Gjella e Hasit
Gjella e Hasit – Receta e Malësive Shqiptare trashëguar ndër shekuj
Ky gatim special shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer sidomos me turshitë e amvisave shqiptare, sallata të freskëta, bukë të thekur, djathra të ndryshëm etj.
Më poshtë do të gjeni recetën e vjetër të përgatitjes së kësaj pjate të mrekullueshme dhe dimërore krejt lehtë në shtëpi, një mënyrë fantastike për ta shijuar e ndarë me familjen.
Përgatitja e Gjellës së Hasit në shtëpi
Përbërësit
300 gr miell misri
4 lugë vaj ulliri
250 gr-300 gr të pjesëve të brendshme të qengjit
2 gota uji me kos
Një kokërr hudhër
Një lugë çaji me kripë
Përgatitja
Të brendshmet e qengjit i lajmë mirë me ujë të rrjedhshëm dhe i lëmë të zjejnë.
Në enë tjetër shtojmë vajin e ullirit. Hedhim miellin e misrit dhe e trazojmë derisa mielli i misrit të marrë ngjyrë të kuqërremtë.
Pastaj lëngun e mishit të zjerë e hedhim mbi miellin e skuqur dhe vazhdojmë trazimin derisa masa të marrë trajtën e supës.
E lëmë kështu të zjejë për rreth 10 minuta.
Më pas, të brendshmet e ziera i presim në thela të vogla dhe i hedhim brenda në enën ku po zien mielli me lëng mishi.
I lëmë të ziejnë edhe për 2-3 minuta dhe e heqim enën nga zjarri.
Gatimi i përfunduar mund të përzihet me kos sipas preferencës.
Kjo pjatë është e pasur me vlera ushqyese, proteina, karbohidrate, hekur dhe zink.