FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Të reja nga Sanxhaku

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dedro
MODERATOR


Male Numri i postimeve : 57
Join date : 23/04/2013
Age : 36
Location : Në Fushat e Elysesë

MesazhTitulli: Të reja nga Sanxhaku   Fri 04 Jul 2014, 17:05

Pllaka përkujtimore e Aqif Blytës, “plagë” për Serbinë !

18.07.2013

Edhe për pak ditë, bëhet një vit që në shëtitorën e këmbësorëve në qendër të qytetit të Pazarit të Ri (Novi Pazar) është vendosur pllaka përkujtimore e Aqif Effendi Blytës. Pllaka përkujtimore është vendosur me vendimin e Këshilli Kombëtar Boshnjak (boshnjakisht: Bošnjačko nacionalno vijeće), mandej në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri në qeverinë e Serbisë Sulejman Uglanin dhe Sekretari shtetëror në Ministrinë e Arsimit Muhedin Fijuljanin, që të dytë nga ky qytet, e që për mediat serbe ky ishte një skandal.



Ismet Azizi

T’i përkujtojmë lexuesit se Aqif Blyta (1887 - 21.01.1945 (kur edhe u ekzekutua nha OZNA), me prejardhje nga Gjakova, populli i Sanxhakut dhe më gjerë e njohin si Aqif Efendia , është njëri ndër politikanët dhe patriotët më të shquar të Sanxhakut të Pazarit të Ri ndërmjet Dy Luftërave Botërore dhe gjat Luftës së Dytë Botërore. Aqif Blyta ishte veprimtar i shquar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet në Kuvendin Kombëtar në Tiranë (1943-1944). Aqif-efendia, I cili kishte përkahjen e pakursyer të Shaban Polluzhëz dhe luftarëve të tij, është më i merituari në mbrojtjen e N. Pazarit nga sulmet dhe shfarosjet çetnike.



Pas vendosjes së pllakës përkujtimore qeveria serbe menjëherë kishte udhëzuar ministritë përkatëse që të shqyrtojnë rastin dhe të gjejnë një mënyrë për ta hequr pllakën në fjalë. Ishin kryer indspektimi i jashtëzakonshëm, me të cilin është konstatua gjendja faktike për marrjen e masave të nevojshme. Afati i fundit për të hequr pllakën ishte 9 shtatori po i atij viti. Këshilli Kombëtar Boshnjak sëpari ishte tërhequr , dhe pastaj kishte autorizuar një avokat të ri për të iniciuar kërkesën për rehabilitim Aqif Effendiut (edhe pse një gjë të tillë KKB e kishte bërë qysh në vitin 1991). Çdo gjë tjetër mbeti e njëjtë dhe askush nuk besonte (të rrallët janë edhe sot që besojnë) se pllaka përkujtimore të hiqet ndonjëherë.

Një tjetër iniciativë për të ngritur një pllakë tjetër , të ngjashme me pllakën në fjalë, në Novi Pazar, ka kaluar pa u vënë re. Kah fundi i tetorit të vitit të kaluar, OJQ Urban-in e Pazarit të Ri ka nisur një iniciativë që pran soliterit "Kulla", ku të rinjtë të mblidhen, të vendoset pllaka me emrin dhe me një biografi të shkurtër të Sërxhan Aleksiq, një serbi nga Trebinja, i cili vdiq pasi iu nënshtrua lëndimeve të marra nga ushtria e Republikës Serbe , gjat luftës në B dhe H , kur ishte përpjekur ta mbroj bashkëqytetarin e tij boshnjakë.

"Kemi dashur që pllakën përkujtimore ta vendosim në një vend ku tubohen të rinjtë, që t'i përkujtojmë ato vlera që i tejkalojnë kufijtë etnik, fetarë dhe barriera tjera", tha drejtor ekzekutiv i Urban-nit Sead Biberoviq.

Kërkesa i është adresuar Këshillit të Qytetit të Novi Pazarit, nga është kthyer përgjigje nga shërbimi profesional i cili thirret në dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe Ligjit për planifikim dhe ndërtim. Ligji thotë që qeveritë lokale të përcaktojë dhe të vendosin për emrat e rrugëve, shesheve, lagjeve, fshatrave dhe pjesë të tjera të vendbanimeve në territorin e saj në marrveshje me ministritë përkatëse, dhe në qoftë se "në at territor gjuhë zyrtare është ghuha e ndonji minoriteti në këtë procedurë do të mirret mendimi i Këshillit Kombëtar " dhe " vendosja e përmendoreve dhe monumenteve në hapsirat publike, i kryejn dhe i rregullojnë qeveritë lokale ".

E përditshmja beogradase ‘Danas” duke kundërshtuar vendosjen e pllakës përkujtimore të Aqif Blytës, shkruan : E gjith kjo ka qenë e duhur të zbatohet gjithashtu edhe për vendosjen e pllakës përkujtimore të Aqif Effendiut. Kështu është thënë në raportin e inspektimit të jashtëzakonshëm. Në administrata e qyteti shërbimet profesionale e kan "mbrojtur" që at dokument askush nuk e ka parë dhe të presin "kur të arrinë me shkrim të mirren masat e duhura."

