FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bar blete

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Bar blete Empty
MesazhTitulli: Bar blete   Bar blete EmptyMon 26 Mar 2018, 13:43

Melissa officinalis

bar blete, milcë, lule blete, pshelinok

Bar blete Melissa_officinalis_450x600

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Bar blete Empty
MesazhTitulli: Re: Bar blete   Bar blete EmptyMon 07 May 2018, 17:18

Bari i bletës (Melissa officinalis)

Bar blete Barblete-866x428

Bari i bletës është njohur e përdorur për një kohë të gjatë si bimë mjekësore me aromë të kënaqshme. Gjethet (Melissae folium) dhe bari i tharë (Melissa herba) janë përdorur tradicionalisht kundër rrufës, etheve, fryrjes së zorrëve, dhimbjeve të kokës, gjendjeve gripale e dhimbjes së dhëmbëve. Po ashtu, është përdorur si akarminativ, diaforetik dhe qetësues. Kohët e fundit është vërtetuar se ka edhe veprim qetësues në sistemin nervor qendror, shton sekretimin e tëmthit, qetëson rrahjet e forta të zemrës, lehtëson tretjen e ushqimeve, etj. Është vërtetuar gjithashtu se esenca vajore e barit të bletës ka veprim antiviral, antibakterial dhe antispasmatik. Ai është i njohur edhe si bar insekt largues. Bari i bletës është kultivuar në Mesdhe, Evropën Qendrore e vendet aziatike. Kushtet tona klimatike e tokësore, si dhe përhapja e madhe që ka në disa zona, e favorizojnë kultivimin e tij edhe tek ne.

Veçoritë botanike

Bari i bletës është bimë barishtore shumëvjeçare, që i përket familjes Laminaceae. Vend origjina e saj janë rajonet jugore të Evropës, Azia e Vogël dhe Amerika Veriore. Rrënjët, që dalin prej nyejve të rizomave, janë të holla dhe me ngjyrë kafe në të verdhë. Rizomat rriten në drejtim horizontal. Prej nyejve të tyre zhvillohen stolonet, që dalin mbi sipërfaqen e tokës, duke dhënë bimë të reja. Kërcelli, në përgjithësi është i drejtë, katër këndor, me gjatësi 0.5-1 m; herë-herë mund të jetë edhe kaçubor. Gjethet janë me bisht, në formë vezake dhe të përkundërta. Llapa ka ngjyrë të gjelbër të errët, e pushëzuar, shumë leshtore dhe lehtësisht e flluskuar në sipërfaqe, me gjatësi 6-8 e gjerësi 3-5 cm. Lulet janë vendosur në mënyrë vertikale në sqetullat e gjetheve të sipërme, me cima sqetullore të bardhë në rozë. Frutat janë silikë, në formë ovale, me gjatësi 1-1.5 mm, me ngjyrë të errët, me shkëlqim dhe herë-herë të murrme. Pesha e1000 farave është 0.6-0.7 g. Aroma e përgjithshme e bimës është e ngjashme me atë të limonit. Pjesët mbitokësore të bimës, kryesisht gjethet, përmbajnë 0.1-0.3 % esencë vajore, tani në, acid rozmarine, acide yndyrore. Farat mbijnë shumë ngadalë dhe fuqia mbirëse e tyre ruhet3-4 vjet. Bimët në fillim të mbirjes kanë zhvillim shumë të ngadalshëm. Vitin e dytë ato fillojnë të zhvillohen vetëm pas ngrohjes së motit në pranverë, në fund të marsit-fillimi i prillit. Periudha e lulëzimit është relativisht e gjatë, nga fundi i qershorit deri nga mesi i gushtit. Lulet prodhojnë shumë nektar, prandaj është bimë mjaftë e mirë mjaltëse. Farat fillojnë të piqen në mënyrë jo të njëtrajtshme nëfund të gushtit dhe janë të prirura të rrëzohen vazhdimisht me lehtësi.

Bar blete Melissa_officinalis

Kërkesat mjedisore

Bari i bletës pëlqen mot të ngrohtë e me diell. Mund të durojë temperaturat e ulëta deri minus 20-25 C, nëse toka është e mbuluar me dëborë. Në rastet e zgjatjes së motit me temperaturat ulëta shpesh rrënjët, kryesisht ato më të vjetra, dëmtohen rëndë edhe poshtë mbulesës së dëborës. Rritja dhe zhvillimi i bimës vështirësohet së tepërmi, si dhe përmbajtja e esencës vajore ulet kur zgjatet stina e ftohtë (veçanërisht në vendet e hijezuara). Bari i bletës mund të kultivohet në të gjitha tokat, me përjashtim të atyre shumë të varfra. Bima rritet e zhvillohet me shpejtësi në tokat e shkrifëta, të thella e të pasura. Është tepër e ndjeshme ndaj nivelit të pamjaftueshëm të ujit në tokë.

Kultivimi

Bari i bletës qëndron në një parcelë 6-8 vjet. Nuk këshillohet mbjellja në të njëjtin vend për 4-5 vjet. Rritja optimale e bimëve edhe prodhim i kënaqshëm mund të arrihet vetëm në toka me përmbajtje të mjaftueshme elementesh ushqyes. Për këtë qëllim,është e domosdoshme të bëhet plehërimi organik me 25-30 t/ha, i cili shpërndahet e përmbyset gjatë plugimeve të thella të vjeshtës apo dimrit. Është mirë që gjatë vegjetacionit bima të trajtohet me 20-30 kg/ha N.

Bar blete Melissa_officinalis_fl_kz

Mbjellja

Mund te kultivohet me mbjellje direkt me farë,me fidanë ose me ndarje të rrënjëve vegjetative. Mbjellja direkte bëhet në fund të tetorit-fillimi i nëntorit, në rreshta me largësi 60cm. Thellësia e mbjelljes së farës shkon 0,5-1 cm dhe përdoren8-10 kg/ha farë. Farat fillojnë të mbijnë në pranverë. Si mbirja edhe rritja e zhvillimi në fazat e para janë mjaft të ngadalshëm edhe bima mbulohet nga barërat e këqija, prandaj mbjellja direkte me farë nuk mund të vlerësohet si metodë e sigurt, por mundtë bëhet vetëm në sipërfaqe të vogla (kopshte). Metoda që përdoret më gjerë në prodhim është mbjellja në farishte. Për shkak të veprimit dhe të mbirjes së ngadaltë, farat parapërgatiten(trajtohen) duke i futur në ujë për 16-20 orë ose 1-2 ditë në temperaturën e ngrirjes. Pastaj mbillen në farishte të mbuluara me plastmas në fillim të marsit ose në farishte të hapura në fillim të prillit. Në këto kushte, farat mbillen 30 cm midis rreshtave edhe në thellësi jo më se 1 cm. Sigurimi i fidanëve të nevojshëm për 1 ha mund të bëhet në 150-200 m2 farishte, duke përdorur 0.8-0,9 kg farë. Fidanët nxirren në fushë të hapur në fund të prilli, ndërsa fidanët e rritur në farishte të hapura mbillen në fushë në fund të gushtit-fillimi i shtatorit. Distanca optimale e kultivimit mund të mbahet 60 cm rreshti nga rreshti dhe 30-40 cm bima nga bima. Për kultivimin me pjesë rrënjore (metodë e përdorur rrallë), shfrytëzohen bimë me moshë 2-3 vjeçare. Pjesa rrënjore është mirë të merret gjatë shtatorit. Shërbimet kryesore janë tëharrja dhe prashitja e tokës (kjo e fundit bëhet një ose dy herë deri në mbylljen e rreshtave dhe pastaj pas prerjes së parë). Tëharrja kryhet me dorë ose mjete mekanike në sipërfaqe të vogla dhe mund të përdoren dhe trajtime me herbicide në sipërfaqe shumë të mëdha.

Korrja (Vjelja)

Pjesët mbitokësore priten një herë vitin e parë dhe zakonisht dy herë vitet pasues. Koha optimale për prerjen e parë është fillimi i lulëzimit. Prerja e dytë zakonisht mund të bëhet në mes të shtatorit. Gjethet grumbullohen para lulëzimit,gjatë dhe pas tij. Prerja bëhet me dorë në sipërfaqe të vogla dhe me makinë kositëse bari për parcela të mëdha. Kositja bëhet në lartësi 4-5 cm nga toka në ditë me diell dhe pasi ka kaluar vesa e mëngjesit. Kur prodhohen gjethe të thata (aplikohet më rrallë) ato vilen apo ndahen nga kërcejtë kur  bimët e prera janë akoma të freskëta. Transporti i menjëhershëm dhe tharja e shpejtë janë të rëndësishme. Gjethet e barit të bletës marrin shumë shpejt ngjyrëkafe të errët, prandaj preferohet tharja në 45-500 C në tharëse artificiale. Mund të merren 10-20 t/ha bar i freskët ose 2-4 t/ha masë e thatë.

Burimi: Revista “Kurora e Gjelbër”

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Bar blete
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lule blete

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Bimësi-
Kërce tek: