FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Çështja çame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 443
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Çështja çame   Fri 04 Jul 2014, 11:47

http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/06/24/gjenocidi-ndaj-cameve-70-vjet-pa-zgjidhje/

Gjenocidi ndaj çamëve, 70 vjet pa zgjidhje

PDIU dhe shoqata “Çamëria”, aktivitete përkujtimore me moton “Ne nuk harrojmë!”

FATJONA MEJDINI

foto Cameria“Ne nuk harrojmë!”. Kjo është motoja kryesore për të përkujtuar 70-vjetorin e masakrës më mizore të kryer ndonjëherë ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, shoqata “Çamëria” dhe komuniteti çam në të gjithë vendin, çelën javën e përvitshme të “Kulturës dhe Historisë Çame” me rastin e 70-vjetorit të gjenocidit grek ndaj popullsisë së krahinës së Çamërisë. Ashtu si dhe vitet e tjera, përkujtimi i kësaj çështjeje që mbetet ende pa gjetur dritën e zgjidhjes, do të marrë fokus të veçantë. Në ditët e caktuara të javës do të zhvillohen aktivitete të shumta për të promovuar historinë, kulturën dhe traditën çame. Një vëmendje e madhe këtë javë do t’i jepet dhe gjenocidit të kryer ndaj kësaj popullsie, vepër e cila, pavarësisht shtatë dekadave të kaluara, nuk ka marrë ndëshkim, por as dhe një ndjesë publike nga pala greke. Aktiviteti i fundit do të kryhet pikërisht të shtunën e 28 qershorit në Kllogjer, aty ku po ngrihen edhe Varrezat Monumentale të Shqiptarëve të Çamërisë. Përvjetor i 70 i masakrës së kryer ndaj popullsisë civile e të pafajshme çame e gjen Shqipërinë me një rezolutë pro zgjidhjes së kësaj çështjeje në Kuvendin e saj. PDIU, partia që një pjesë të madhe të programit të saj ia ka dedikuar zgjidhjes së çështjes çame, ka në përbërje të saj pesë deputetë, duke u bërë kështu partia e katërt parlamentare në vend.

Axhenda

Java Çame u hap zyrtarisht dje me banderola të shumta në të gjithë Tiranën. Bulevardi dhe disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit u mbushën me flamuj kombëtarë dhe me stemën “I Love Çamëria” (Unë e dua Çamërinë). I njëjti dekor është përzgjedhur edhe për një prej pikave më të rëndësishme hyrëse të kryeqytetit “Zogun e Zi”. Ndërsa në sheshin “Nënë Tereza”, përpara shatërvanit, janë vendosur shkronja tredimensionale “I Love Çamëria”. Edhe në qendër të sheshit “Skënderbej”, përpara monumentit të Heroit Kombëtar janë vendosur shkronja tredimensionale. Në fund, Mozaiku që qëndron në krye të Muzeut Historik Kombëtar është pasuruar me logon “70 vjet gjenocid” që është lajtmotivi i Javës Çame gjatë këtij viti. Dje pasdite, Presidenti i Republikës, Nishani, dekoroi dy figura të ndritura të shqiptarëve të Çamërisë, Abedin Dinon, me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe Ibrahim Hoxhën, me Urdhrin “Naim Frashëri”. Aktivitetet do të vijojnë sot paradite në Muzeun Historik Kombëtar, ku do të çelet ekspozita mbi 70 vitet e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, me pjesëmarrjen e autoriteteve të rëndësishme politike vendase dhe ndërkombëtare. Ditën e mërkurë do të promovohet botimi më i ri akademik, i hartuar nga një grup profesorësh, ndër më të njohurit në vend dhe i titulluar “Epiri i Jugut, Çamëria”. Ditën e enjte, vëmendja do të zhvendoset brenda Kuvendit të Shqipërisë, ku së paku pesë deputetë shqiptarë të Çamërisë do të debatojnë mbi zgjidhjen politike të çështjes çame. Java Çame këtë vit do të kulmojë më 27 qershor në Tiranë. Në ndryshim nga vitet e kaluara, aktiviteti qendror i këtij viti do të jetë në kryeqytet, si një simbol i mbijetesës dhe forcës së çështjes çame në zemër të kryeqytetit shqiptar. Aktiviteti do të zhvillohet në orën 18:00 në sheshin “Nënë Tereza”. Ditën e shtunë, më 28 qershor, një delegacion i shoqatës “Çamëria” do të shkojë në Kllogjer të Sarandës për të zhvilluar homazhet e përvitshme në Varrezat Monumentale të Shqiptarëve të Çamërisë.