Mandej ‘Danas” e njofton opinionin me proceduart të cilat duhet ndjekur në vendosjen e pllakave përkujtimore dhe memorialeve të ngjashme dhe vazhdon: “Në arsyetimin e shërbimit profesional të Këshillit të Qytetit thuhet se është e nevojshme që të formohet Këshillin për marrëdhënie ndëretnike, përbërjen e të cilit e përcakton parlamenti i qytetit, ndërsa vendimin e merr Kuvendi i qytetit. Vetëm atëherë hyhet në procedurë. Hapi i parë është marrja e pëlqimin nga Këshilli, ndërsa hapi tjetër është vendimi i parlamentit të qytetit për vendosjen e pllakave përkujtimore.”

Në shator të viti të kaluar, Presidenti KKB Esad Xhuxheviq, me këtë rast kishte deklaruar se “paneli do të mbetet, edhe pse qeveria ka mjete për ta larguar me forcë panelin e Aqif Effendiut”
mandej Xhuxheviq për ta argumentuar mendimin e tij vazhdoi: “Ai për ne është një figurë e padiskutueshme historike. Nëse dikush mund të na bindin ndryshe, ne jemi të gatshëm për të biseduar. Ndërsa panelin nuk e heqim”. Këto ishin fjalët e njeriut kyq sa i përket këtij rasti, të cilat ende qëndrojnë.

http://www.kokaj.net/rajoni-bota-detale/items/pllaka-perkujtimore-e-aqif-blytes-plage-per-serbine.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Dedro
MODERATOR


Male Numri i postimeve : 57
Join date : 23/04/2013
Age : 36
Location : Në Fushat e Elysesë

MesazhTitulli: Re: Të reja nga Sanxhaku   Fri 04 Jul 2014, 17:08

Sanxhak: Pas ndryshimeve të mbiemrave në radhë është ndryshimi i emërtimit të shkollave

Ismet Azizi

Këshilli Kombëtar Boshnjak (KKB), pas iniciativës për heqjen e prapashtesave ić dhe vić, së fundmi ka vendosë t’i ndryshoj edhe emrat e shkollave në Sanxhak. Ka indikacione se në radhë do të vijnë edhe ndryshimi i emrave të vendbanimeve.

Pas iniciativës për ndryshimin e mbiemrave dhe për tua heqë prapashtesat ić, dhe vić, kryetari i KKB-së, së fundmi ka dalë me një iniciativë të re, për ndryshimin e emërtimeve të shkollave. Nga mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar Boshnjak, të cilën e kryesoi Esad Džudže(vić) doli iniciativa për ndryshimin e emrave të tetë shkollave fillore në Novi Pazar të cilat mbajnë emrat e personaliteteve serbe. Këto do të zëvendësohen me emra të personaliteteve të shquara, siç thonë ata, “boshnjake” nga Sanxhaku. Shkolla fillore “Aleksa Đilas Bećo” në të ardhmen të quhet “ Fehrat–beg Draga”, mandej, ajo që sot quhet “Desanka Maksimović” do të ndryshohet në “Musa Qazim Çatiq” , “Jovan Jovanović Zmaj” do të quhet “Ahmet Ali Gurbi” kurse “Vladimir Perić Valter” do të zëvendësohet me “Murat effendi Sheqeragiq”, etj.

Shkollat janë shpallur si institucione të rëndësisë së veçantë për myslimanët (Sanxhaklinjtë-Boshnjakët), ndërsa iniciativën në fjalë e kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe në administratat e këtyre shkollave. Propozimi ende nuk ka arritur të shqyrtohet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, e cila e jep fjalën e fundit për ndryshimin e emërtimeve të institucioneve arsimore.

Si duket një ndryshim i tillë nuk është i pa mundur. KKB e ka vërejtur me kohë këtë gjë. Sipas ligjeve të Serbisë, vendimin për të ndryshuar emrin e institucionit arsimor së pari e bën organi menaxhues, në këtë rast Këshilli i Shkollës. Mendimin për ndryshimin e emrit të shkollës do të duhet ta jap edhe Këshilli i Arsimtarëve dhe Këshilli i Prindërve, si dhe qeveria lokale. Pas kësaj, kërkesa për rishikim i dorëzohet Ministrisë, përmes administratorit të shkollave i cili duhet ta jap mendimin e tij, duke arsyetuar procedurën formale në Ministrinë e Arsimit. Nëse kërkesa i kalon të gjitha këto procedura, Ministria do të duhej të sjell vendimin e vet.

Lista me emra të personaliteteve serbe siç janë Karaxhiqi, Shantiqi, Zmaji, Maksimoviqi, etj, do të zëvendësohen me emra të figurave të shquara myslimane të Sanxhakut që janë poetë, politikanë, gjykatës, profesorë universitar etj. Më i vjetri është nga shekulli XIV, e deri te personaliteti që ka vdekur kohëve të fundi. Kjo nismë është krejt në fillim dhe nuk ka arritur as në shkollat të cilat është kërkuar riemërtimi nga KKB. Drejtorët nuk janë shumë të gatshëm për të komentuar për këtë iniciativë. Mundohen të gjinden disi, gjëja se nuk kanë dëgjuar, nuk kanë marrë kërkesa zyrtare, dhe se nuk kanë dëgjuar zyrtarisht, e kështu me radhë.

Ndoshta do të ishte shumë më mirë sikur KKB të ndërmerrte iniciativë në ndryshimin, gjegjësisht kthimin e emërtimeve – toponimve të mëhershme të cila i ka ndryshuar Serbia me rastin e okupimit të Sanxhakut në vitin 1912. Novi Pazari, dikur është quajtur Pazarishte, mandej Yeni Pazar, Pazari i Ri, kurse vendbanimet fshatare si Ugao – Uglla, Bandžovi-Buxhovi, Mur-Muri, Orle-Orli, Dacići- Dacajt. Toponimet; Ibar- I bardhë, Lim –Lum, Vapa –Vapa, Peshter,- Peshterr, Raska-Rrasa, etj. Mandej mbiemrat si Ljajić-Lajqi, Ṡalići-Shala, Ugla-Uglanin, Gusinac-Gucia etj.

Departamenti për Arsim i Bashkësisë Demokratike të Sanxhakut, duke analizuar iniciativën për ndryshimin e emërtimeve të shkollave në Sanxhak, ka lëshuar këtë deklaratë për shtyp:

“Kërkesa për riemërtimin e shkollave fillore në Novi Pazar, Tutin dhe Sjenicë bazohet në të drejtën legjitime të boshnjakëve se institucionet arsimore, në vendbanimet ku ata janë shumicë, të emërtohen më emrat e personaliteteve të shquara nga radhët e popullit të Sanxhakut

Ministria e Arsimit duhet t’i shqyrtoj seriozisht dhe t’i merr në konsideratë sepse këto kërkesa rrjedhin nga idetë e thella humanitare dhe nuk prishin marrëdhëniet ndër njerëzore dhe nuk kanë për bazë urrejtjen nacionale dhe as fetare apo ndonjë diskriminim tjetër.”

Në mënyrë që këto kërkesa të marrin epilog pozitiv zyrtar, është e nevojshme që të harmonizohen me të gjithë faktorët politikë, etnike dhe sociale të boshnjakëve në Serbi. Në këtë drejtim në të ardhmen duhet koordinim para se të parashtrohen kërkesat e tilla apo të ngjashme për autoritetet kompetente që kanë të bëjnë me të drejtat kolektive të boshnjakëve.

“Urban in”, një organizatë joqeveritare, e cila në fakt është është pro qeverisë së Serbisë, propozimin e KKB për ndryshimin emrave të shkollave në Sanxhak e ka vlerësuar si (s’ka si mos ta vlerësojnë ndryshe) “ vazhdimësi e sjelljes së papërgjegjshme të udhëheqësish së këtij këshilli”.

Të gjitha këto iniciativa, kërkesa për ndryshime të gjendjes aktuale në Sanxhak, kanë duke shkuar në drejtim të një autonomie kulturore dhe territoriale, për të cilën myftiu M. Zukorliq pat deklaruar: “ Ne nuk do ta shpallim autonominë. Ne do ta krijojmë autonominë”. Tek e fundit e ardhmja është e popujve që kanë zhvillim pozitiv demografik. Vlen të përmendet në vazhdimësi se shtim pozitiv të popullsisë kanë pikërisht komunat e këtij regjioni dhe ato të Luginës së Preshevës. Nataliteti më i lartë është në komunën e Tutinit me 16.2 ‰, N, Pazar 15.6 ‰, mandej vjen Presheva me 13.6 ‰. Autoritete serbe duket se e kanë kuptuar që këto shkolla u takojnë këtyre fëmijëve që sa po kanë lindur dhe që do të lindin.

http://thealbanian.co.uk/sanxhak-pas-ndryshimeve-te-mbiemrave-ne-radhe-eshte-ndryshimi-i-emertimit-te-shkollave.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN


Numri i postimeve : 380
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Të reja nga Sanxhaku   Sat 19 Jul 2014, 18:00

Një dokumentar nga top chanel që tregon gjendjen e vërtetë të shqiptarve në Sanxhak


_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Të reja nga Sanxhaku   Today at 19:14

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Të reja nga Sanxhaku
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbulime të reja nga qytetërimi antik egjiptian
» Konfirmohet zbulimi i Matrix-t te Universit
» Ndriçimi i Mendjes
» Sa besoni në ''Ligjin e tërheqjes'' ?
» Lëvizje të reja shpirtërore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona :: Malësia-
Kërce tek: