Gjuhësia krahasimtare, e përforcuar nga lënda e onomastikës së vjetër në Ballkanin Perëndimor, jep një pasqyrë interesante të besëlashtës ilire, totemeve të tyre. Prej florës dhe faunës, shumë fise ilire morën emrat pikërisht nga totemë të caktuar.
Totemi i dallëndyshes: fisi i taulantëve (Ταυλάντιοι), që jetonte në Shqipërinë qendrore dhe ishte bartës i shtetit ilir në kohën e Glaukisë, rrjedhte nga heroi eponim Taulas/Tαύλας. Sipas kërkimeve serioze gjuhësore, kjo etnikë mendohet të jetë një paraformë e moçme e emrit 'dallëndyshe'. Togu /au/ është monoftongizuar në /a/, sikundër dëshmohet në huazimet e shqipes së hershme mesjetare prej latinishtes. Forma mesjetare duhet të ketë qenë diçka si *dalland, kurse më vonë iu bashkëngjit edhe kompozita 'dyshe' si referencë për bishtin e shpendit.
Totemi i hardhucës: fisi i skordiskëve (Σκορδίσκοι), ka jetuar në Panoninë e poshtme dhe rrjedhën e lumit Morava. Nuk ngjan të jetë e saktë pandehma se etnika e tyre është e lidhur me oronimin Scardus (mali i Sharrit), për shkak se ky i fundit ka një tjetër etimologji. Pranohet gjerësisht se togu /*sk/ është pararendësi i /h/ në shqipet, kurse ç'buzorëzimi (delabializimi) o>a dëshmohet në dhjetëra raste në ilirisht dhe shqipen e hershme mesjetare. Sipas një gjuhëtari polak, K.Witczak, kjo etnikë duhet të lidhet me shqip. hardhushkë, kurse Çabej ka renditur edhe motërzime si hùrdhëlë, hardhicë, hardhiçkë, hardhjeshkë, hardhucë, etj.
Totemi i ngjalës: fisi i enkelejve, që jetonin edhe në Mal të Zi, rreth liqenit të Ohrit si dhe në Tebë një fis i greqizuar, lidhet sipas Çabejt me fjalën ngjalë. Ilirisht engella (konjate me lat. anguilla) duhet të jetë përcjellur në shqipen e hershme mesjetare si *ngjelë (shumës i umlatizuar) dhe pastaj është singularizuar në ngjalë (me rënien e zanorës së patheksuar).
Totemi i delmës: fisi ilir i dalmatëve, jetonte në Bosnjën e brendshme, si dhe fisi Delminium, lidhet përgjithësisht me shqip. delme. Edhe Straboni jep deshmine se ata zoteronin kullosa te plota te dhenve, gje qe ne beselashten e tyne bukolike duhet te kete perftuar statusin e totemit.
Totemi i dashit: fisi i dasidiateve ne Bosnje, lidhet me shqip ,dash''.
Totemi i dardhës: emri i Dardanisë/Δαρδανία dhe fisi dardan/Δάρδανοι vjen nga <*h₂ǵʰord, nga ku ilir *darda- dhe shqip dardhë kanë të njëjtin burim. Ky, pra, duhet të jetë fitonim siç është dëshmuar nga toponime të shumta si Dardhë, Dardhishtë, apo kalke sllave si Krushevac, Krushevë, etj.
_________________
KLAOHI ZIS