Axhenda

E martë

Te Muzeu Kombëtar çelet ekspozita për gjenocidin

E mërkurë

Promovim i botimit më të ri akademik me titull “Epiri i Jugut, Çamëria”.

E enjte

Debat për çështjen çame në Kuvendin e Shqipërisë nga pesë deputetët e PDIU-së

E premte

Aktiviteti kryesor përkujtues në orën 18:00 në sheshin “Nënë Tereza”

E shtunë

Rrugëtimi i përvitshëm i komunitetit çam drejt Kllogjerit te Varrezat Monumentale




Kosova përfshihet në përkujtim

Rruga “Çamëria” në Prishtinë,

Shpend Ahmeti, mbështetësi kryesor

Java Çame u çel për herë të parë në mënyrë paralele edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, me të njëjtat simbole dhe nota festive si në Tiranë. Për të nisur ceremonialin e përkujtimit, i cili do të zgjasë për një javë, në Prishtinë ishin të pranishëm kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, dhe katër deputetët e tjerë të kësaj partie. Ata u shoqëruan në rrugën e tyre përmes bulevardit “Nënë Tereza”, të dekoruar me flamuj “I Love Çamëria” nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Në fjalën e tij për mediat, kryetari i ri i Komunës së Prishtinës, Ahmeti, shprehu kënaqësinë që është Prishtina çelësi i javës çame, duke treguar që shqiptarët kudo ku jetojnë kanë ndjeshmëri për çështjen çame, që për shqiptarët e Kosovës është edhe më e madhe për shkak të historisë së përbashkët. Nga ana e tij, kreu i PDIU-së, Idrizi, vlerësoi vokacionin që kanë shqiptarët e Kosovës dhe në mënyrë të veçantë edhe kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, për sa i përket kauzës çame. Në Prishtinë, pritet që një nga rrugët e kryeqytetit të Kosovës të mbajë emrin “Çamëria”. Këshilli Komunal i Prishtinës pritet të marrë një vendim për këtë emërtim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 443
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Çështja çame   Fri 04 Jul 2014, 11:50

http://time.ikub.al/73fde0aa9c/b0f4e3e98236e7f487b6f9c1a9a279ca/Lajm_camet-besojne-te-drejtesia-europiane-.aspx

“Çamët besojnë te drejtësia europiane”

video.top-channel.tv/mediaplayer/gazeta%20shqip_7%20sec.flv


“Çamët besojnë te drejtësia europiane”
28/06/2014

“Ne e duam Çamërinë sepse Çamëria është e jona”. Me këtë slogan, kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi i është drejtuar të pranishmëve të mbledhur në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”, në përkujtim të 70 vjetorit të genocidit ndaj popullsisë çame në Greqi. Por sipas Idrizit, ky tubim ka një tjetër mesazh veç përkujtimit.

“Ne nuk jemi këtu për të filluar një vajtim kolektiv, nuk mund ta shërojmë. Ne jemi këtu për ta shndërruar në forcën tonë”, tha Idrizi.

Kreu i PDIU-së theksoi se partia e tij është mbështetëse e fuqishme e Bashkimit Europian, por më parë duhet të bashkohemi mes nesh.

“Partia jonë e do bashkimin kombëtarë dhe projektin e madh të familjes europiane. Por para se të bashkohemi me të tjerët ne duhet të bashkohemi me njëri tjetrin. Të reagojmë bashkë sepse ne jemi të gjithë shqiptarë”, u shpreh kreu i PDIU-së.

E në fund të fjalimit të tij, Shpëtim Idrizi, risolli në vëmendje amanetin e të parëve.

“Ne do t’i kthehemi Çamërisë dhe do të gëzojmë pasurin e prindërve tanë. Ato janë tonat dhe janë shqiptare dhe tani është koha”, shtoi Idrizi.

I pranishëm në këtë ceremoni përkujtimore ishte dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, i cili theksoi se kjo ditë tregon se shqiptarët nuk harrojnë.

“Ne jemi mbledhur këtu pasi refuzojmë të harrojmë. Ne nuk duhet ta mendojmë veten as brenda kufijve administrativ të Shqipërisë dhe as të Kosovës, për arsye se kombi shqiptar është më i madh se Shqipëria, më i madh se Kosova dhe më i madh se të dyja këto bashkë. Teksa përmendim gjithmonë përmendim gjithmonë edhe Çamërinë edhe Kosovën, nuk duhet të harrojmë se ashtu siç e ka Shqipëria Çamërinë e saj në jug, ashtu edhe Kosova e ka Çamërinë e vet në veri-lindje. 700 vendbanime shqiptare janë dëbuar nga Nishi. Prandaj Çamëria e ka motrën e vet jo në Kosovë, por në veri-lindje të saj”, deklaroi Albin Kurti.

Ky përkujtim mbyllet të shtunën me marshimin e përvitshëm në Qafë Botë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 443
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Çështja çame   Fri 04 Jul 2014, 11:54

http://time.ikub.al/73fde0aa9c/1344f90e673e2866f2da923046f7be4e/Lajm_Sot-70-vjet-nga-genocidi-grek-mbi-camet-Idrizi-mbeshtetet-nga-Albin-Kurti.aspx

Sot, 70 vjet nga genocidi grek mbi çamët, Idrizi mbështetet nga Albin Kurti

Tiranë – PDIU-ja e Shpëtim Idrizit është mbështetur fort sot për zgjidhjen e çështjes çame, nga një aleate e saj nga Kosova, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti.

Ndërsa komuniteti çam në Shqipëri ka përkujtuar sot në qëndër të Tiranës, 70-vjetorin e genocidit grek mbi popullsinë çame, thirrur në një tubim të gjërë nga PDIU, në radhën e parë binte në sy i ftuari nga Kosova, kreu i Vetëvendosjes.



Në mes të flamujve kombëtarë që kishin mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Shpëtim Idrizi, që hapi tubimin, tha:

“Ne të PDIU-së, jemi sot partia e vetme që mban të gjallë flamurin e shqiptarizmit në parlament. Kjo është arsyeja pse ne jemi aleatët më të fortë të Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë që e vetme mban të palëkundur flamurin kombëtar.

Vetëvendosja ishte partia e vetme që në këto zgjedhje e mbajti të hapur çështjen e bashkimit kombëtar.

Do ju lutesha të përshëndetnit me një brohoritje të fortë Albin Kurtin, liderin heroik të Vetëvendosjes, njeriun që nuk lëkundet për mbrojtjen e kauzës sonë kombëtare, e kauzës çame.

Me Shpend Ahmetin, kryetarin e Prishtinës nga Vetëvendosja, ne e bëmë të hënën, Prishtinën si Tiranën. Ne e bëmë Kosovën që të thotë njëzëri me Shqipërinë: ne e duam Çamërinë.

Nuk jemi këtu për të filluar një vajtim kolektiv për gjëmën që na ka rënë,” – theksoi Idrizi, – “por jemi këtu për ta shdërruar atë në forcën e 10 milionë shqiptarëve kudo ku i kanë dhënë Zoti.”

Albin Kurti: Çamëria të dalë nga harresa e shqiptarëve e pastaj, ajo e ndërkombëtarëve

Në fjalën e tij, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha: “Sot jemi mbledhur në 70 – vjetorin e genocidit grek mbi Çamërinë, por sot ne shënojmë edhe 170- vjetorin e Fjalorit të Naum Veqilharxhit, edhe 170-vjetorin e “Megalidhesë” si dhe 170-vjetorin e “Naçertanjes” së Serbisë.

Pra, shqiptarët janë për gjuhën shqipe, ndërsa serbët e grekët janë shtete ekspansioniste dhe kjo nuk ka ndryshuar e as do ndryshojë vetvetiu, por vetëm kur shqiptarët do të ngrihen dhe do të zmbrasin orekset e tyre.

Genocid ndaj shqiptarëve është bërë vetëm se shqiptarët nuk ishin pakicë, por se ishin shumicë. Genocidi nuk bëhët ndaj pakicës. Prandaj neve na takon që Çamërinë ta trajtojmë ashtu si është dhe duhet të jetë gjithmonë, pjesë e çështjes kombëtare shqiptare. Çështja çame është pjesë e së tërës dhe ka nevojë për vëmendjen e të gjithëve.

Çamëria duhet të dalë së pari nga harresa dhe neglizhenca e shqiptarëve dhe pastaj, ajo e ndërkombëtarëve,” theksoi Kurti.

Në fjalën e tij, Kurti nënvizoi se Shqipëria dhe Kosova duhet ta ndihmojnë njera tjetrën në rrugën e integrimit, duke mos lejuar që Serbia të hyjë para tyre në Bashkimin Europian, me qëllim që rrugëtimi i tyre drejt BE-së të jetë më i lehtë.

ar.sh/Oranews.tv
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Çështja çame   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Çështja çame
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Epiri-
Kërce tek: