Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Huazimi i arritjeve njerëzore Sat 09 Aug 2014, 22:11 | |
| Shoqëritë njerëzore që nga fillimi i ekzistencës vazhdimisht kanë krijuar të mira për nevojat e tyre dhe janë zhvilluar nga themelet që kanë vënë vetë. Por gjatë gjithë asaj kohe e edhe sot, në zhvillimin e shoqërisë kanë ndikuar edhe huazimet. Por këto shpeshherë kanë ndikuar edhe në drejtim të kundërt, në shkatërrim.
Për ta shqyruar më mirë, atë çka njerëzit huazuan nga njëri tjetri, mund t'a ndajmë në dy grupe:
1) racore e kulturore 2) teknologjike e shkencore
Huazimet e elementeve të grupit të parë gjithmonë kanë ndikuar për keq. Për shembull Evropa e sotme krenohet me kristianizmin që në fakt është një fe semite, aziatike etj. Është njësoj sikur ujkut t'i vësh brirët e mëzatit.
Zhvillimin më të madh politik dhe kulturor kombi ynë e arriti kur u bazua në kulturën dhe mendësinë vendëse, në kohën e ilirëve dhe në kohën e Kastriotit. Kultura ishte shqiptare dhe ndikimet e huaja të papërfillshme. Prandaj kombi lulëzonte. E njëjta ndodhte dhe me kulturën helene, e cila ishte e zhvilluar për sa kohë që shumica e filozofëve ishin dinarikë të papërzier me semitë, por me kalimin e kohës zhvillimi i kulturës, shkencës dhe filozofisë shkoi duke rënë, sepse sa më tepër rritej fuzioni me semitët dhe aziatikë të tjerë të ardhur aq më shumë binte aftësia krijuese e ilirëve që përziheshin me ta.
Rast tjetër që mund të jetë shembull tipik, është Egjipti, që sa kishte kulturën e vet ndërtonte piramida e sfinga aq të mëdha e të larta e mbi të gjitha, mahnitëse, por me përvetësimin e islamit përfunduan me ca xhami të vogla nëpër qytete.
Këto gjëra shpjegohen me faktin se huazimi i materialit biologjik nga popuj tjerë, dhe huazimi i kulturës sjellin afatgjatë vetëm pasoja negative.
Por ka një huazim që i sjell dobi një shoqërie, dhe ky është huazimi i të arriturave teknologjike. Të arriturat teknologjike e shkencore, pavarësisht se kush e ka meritën e zbulimit, i takojnë të gjithëve. Ta zëmë teoremën e Pitagorës mund t'a përdorin gjithë njerëzit, dhe kjo nuk asimilon asnjë popull. Sepse është diçka universale, nuk ka të bëjë me kulturën, nuk është arritje cilësore, por sasiore. Që dmth se arritjet teknologjike japin avantazh në zhvillim, dhe asnjë popull nuk heq dorë nga to për shkaqe ruajtjeje identiteti.
Të gjithë kemi pasur rastin të dëgjojmë se "kultura, shteti e kombi zhvillohen më shumë kur marrin nga të tjerët". Ky është padyshim një përgjithësim i gabuar, sepse zhvillimit mund t'i ndihmojë huazimi arritjeve shkencore, por jo edhe i atyre kulturore, të cilat sjellin vetëm degradim dhe shthurje të një kulture tjetër integrale. | |
|