Kandhaon

Numri i postimeve : 797 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
 | Titulli: Dinamoja Sat 25 Feb 2023, 21:03 | |
| Maqinë e cila energjinë mekanike e kthen në energji elektrike. Në fillesat e përdorimit të tij, dinamoja âsht vu në lëvizje nga maqina me avull dhe ka shërbye për me prodhua rrymë për industri dhe për nevoja shtëpiake. Poashtu janë përdorur në radiot me çekërk, llampat me çekërk, dhe për mbushje baterish me lëvizje të çekërkut me dorë. Dinamoja prodhon rrymë të vazhduar, ndërsa në ditët e sotme është zëvendësuar në masë të madhe nga alternatorët që prodhojnë rrymë elektrike të alternuar. Sidoqoftë, dinamoja ende përdoret në raste të caktuara si p.sh. në biçikleta ku sillet nga vetë lëvizja e rrotave dhe shërben për me mbajtë ndezun dritat e biçikletës, Gjeneratori elektrik i Vollriçit (Woolrich), i ndërtuem në shkurt 1844, i futun në korniza druni  | |
|