FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser

Shko poshtë 
+5
Tomor
Hylltar
Ardiani
Pleurat
Sabaja
9 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Shejtani Desidiat

Shejtani Desidiat


Numri i postimeve : 5
Join date : 08/11/2015

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser - Faqe 2 EmptyMon 24 Oct 2016, 20:56

Po si qendron shtrirja shqiptare ne kete komune? Katundet me shumice shqiptare janë: Zhitoshë, Cërnilishtë, Desovë, Gostirazhni, Peshtalevë, Llazhan dhe Debreshtë.

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser - Faqe 2 Peshtal
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shejtani Desidiat

Shejtani Desidiat


Numri i postimeve : 5
Join date : 08/11/2015

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser - Faqe 2 EmptyMon 24 Oct 2016, 21:39

Une mendoj se Krusheves duhet t'i shkeputen fshatrat shqiptare (Presill, Alldançe, Borinë, Sazhdevë, Jakrenovë, Bellushinë dhe Nerovë) dhe meqe jane zingjir t'i bashkohen si bllok Dollnenit. Me 2089 banorë sa kanë keto fshatra, Dollneni do te siguronte nje shumice te pakapercyeshme shqiptare (plot 6100 fryme ose edhe ma shume). Poashtu edhe nje fshat i vetem shqiptar ne komunen e Mogilles qe eshte poshte Krusheves duhet t'i bashkohet komunes se Dolnenit. Per me teper shih harten:

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser - Faqe 2 Mogila

Pra duke filluar nga Terrnoci, per te vazhduar ma pas ne Presill e prej aty ne Alldançe, e me pas ne Nerove, Borine, Belushine e Sazhdeve, komuna e zgjeruar e Dolnenit do t'i linte te bllokuar fyromiano-vllehet e Krusheves. Duke analizuar temen qe keni hapur per Demir Hisarin, ekziston mundesia qe te lidhen edhe fshatrat e Demir Hisarit (edhe pse kane popullsi te vogel)...por tjeter here do te shqyrtojme kete skenar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1146
Join date : 17/03/2013

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser - Faqe 2 EmptyTue 08 Nov 2016, 21:23

Përshëndetje Shejtani Desidiat, më vjen shumë mirë që keni hapur temë me vend, temë me vlerë.

Mendoj se duhet rishikuar dhe njëherë ato që keni shkruar për popullësinë në këtë komunë. Po të hulumtoni pak më shumë, ata që i quani Ogyzo-jyrykë, nuk janë aspak të tillë, përkundrazi janë Torbeshë, pra sllavomakedonë të fesë muslimane, me zanafillë nga bogumilët e mesjetës.

Këta torbeshë parapëlqejnë ta quajnë veten turq, por gjuha që përdorin është sllavishtja e Makedonisë, ndërsa në raport me shqiptarët përdorin edhe shqipen. Prejardhja e tyre është çështje më vete, edhe kjo është diskutabile.

Boshnjakët mund të jenë shqiptarë të asimiluar nga treva e Sanxhakut, ndonëse nuk mund të jemi të sigurtë nëse janë të gjithë të tillë, pasi mund të ketë edhe nga Bosnja.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1146
Join date : 17/03/2013

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser - Faqe 2 EmptyTue 08 Nov 2016, 21:29

Sa u përket këtyre ndërrimeve territoriale, këto janë mjaft problematike, së pari për arsye të kundërshtimit ose sabotimit nga ana e shkijeve të Makedonisë, e së dyti për shkak të konfiguracionit të terrenit, pasiqë disa fshatra gravitojnë gjeografikisht kah një qytet dhe nuk mund të shkëputen prej tij e t'i bashkëngjiten një qyteti më të largët.

Shqiptarët duhet të punojnë shumë në rritjen e natalitetit, krijimin e vendeve të punës, dhe ruajtjen e identitetit. Kjo do të rrisë dhe do të ruajë numrin e popullësisë në vendin përkatës.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Sewaturand

avatar


Numri i postimeve : 55
Join date : 04/09/2017

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Koçillara ose fshati më lindor shqiptar në Maqedoni   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser - Faqe 2 EmptyMon 02 Oct 2017, 19:22

12 kilometra në të dalë të Velesit, buzë arave që valëzohen njëra pas tjetres, ndodhet fshati Koçillarë.

Thuajse i harruar nga bota, ky fshat përbën vendbanimin më lindor shqiptar në Maqedoni, shkruan Konica.al.

Dikur pjesë e Velesit, sot Koçillara që laget nga lumi Vardar është pjesë e komunës Gradsko.

Një banor i këtij fshati ka thënë për Konica.al se shkolla e fshatit ka diku rreth 20 nxënës, që i vijojnë mësimet prej klasës së parë deri në pestën.

I vetmi aktivitet ekonomik, sipas këtij burimi, është bujqësia.

Me rreth 50 shtëpi, sipas të dhënave të regjistrimit të bërë para 15 vitesh, Koçillara kishte 105 banorë shqiptarë.


Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser - Faqe 2 800px-10

Shqiptarët në Veles dhe rrethinën e tij dikur përbënin një pjesë dërrmuese të popullatës.

Historia e kësaj treve zanafillon me Bylazorën ilire, që mbahej nga dardanët dhe peonët, e që për shumë kohë ishte një qendër e lulëzuar e jetës ilire. Studiuesit gjermanë dhe çekë, si Johann von Hahn, Konstantin Jireček dhe Norbert Jokl, shihnin në pjesën e dytë të toponimit Bylazora (Βυλαζῶρα) fjalën shqipe ‘urë’.

Kjo është arsyeja pse osmanët e përkthyen këtë emërtim si Qyprili (nga osmanishtja köprü ‘urë’).

Madje, ky qytet në enciklopedinë e Sami Frashërit ‘Kamus Al-Alam’ cilësohej si qytet i Shqipërisë. Familja e famshme e Qyprilinjëve mendohet se e ka prejardhjen nga këto anë.

Mpakja e elementit shqiptar filloi qysh prej vitit 1913, në harkun kohor mes dy luftërave botërore dhe gjatë periudhës jugosllave, ku një numër i madh i banorëve u shpërngulen drejt Turqisë.

Në regjistrimin e vitit 2002, 2 mijë e 299 vetë ose 4,17% e popullatës së përgjithshme të komunës u deklaruan shqiptarë.

Me përjashtim të disa familjeve në Veles, pjesa më e madhe e shqiptarëve jeton në fshatrat jugore të komunës që vargëzohen njëra pas tjetrës, duke formuar një grumbull kompakt.

Sipas të dhënave të dorës së parë që zotëron Konica.al, me shumicë të thekshme shqiptare janë fshatrat Buzalkovë, Slivnik, Klukovec, Kalaslar i epërm dhe Koçillarë, kurse një numër më i vogël jeton edhe në Orizare të Epërme. /konica.al/

http://konica.al/2017/09/kocillara-ose-fshati-lindor-shqiptar-ne-maqedoni/

_________________
KLAOHI ZIS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sewaturand

avatar


Numri i postimeve : 55
Join date : 04/09/2017

Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser - Faqe 2 EmptyMon 02 Oct 2017, 19:23


_________________
KLAOHI ZIS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser   Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pamja shqiptare e Maqedonise, dje, sot dhe neser
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Shihet pamja skenderbejt ne qiell
» Shqiptarë të turqizuar
» Shqiptarët në Mal të Zi,
» Shkolla Shqiptare e Athinës
» Shqiptarët në Zvicërr

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Çështje shqiptare :: Atdheu Pellazgjik-
Kërce tek: