FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Benda - hyjneshë thrake

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN


Numri i postimeve : 382
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Benda - hyjneshë thrake   Fri 04 Jul 2014, 16:15

BENDA Në shkrimet e grekëve, kjo perëndeshë thrako-jugore njihet si Bendida, Bendis ose Mendis
Emri i padyshim shpjegohet me fjalët shqipe bindem, bind, përbindësh, bindje, dhe ka lidhje me emrin e perëndisë ilire Bindi (Bindus). Ajo ishte me gjasë hyjneshë e pyjeve, gjuetisë, por ndoshta edhe e martesës.
Qysh në vitet 429-428 p.e.s. Benda ishte e adhuruar, në formë kulti shtetëror në Athinë/ Në festën që quhej Bendideja, që mbahej më datën 19 ose 20 Thargelion, dy procesione baheshin, njëri nga thrakët e pasur e të pushtetshëm të Pireut, dhe tjetri nga athinasit. Bendideoni apo faltorja e Bendës, ishte ndërtuar në kodrën Munikia.
Bendideja siç përshkruhej në veprën Republika të Platonit, ishte spektakulare por nuk përmbante shenja të ndonjë karakteri orgjiastik. Benda ishte kryesisht e identifikuar me Artemidën greke.
Në relieve dhe shtatore të vogla, Benda paraqitet me veshje thrakase dhe kapelë frigjiane. Atributet e saj janë shpesh një kupë e blatimeve në dorën e djathtë dhe një shtizë në të majtën. Në monedhat e Bythinisë ajo paraqitet duke mbajtur dy shtiza në dorën e djathtë dhe një thikë në të majtën. Në monedhat nga Kabylja, ajo mban dy pishtarë, ose një pishtar e një paterë. Pishtarët ishin gjithashtu atribute të perëndeshën greke Hekata, me të cilën Benda ka qenë gjithashtu e identifikuar.
Një faltore kushtuar Bendës apo Mendës, ishte në vitin 188 p.e.s. në bregun e djathtë të Hebrit (sot Marica në Bullgari). Të dhënat e mëvonshme përmendin një tjetër faltore në Egjypt, pranë Ptolemaidës. Emri i saj është hasur si emër grash edhe në Thraki edhe në Greqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN


Numri i postimeve : 382
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Benda - hyjneshë thrake   Fri 04 Jul 2014, 16:37

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN


Numri i postimeve : 382
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Benda - hyjneshë thrake   Sun 06 Jul 2014, 12:48

Një krahinë në Shqipëri, Bende, është quajtur me emrin e kësaj hyjneshe.

Ajo njihej me emrin "mbretëresha" (basileia), dhe gratë thrake e pajone i ofronin dhurata të mbështjellura me kashtë.

Në Athinë njihej si Perëndesha e Madhe (megale thea). Adhurueset e saj femra, luanin vallen rituale të ariut për nder të saj.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Benda - hyjneshë thrake   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Benda - hyjneshë thrake
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: