisht aty ku ka nevojë
9. Paskajorja e foljeve rregullohet në atë mënyrë që mbetet vetëm rrënja, pra ata tinguj që janë të përbashkët për të gjitha dialektet, ndërsa mbaresat zhduken, kështu nuk ka: punuar, as punue, as punuom, as punua, as punuemun, por vetëm punú
Me punú
Me ndërtú
Me shkú
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Standardi gjuhësor besëlashtë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qethja besëlashtë
» Simbolika besëlashtë
» Zejegatimi besëlashtë
» Kalendari Besëlashtë
» Gjeopolitika Besëlashtë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Gjuhë e gjuhësi-
Kërce tek: