Muzat ishin hyjnesha që frymëzonin këngët. Ishin vajzat e Zeusit e Mnemosynës. Ato ishin nëntë dhe mbronin format e ndryshme të poezisë. Kortezhi i tyre drejtohej nga Apolloni që në këtë rast merrte epitetin Musaget. Ato kishin disa vende të preferuara si mali Helikon në Beoti dhe mali i Parnasit tek Delfi. Poetët vinin të kërkonin frymëzim në malin Helikon tek burimet e Hipokrenës dhe Kastalisë. Tempujt e tyre quheshin museion. Në art muzat paraqiteshin si nuse të reja.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi