FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shqiptarët në Mal të Zi,

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
Cani

avatar


Numri i postimeve : 6
Join date : 08/07/2014

Shqiptarët në Mal të Zi,  Empty
MesazhTitulli: Shqiptarët në Mal të Zi,    Shqiptarët në Mal të Zi,  EmptyThu 31 Jul 2014, 09:51

Përshtypje udhtimit: prej Tuzit në Triepsh

18/08/2013

Tuzi asht nji katund i madh ase nji qytezë e vogël në kambë të Deçiçit i zhvilluem në kohën e Mbasluftës së Dytë e i zmadhuem sidomos mbas viteve ’90. Afërsia me Podgoricën nuk ka mujtë me e ndihmue, pse vetë kryeqyteti malazez asht nji konglomerat ndërtesash të shëmtueme të stilit komunist që nuk e përfaqson aspak shtetin e vogël ballkanik.

Tuzi në verë asht si nji furrë që djeg natë e ditë. Anës rrugës kryesore kafehanet e pafundme janë të mbushuna deri në mesnatë me njerëz që flasin shqip e serbisht.

Në sheshin ku çdokush që njeh sadopak historinë e atij vendi, heroizmin e Bratilës me 6 prill 1911 kur Ded Gjo Luli ngriti flamurin shqiptar, do të pritte me pa bustin e Ded Gjo Lulit, nuk gjen tjetër veçse nji trumë të stilit boshnjak, në formë kafazi që mund të kundrohet prej pazarit të Khartumit deri në Sarajevë. Ma tej xhamia me minare të bardhë prej ku qysh në nadje heret nis ajo që shkrimtari Paolo Rumiz e ka quejtë “lufta akustike” e Ballkanit. Ushtria e decibelëve me uniformë arabe çan ajrin e randë ende pa lind drita, edhe pse në këtë vend asht vështirë me besue se ndokush mund ta kuptojë atë gjuhë! Ndërsa medreseja madhështore jashtë Tuzit i asht kushtue Mehmet Fatihut II, prania e të cilit në historinë tonë nuk e di nëse asht për t’u kujtue kësodore!

Rreth e rrotull nji kotje e pafund që s’len pa kaplue as dy policët e patrullës që pijnë si të tretun në mendime kafen në nji bar buzë rrugës që çon pluhun.

Tuzi vitet e fundit ka përjetue ardhjen e disa mija myslimanëve boshnjakë prej Bijelo Poljet, të cilët qeveria malazeze i ka vendosë në lagjen Karabushko, në hymje të qytezës. Zhvendosja e tyne në Tuz asht ba për me mundë përfundimisht praninë shqiptare si shumicë në ketë qytezë kufitare. Partitë politike shqiptare në Mal të Zi, të tepërta për numrin e kësaj etnie, nuk kanë ndonji randësi politike dhe nuk mbrojnë identitetin kombtar. Nji pjesë e tyne asht kthye në patericë të partisë së Gjukanoviqit, të tjerët bajnë hije pothuejse kot.

Në të djathtë të rrugës që merr nga jugu, mes nji kopshti të gjelbëruem – që asht edhe vendi i vetëm ku kanë mundë me gjetë azil statuja e Nanë Terezës dhe busti i Ded Gjo Lulit, gjindet kisha e françeskanëve. Këta të fundit, me aktivitete dhe botime shqip, janë ndër të paktit që mbajnë gjallë frymën kombtare. Tuzi ka shumë shpirtna. Vitet e komunizmit titoist nuk kanë ikë pa pasoja. Kah ana tjetër përmes nji shtrese enveristash kosovarë të diasporës ka hy nji frymë e keqe gjoja nacionaliste që vijon ende. Islami radikal, i toleruem prej malazezëve, ka përparue shumë në dekadat e fundit e për çudi edhe berishizmi ka lanë gjurmë të këqija ndër shqiptarët e kësaj treve. Tuzi asht diçka e tjetërsueme, diçka për t’u harrue, nji vend ku deri tash humbja dhe harresa janë ulë kambëkryq.

Lamë mbrapa Tuzin e ngjitemi maleve të mbulueme me shkozë, frashën e dëllinja. Kudo ndihet era e sherbelës dhe e trumzës së thame, poshtë, në të djathtën, Cemi si nji kordon blu herë duket e herë zhduket mes zajesh, pranë arash me kollomboq e vneshtash të harlisuna. Vijojmë rrugën e thepisun drejt Grudës.

Larg kah perëndimi fusha e Podgoricës duket e mjegullueme prej ajrit të nxehtë. Nji plak e nji fëmijë na përshëndesin me përzemërsi anës rrugës që ndan me mure të thata gurësh kopshtet me misër, kumbulla, manda e hardhija. Gjithçka duket se asht e braktisun. Të gjitha këto katunde kanë mbetë shkretë, shumica e banorëve kanë ikë për me jetue në Amerikë. Mbërrijmë tek kisha e Grudës, por nuk asht ma ajo e vjetra ku Át Anton Harapi çonte meshë dikur. Pranë saj ka mbetë në kambë e damtueme dhe e braktisun qela ku françeskani shirokas pat jetue në vitet 1918-19. Më vijnë ndër mend përshkrimet e tija mjeshtrore tek “Andrra e Prêtashit”. Ndihen vetëm gungallat. Hyjmë me kujdes në qelën që asht damtue shumë prej termekut të vitit 1979. Përtokë janë do libra shkollet të hjedhun, do revista kishtare shqip e kroatisht, shtretën të vjetër, kandila me voj gurit e almise të ndryshme. Në nji krah shihet lugina e Cemit e sipër, përtej lumit, Kalajt e ma nalt shtëpia e bajraktarit të Grudës; në krahun e djathtë – krenare në braktisjen e saj – rrin e vetmueme shtëpia e Prêtash Cukës me nji qiparis përbri; sipër Suka e Grudës. Qe si e përshkruente Harapi tek “Andrra e Prêtashit” nji mbasdite veret sot e 95 vjet ma parë:

“Dielli ishte në të rám. Hijet kishin marrë brigjet e thata të Cemit, e, si t’ishin kah endin nji pëlhurë të zbetë, por të madhnueshme mbi atë brî mali, me turrin e lehtë të nji flladi, kandshëm po u kapshin në Sukën e Grudës. Shkrepat, vetmue prej rrezeve të diellit, rrethue me njomsín e shërbeles së përqukueme e aty këtu prej ndo’ i lisi të rrallë, merrshin nji trajtë vigane”.

E njejta pamje, të njejtit njerëz. Asgja nuk ndryshon mes këtyne shkrepave të thatë. Udhërrëfyesi na tregon kudo për luftna, për të vramë, për vorre shqiptarësh dhe anmiqsh. Turqit dhe malazezët kanë lanë ndër këto male eshtnat e tyne pa mujtë me zhgulë e me shfarosë farën e këtyne fatosave shtatnaltë, burra e gra me shikim të ngultë e të thellë e me fytyra të ambla e të bardha.

Kushedi a asht njohtë Át Anton Harapi me shkrimtarin arbëresh prej Zaret Josip Rela, i cili në vitin 1918, i komanduem prej austro-hungarezëve punonte në Triepsh, ku madje edhe shestonte veprën e tij të pambarueme “Pengtorët”!

Ngjitemi ma nalt drejt Triepshit. Rruga asht e mirë, kishat në ledina janë të godituna, shtëpiat janë të reja e të hijshme. Mungojnë vetëm banorët. Shohim të rrënueme kazermën e “Ushtrisë popullore”, e cila dikur mbikqyrte vendasit. Tej nga verilindja shihet Rrapsha e pak ma poshtë Veleçiku. Atje tej asht Shqipnia. Çudi, pse edhe këtu s’më duket se jam në nji vend të huej! Jo për tjetër po për gjakun që kanë derdhë banorët e Hotit, Grudës e Triepshit për me mbetë me Shqipni: luftna të pandërpreme prej 1878 e deri në 1920. Kush mund t’i harrojë sakrificat e gjakun e fatosave si Çun Mula, Nik Lekë Pepaj, Smajl Martini, Marash Uci, Prelë Toma, Pllum Gjeka, Gjokë Doda, Ded Gjo Luli, Baca Kurti, Ismail Marku e shumë e shumë të tjerë!

Sivjet famullia e Triepshit feston 250 vjetorin e saj. Arkivi i Propagandës, prej të cilit studiues të vlertë si Peter Bartl e Italo Sarro kanë botue me qindra dokumente, asht plot me fakte që flasin për malsinë e Mbishkodrës e për Triepshin në veçanti. Këto fise u gjinden për shekuj me rradhë mes dy rreziqesh: pushtuesve osmanë dhe sllavëve. Prania e Kishës katolike qe themelore përgjatë shekujve për mos me lejue as sllavizimin dhe as turqizimin e asaj treve, tue u ba kështu faktor në ruejtjen e përkatsisë etnike e fetare. Sidomos françeskanët nuk i lanë asnji çast vetëm malsorët e veriut të Shqipnisë, tue ua zbutë zemrat dhe tue mbajtë të gjallë frymën kombtare.

Sot Malsia asht braktisë. Njerzit janë shpërngulë në Amerikë. Ata që janë ulë në fushë gjinden gjithnji mes dy zjarresh të pafikuna, kah nji anë sllavët kah ana tjetër islamikët gjithnji e ma radikal. Historia nuk ka ndryshue. Ndërkaq malsia e Krajës asht sllavizue pothuejse krejt. Nuk dihet sesi do të shkojnë punët, por me tkurrjen e malsorëve, shqiptarizma në Mal të Zi këtu e pesëdhjetëvjet asht e shenjueme me u shkri.

La mbrapa Deçiçin, Bratilën, Vuksanlekajn e drejtohem kah Shqipnia, ndoshta shpresa e fundit vjen prej këtej, nji shpresë që na shtyn me besue se shqiptarët do të munden me vijue me qenë të tillë në ketë tokë, dashninë ndaj së cilës e kanë dëshmue me gjak.

http://mapo.al/2013/08/pershtypje-udhtimit-prej-tuzit-ne-triepsh/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nikolla

nikolla


Numri i postimeve : 9
Join date : 23/03/2013

Shqiptarët në Mal të Zi,  Empty
MesazhTitulli: Komuna e Tuzit - nevojë e ngutshme   Shqiptarët në Mal të Zi,  EmptySat 09 Aug 2014, 12:58

Partitë shqiptare pa qëndrim unik

Sinishtaj ka përkujtuar se Kushtetuta e Malit të Zi e njeh diskriminimin pozitiv dhe ka dispozita dhe mekanizma për ndërtimin e barazisë së qytetarëve.

Shqiptarët në Mal të Zi,  Vasel_Sinishtaj
Vasel_Sinishtaj Tuz – Kryetari i Iniciativës Qytetare,

Vasel Sinishtaj, ka thënë se partitë shqiptare nuk kanë qëndrim unik mbi pjesëmarrjen në zgjedhjet lo- kale për Komunën Urbane të Tuzit, prandaj i ka ftuar kolegët nga sub- jektet tjera që të deklarohen dhe të marrin vendim për këtë çështje. Këshilli ligjdhënës i Kuvendit të Malit të Zi ka vlerësuar se Propozim Ligji mbi Kryeqytetin, në bazë të të cilit parashikohet që në kuadër të tij të jenë komunat e Tuzit dhe Gol- lubovcit, nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Malit të Zi.

Sinishtaj ka përkujtuar se Kushtetuta e Malit të Zi e njeh diskriminimin pozitiv dhe ka dispozita dhe me- kanizma për ndërtimin e barazisë së qytetarëve.

“Kur të jemi të barabartë me të gjithë, do të pushojnë të jenë në fuqi këto dispozita. Nuk mund të jetë jokushtetuese diçka që e parashikon Kushtetuta”, ka vlerësuar ai.

Sipas Sinishtajt, Kushtetuta e përcakton se forma themelore e vetëqe- verisjes lokale është komuna. “Domethënë, komunat urbane nuk janë forma të vetëqeverisjes lokale. Komunat e Kryeqytetit do të ishin komuna në kuadër të tij dhe vetë modeli i ri i vetëqeverisjes lokale nuk është ndoshta ideal, por ka qenë i pranueshëm”, ka thënë ai.

Kryetari i Iniciativës Qytetare ka thënë se komunat urbane nuk janë treguar si zgjidhje e mirë.
“Nuk keni buxhet, territor të definuar, kompetencat që i kanë të tjerët dhe kemi qenë vetëm një bashkësi lokale më e fuqishme në territorin e Kryeqytetit”, ka thënë Sinishtaj.

Ai ka deklaruar se nuk iu beson më premtimeve.

“Malësia është diçka më shumë se Petnjica dhe Gucia. Ne jemi Amerikë në krahasim me to, por ja, vullneti i Kuvendit është tjetër”, ka vlerësuar Sinishtaj.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga kolegët e partive të tjera shqiptare që t’i bojkotojnë zgjedhjet për KU të Tuzit sepse në këtë mënyrë nuk do t’i legjitimojnë komunat urbane. “Nëse dëshirojmë t’i tregojmë faktorit ndërkombëtar dhe Malit të Zi se nuk jemi të kënaqur duhet t’i bojkotojmë zgjedhjet, por jo edhe ato në nivel të Kryeqytetit, sepse ekziston mundësia që këshilltari ynë të jetë përcaktues dhe të mund të kushtëzojmë”, ka thënë Sinishtaj.

Ai ka thënë se duhet të shkohet drejt fitimit të komunës së plotë.
“Ky ka qenë rasti që të bëhet një hap i madh përpara. Nëse nuk ekziston vullneti, nuk mund të bëjmë asgjë kundër kësaj, por duhet të kërkojmë zgjidhje”, ka deklaruar kryetari i Iniciativës Qytetare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Buzulk

Buzulk


Male Numri i postimeve : 53
Join date : 21/07/2014
Location : Jutbinë

Shqiptarët në Mal të Zi,  Empty
MesazhTitulli: Politika shqiptare në Tivar   Shqiptarët në Mal të Zi,  EmptyMon 25 Aug 2014, 15:11

Pakica shqiptare është bashkuar me pakicat boshnjake dhe muslimane në koalicion.

https://www.facebook.com/pages/Bo%C5%A1njaci-Muslimani-i-Albanci-Bar-u-koji-vjerujemo/751923791517756?ref=br_rs

Shqiptarët në Mal të Zi,  10325318_760697223973746_5053398429803168812_n
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Provokatori

avatar


Numri i postimeve : 7
Join date : 15/07/2014
Age : 85

Shqiptarët në Mal të Zi,  Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët në Mal të Zi,    Shqiptarët në Mal të Zi,  EmptyMon 25 Aug 2014, 16:54

Katër vjet e kapa partija e Sinishtaj kryetarin e Komunes e nuk dij pse nuk e ka bâ referendumin për komunën e plot t'Malësis.Çka ka prit deri n'fund t'mandatit?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Shqiptarët në Mal të Zi,  Empty
MesazhTitulli: Pelegrinazh ilir në majën e Rumisë   Shqiptarët në Mal të Zi,  EmptySat 13 Jun 2015, 12:41

E pushtuan Malin e Zi apo majën e Rumisë?

Shkruan Astrit Gjocaj

Shqiptarët në Mal të Zi,  Astrit-gojcaj-300x286

Të dielën disa shoqata të bjeshkatarëve nga Shqipëria dhe Kosova kanë vizituar dhe pushtuar majën e Rumi-s në Mal të Zi e që policia e Tivarit paska nisur hetimet për bjeshkatarët që kanë pozuar me flamuj shtetëror e kombëtar të tyre në arritjen e suksesit të aktivitetit duke pushtuar këtë maje. Ajo që më bëri përshtypje është frika dhe fobia që është krijuar nga shqiponja prej vendeve të ish “Jugosllavisë” apo shteteve sllave sa që edhe nga një vizitë për rekreacion nga disa shoqata i epet kaq rëndësi dhe tretman sa fillojnë hetime dhe zë vend në media për simbolet që më të drejtë i kanë përdorë. Pse askush nuk u mor me shoqatën e bjeshkatarëve nga Mali Zi që në të njëjtën kohë kishte pushtuar majat e Korfit në Kosovë dhe kishte ngritur flamurin e shtetit malazez po në të njëjtën formë dhe karakter, askush se konsideroj provokim e as nuk e mori si diçka jo normale as ta debatoj e lërmë të fillojnë hetime e gjëra të ngjashme. Kjo është për të ardhur keq se si sillen dhe përdoren standarde të dyfishta për të njëjtat gjëra dhe shtete e sidomos kur janë në pyetje organizime për kulturë dhe rekreacion, duke parë se sa frik dhe se si u është shndërruar në s’mundje shqiponja kamë frik që ndonjë dit do të na vënë faj dhe për shqiponjat që mund të fluturojnë mbi hapësirat e këtyre vendeve pse si kemi ndaluar por kemi lejuar të kalojnë andej dhe se janë provokuar më këtë gjë. Shpresoj që një dit të pranohet realiteti faktik i shqiptarëve nga këto vende dhe mos të merren me përralla të tilla.

Shqiptarët në Mal të Zi,  Mali-i-zi-rumi-korfit

http://ulqini-online.com/sajti/?p=3883

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Shqiptarët në Mal të Zi,  Empty
MesazhTitulli: Shqiptarët e bashkuar fitojnë bindshëm në Tuz të Malit të Zi,    Shqiptarët në Mal të Zi,  EmptyMon 04 Mar 2019, 12:55

Shqiptarët e bashkuar fitojnë bindshëm në Tuz të Malit të Zi, kundër boshnjakevë dhe malazezëve.

Shqiptarët në Mal të Zi,  Screenshot_20190303-230210_facebook

E diela e 3 marsit 2019 do të mbetet në historinë e shqiptarëve në komunën Tuz të Malit të Zi.

Për herë të parë pas 62 viteve, atyre u jepet mundësia të qeverisin të pavarur nga Podgorica zyrtare.

Mediat shqiptare në Mal të Zi kanë publikuar rezultatet preliminare sipas të cilave Forumi Shqiptar ka shënuar një fitore të thell me 3780 vota, DPS ka marrë 2470 vota,
SNP 81 vota, Demokratët 236 vota, SD 356 vota, Boshnjakët 952 vota.

Numri total i votave të numëruara është 7875.

Procesi zgjedhor në rajonin me shumicë shqiptare nisi në orën 7 të mëngjesit dhe përfundoi në 20:00. Të drejtë votimi kishin 11900 banorë. Pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 64%.

Gjatë ditës nuk kanë munguar dhe tentativat e blerjes së votës. Në një video të siguruar nga Ora News një person i komunitetit rom thotë se i kanë ofruar 50 euro për të votuar kandidatin e partisë së Gjukanoviç.

Autori i videos është Liridon Vulaj, zëvendësanëtar në Komisionin e Votimit.

Ai tha se regjistrimin e ka kryer me kamera të fshehtë pas konstatoi se disa familjarëve rom po u ofroheshin para në këmbim të votës.

” Ai pranoi se ka marrë 50 euro jo vetëm ai por gjithë familja”.

Sipas Vulaj ata që po ofronin para për votën ishin përfaqësues politik, të cilët e kërcënuan.

“Në atë moment mu drejtua një funksionar i lartë i Partisë Demokratike Socialiste që vepron këtu në Tuz me fjalë kërcënuese dhe kishim një konflikt verbal”.

Sipas mediave në Malin e Zi, jo zyrtare, koalicioni shqiptar ka fituar 50% të votave të numëruara deri më tani.

‘Vijesti’ shkruan se koalicioni shqiptar i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Demokratik Shqiptar fitoi shumicën e votave në zgjedhjet lokale të Tuzit. Ka pesë lista dhe një koalicion në zgjedhje, ndërsa e drejta për të votuar ishte 11,904 persona

https://illyropian.wordpress.com/2019/03/03/shqiptaret-e-bashkuar-fitojne-bindshem-ne-tuz-te-malit-te-zi-kunder-boshnjakeve-dhe-malazeseve/?fbclid=IwAR0SS4ggQ6VgqN_ZSeEkEuAbDOboJCCAVJ4xXVPWNODcMXcQDxxCW-C44qU

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content





Shqiptarët në Mal të Zi,  Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptarët në Mal të Zi,    Shqiptarët në Mal të Zi,  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqiptarët në Mal të Zi,
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser
» Shqiptarët në Kroaci
» Shqiptarët në Itali
» Shqiptarët në Ukrainë
» Shqiptarët në Bullgari

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Çështje shqiptare :: Atdheu Pellazgjik-
Kërce tek: