Tomor ADMIN

Numri i postimeve : 984 Join date : 17/03/2013
 | Titulli: Kasollet Sun 17 Mar 2013, 21:58 | |
| Kasollet ishin shtëpi banimi shumë të thjeshta dhe primitive. Ndërtimi i tyre ishte shumë i thjeshtë. Nguleshin në tokë hunj të gjatë, zakonisht në formë rrethi, pastaj përmes tyre thurej gardhi me thupra frashnji apo shkoze, e pastaj lyhej me baltë brenda dhe jashtë. Kulmi i kasolles ndërtohej duke vendosur dhe renditur drurë të gjatë, majat e të cilëve bashkoheshin, pastaj mbuloheshin me degë të ndryshme, me kashtë e gjëra tjera. Zjarri ndizej në mes të kasolles dhe drejt mbi të, në kulmin e saj lihej një e hapur për ta përcjellë tymin jashtë. Kasollet e madhësive të vogla kishin vetëm një hyrje (derë), ndërsa ato të mëdhatë kishin nga dy dyer, njëra kundruall tjetrës dhe zakonisht njëra nga to ishte më e madhe. Në derën e madhe futeshin drunjtë me qerre ose sajë.
Edituar për herë të fundit nga Tomor në Thu 12 Mar 2015, 22:59, edituar 2 herë gjithsej | |
|