FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Rasti "Monstra"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Pleurat
MODERATOR
avatar

Male Numri i postimeve : 33
Join date : 18/03/2013
Age : 30
Location : Gjilan

MesazhTitulli: Rasti "Monstra"   Thu 03 Jul 2014, 16:31

Rasti “Monstra”, është montuar në Koçan

Rasti “Monstra” po merr një drejtim tjetër. Dëshmia e Haki Azirit, i cili së pari ishte dëshmitar i mbrojtur e më pas i akuzuar si ndihmës terrorist ishte krejt ndryshe nga ajo që ai ka dhënë para gjykatësit hetues.

“Dëshminë para gjykatësit hetues e kam dhënë nën kërcënimin e inspektorëve, ndërsa e vërteta është krejt ndryshe. Kur më arrestuan inspektorët më kërcënuan se do të më dënojnë me 20 vjet burg ose nuk do të lëshojmë më të gjallë, nëse nuk pranoja se Alil Demiri ka kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës”, tha ai. Haki Aziri, sqaroi se shtatë ditë është mbajtur në Koçan nga ana e inspektorëve, ku dhe është kërcënuar me jetë për të nënshkruar atë që është shkruar si dëshmitar i mbrojtur.

Ai theksoi se ka presione të shumta dhe paralajmëroi se gjatë mbajtjes në burg mund ta ekzekutojnë. “Nga dita e sotme, nëse më ndodhë diçka, dëshiroj që ta dini të gjithë, mund të më ndodhë vetëm prej shtetit, pasi jam i rrezikuar. Unë nuk do të bëjë kurrë vetëvrasje, por kam presione. Inspektori i policisë më tha se do të më vendosë plumbin në kokë, ndaj frikësohem se mund të më montojnë diçka e pastaj të thonë se ka bërë vetëvrasje. Frikësohem se mund të më ekzekutojnë! Besomëni, nuk jam vrasës, nuk jam terrorist, por dua që të gjithë të jeni në dijeni për kërcënimet që më bëjnë”, tha ai,transmeton Almakos

Gjykata nxori jashtë sallës të akuzuarit e tjerë në momentin kur Haki Haziri jepte deklaratën e tij, duke u arsyetuar me ndërlikueshmërinë e procesit. Po ashtu nga salla e gjyqit u nxorën edhe familjarët e pesë viktimave, të cilët fyen me zë të lartë të akuzuarit, duke i quajtur ata vrasës.

Një ditë më parë para trupit gjykues dëshmuan edhe të akuzuarit e tjerë, Fejzi Haziri, Agim Ismailoviq dhe Rami Sejdi, të cilët mohuan akuzën.

Për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës më 12 prill të vitit të kaluar prokuroria akuzon Fejzi Haziri, Haki Haziri, Agim Ismailoviq, Rami Sejdi që ndodhen në paraburgim në Prilep e Manastir si dhe Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri të cilët janë në arrati.

Katër të akuzuarit u arrestuan më 1 maj gjatë aksionit “Monstra” së bashku me 15 persona të tjerë, mes tyre edhe gra dhe pleq, të cilët pasi u etiketuan se janë terroristë islamik u lanë të lirë për mungesë provash. Procesi gjyqësor vazhdon.

http://www.radiojehona.com.mk/lajme-rasti-%E2%80%9Cmonstra%E2%80%9D-%C3%ABsht%C3%AB-montuar-n%C3%AB-ko%C3%A7an-4290


Edituar për herë të fundit nga Pleurat në Tue 19 Aug 2014, 19:33, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pleurat
MODERATOR
avatar

Male Numri i postimeve : 33
Join date : 18/03/2013
Age : 30
Location : Gjilan

MesazhTitulli: Re: Rasti "Monstra"   Thu 03 Jul 2014, 16:32

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pleurat
MODERATOR
avatar

Male Numri i postimeve : 33
Join date : 18/03/2013
Age : 30
Location : Gjilan

MesazhTitulli: Re: Rasti "Monstra"   Thu 03 Jul 2014, 16:32

Pse Ambasada Amerikane mundohet të neutralizoj protestën e nesërme në Shkup?

http://www.klan.mk/index.php/aktualitet/pse-ambasada-amerikane-mundohet-te-neutralizoj-protesten-e-neserme-ne-shkup/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pleurat
MODERATOR
avatar

Male Numri i postimeve : 33
Join date : 18/03/2013
Age : 30
Location : Gjilan

MesazhTitulli: Re: Rasti "Monstra"   Fri 04 Jul 2014, 12:12

Filloi protesta kundër rasteve të montuara, padrejtësisë, urrejtjes etnike e fetare…

Me parullat “Ne nuk jemi teroristë, duam drejtësi”, “Jankullovska teroriste”, “Mijallkovska drzhava”, mijëra qytetarë pasi u mblodhën para Xhamisë së Jaja Pashës po protestojnë rrugës duke marshuar drejt qendrë tregtare Mavrovasja në Shkup, duke manifestuar në këteë mënyrë pakënaqësinë e tyre ndaj dënimit me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve të akuzuar për rastin “Monstra”. Protestuesve vazhdimisht po ju bashkangjiten qytetarë duke lëvizur. Së fundmi brohoritet “Kush nuk proteston është tradhëtarë”.



http://tetova1.com/sot-proteste-kunder-rasteve-te-montuara-padrejtesise-urrejtjes-etnike-e-fetare/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pleurat
MODERATOR
avatar

Male Numri i postimeve : 33
Join date : 18/03/2013
Age : 30
Location : Gjilan

MesazhTitulli: Re: Rasti "Monstra"   Fri 04 Jul 2014, 17:12

Protesta dhe dhunë në Shkup, dhjetëra të plagosur, (VIDEO)



Dhjetëra protestues janë plagosur në përleshjet me policinë në protestat e sotme që po vazhdojnë akoma në Shkup kundër rasteve të montuara për shqiptarëve dhe dënimet e fundit me burgim të përjetshëm.

Situata ka esklauar para gjykatës themelore Shkupi 1, kur protestuesit kanë gjuajtur disa gurë drejt gjykatës dhe se me këtë është nxitur edhe reagimi i njësiteve speciale policore.



Protesta ka vijuar edhe më tutje dhe se policia ka përdorur gazë lotsjellës, shok bomba dhe topa me ujë kundër demonstruesve që janë tubuar para Bit Pazarit në Shkup.= raporton INA.

Në këtë pjesë po vijon përleshja e policisë me protestuesit dhe se janë djegur disa kontejnerë, ndërsa protestuesit janë shpërndarë edhe në pjesë tjera të rrugëve.

Protesta nisi para faljes së namazit të xhumasë në Shkup, kur mbi 5 mijë qytetarë u drejtuan drejt gjykatës, për të shprehur revoltën lidhur me dënimin me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, që kishte ndodhur më 12 prill të 2012.

Protesta ka nisur par Xhamisë së Jahja Pashës në Shkup, duke vazhduar me marshin protestues me thirrjet ““Ne nuk jemi teroristë, duam drejtësi”, “Jankullovska teroriste”, “Mijallkovska drzhava”, “UÇK”, “Stop Rasteve të Montuara” etj. (INA)

http://www.gazetaexpress.com/lajme/protesta-dhe-dhune-ne-shkup-dhjetera-te-plagosur-26575/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pleurat
MODERATOR
avatar

Male Numri i postimeve : 33
Join date : 18/03/2013
Age : 30
Location : Gjilan

MesazhTitulli: Re: Rasti "Monstra"   Sat 05 Jul 2014, 11:10

Sot terror i vërtetë kundër shqiptarëve në Shkup ushtruar nga njësiti Alfa i bullgarëve

http://www.pakufije.com/2014/07/05/nuri-seferi-terror-i-vertet-ne-shkup-ndaj-protestuesve-shqiptare/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pleurat
MODERATOR
avatar

Male Numri i postimeve : 33
Join date : 18/03/2013
Age : 30
Location : Gjilan

MesazhTitulli: Re: Rasti "Monstra"   Mon 07 Jul 2014, 20:28

Nga protesta e sotme e shqiptarëve në Strugë





Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pleurat
MODERATOR
avatar

Male Numri i postimeve : 33
Join date : 18/03/2013
Age : 30
Location : Gjilan

MesazhTitulli: Re: Rasti "Monstra"   Mon 07 Jul 2014, 20:28

Çfarë po ndodh në Maqedoni? Përse ky zemërim i shqiptarëve dhe a ka ndikime të tjera? Kim Mehmeti, gazetar, publicist i njohur dhe drejtues i zyres së Top Channel në Shkup na sjell një analizë të faktorëve që kanë sjellë në këtë situatë.

“Po shprehen pakënaqësitë e akumuluara ndër vite nga shqiptarët e këtushëm, nga viti 2001 deri më sot. Në 2001 neve na u kthye shpresa dhe këta fëmijë që protestojnë sot kanë pritur shumë. Ata që na i kthyen shpresën neve ia vranë shpresën kësaj rinie dhe ata u rikthyen në rrugë”, vlerëson Mehmeti.

Ai hedh poshtë çdo insinuatë se këto protesta janë të motivuara politikisht, duke shprehur bindjen se shumë shpejt atyre do t’u bashkohen edhe aktivistët e partive politike.

“Këto protesta nuk janë të asnjë lloji. Aktivistët e BDI-së dalë nga dalë do të bëhen pjesë e tyre. Ata e kanë kuptuar mirë mllefin e popullit dhe do të bashkohen me të”, thotë Mehmeti.

Gjithashtu, analisti i njohur i mëshon edhe nevojës për një ndërhyjrje të faktorit politik në Tiranë dhe Prishtinë.

“Ato duhet ta kuptojnë se duhet të dalin hapur nëse do jenë pranë interesave të popullit apo atë interesave të miqve të tyre. Sidomos Tirana duhet të mbajë qëndrim të qartë dhe duhet ta dijë se për këtë situatë të shqiptarëve janë fajtorë liderët politikë të tyre”, shton Mehmeti. / Top Channel

http://top-channel.tv/artikull.php?id=280934&ref=fp
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 458
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Rasti "Monstra"   Tue 08 Jul 2014, 10:49

Kim Mehmeti: Sot e tutje do të marrë pjesë në protesta



Publicisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti, e ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook që të njoftoj se edhe ai do tu bashkohet protestave që po organizohen në Maqedoni.
Mehemti ka shkruar se “nuk jam i shurdhër, i dëgjoj ata që pyesin ku jam strukur dhe pse nuk dal në protesta!?”

“Pa marrë parasysh kush i organizon ato, që sot e tutje, do marr pjesë në të gjitha protestat ku nuk ka dhunë e egërsi, por vetëm shqiptarizëm e urtësi dhe, ku do valëvitet vetëm flamuri që na bashkon të gjithëve dhe na i mbron të gjitha – ai kuq e zi me shqiponjën dykrenore në të! Ka ardhur koha kur ne prindërit duhet të jemi pranë fëmijëve tanë, që t’i mbrojmë ata nga manipulimet dhe provokuesit!”, ka shkruar Mehmeti. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Pleurat
MODERATOR
avatar

Male Numri i postimeve : 33
Join date : 18/03/2013
Age : 30
Location : Gjilan

MesazhTitulli: Re: Rasti "Monstra"   Sat 12 Jul 2014, 15:30

NUK ËSHTË LEHTË TË JESH SHKUPTAR!
12 Korrik 2014 | : Opinion | Autor: Gazeta Shqip

KIM MEHMETI

Kim MehmetiQeveritarët maqedonas bënë çmos që protestat e rinisë shqiptare në Maqedoni t’i ngjyrosin me radikalizëm fetar, që ato të duken se nuk kanë asgjë të përbashkët me shqiptarinë. Sado që tingëllon perverse, kjo tendencë u shkonte për shtat edhe partive të këtushme shqiptare, ngaqë vetëm kështu ato mundeshin t’i bindnin diplomatët e huaj, si dhe Tiranën e Prishtinën zyrtare, se nuk kanë mosmarrëveshje me popullin e vet, po me rrymat radikale fetare.

Tani, kur e panë se kjo lojë nuk u kalon, nëpërmjet Notave verbale në shenjë proteste adresuar Tiranës e Prishtinës, ata nguten që fajësinë për protestat t’ia kalojnë Shqipërisë e Kosovës! Pra, në vepër, është mendësia e cila shqiptarët e këtushëm i konsideron si ‘rrezik të përhershëm të brendshëm’, i cili është i komanduar nga jashtë! Mendësi që nuk u lejon qeveritarëve të këtushëm, përfshi edhe ata shqiptarë, të shohin se rininë shqiptare e nxori në rrugë keqqeverisja, si dhe partitë shqiptare që e çuan këtë rini të ndihet e papërfaqësuar!

Dhe kurrë nuk duhet harruar: radikalë të të gjitha ngjyrave ka pasur e do ketë gjithmonë në radhët e çdo popull! Gjithashtu kurrë nuk duhet harruar se kjo rini u rrit duke u trajnuar me ‘protestat’ e kontrolluara e të rrejshme që i organizonin aktivistët e BDI-së, e që kishin për qëllim të zbusnin revoltën shqiptare, si për shembull, protesta kundër Enciklopedisë, ajo kundër ndërtimit të Kishës në Kalanë e Shkupit e që sot është ndërtuar, protesta kundër sjelljes së përmendores së Car Dushanit në Shkup, të cilën aktivistët e BDI-së dolën ta rrënonin dhe mbase edhe do ta rrënonin, por ngaqë dolën natën, nuk arritën ta dallojnë nga të tjerat. Ja pra, ky është shpjegimi për atë se kush e nxori rininë shqiptare në rrugë dhe kush i ‘organizoi’ këto protesta: kjo qeveri dhe partitë shqiptare, të cilat madje bënë një mëkat ndaj palës maqedonase në pushtet, duke e bindur atë gabimisht se ai që i kontrollon BDI-në e PDSH-në, i ka në dorë të gjithë shqiptarët e këtushëm!

Pastaj nuk duhet harruar se qeveritarët maqedonas, përfshirë këtu gjithmonë edhe ata shqiptarë, e luftonin “radikalizmin islam” duke e “ushqyer” atë më së miri nëpërmjet “pyllëzimit” të tërë Maqedonisë me kryqe gjigantë, duke i shenjtëruar nga ndonjë prift ortodoks të gjitha objektet publike, me çka thuajse ia dolën që fenë ortodokse ta ngrenë në rrafshin e shtetërores. Pra, duke e “luftuar”, apo më mirë thënë, duke e mbuluar vetveten me mbulesën e rrezikut nga “radikalizmi islam”, këta qeveritarë ia dolën që edhe ajrin, edhe tokën, edhe qiellin, ta stolisin vetëm me emblemën etnike maqedonase dhe me atë të fesë ortodokse. E në ndërkohë, sa herë që dikush alarmonte për këtë ngritje të fesë ortodokse në rrafshin e fesë shtetërore, sa herë që dikush alarmonte për deshqiptarizimin e Shkupit, ata – madje të ndihmuar edhe nga qarqe mediatike shqiptare, posaçërisht në Prishtinë ku kanë më shumë miq partiakët e këtushëm shqiptarë – e shpallnin për “mjekrosh” të rrezikshëm. Dhe si të tillë e shpallën edhe autorin e këtij teksti, me çka e ndihmuan që nëse një ditë mbetet pa punë, të mos e ketë të vështirë të punësohet si hoxhë fshati!

Gjithashtu nuk duhet harruar sa e vështirë është të organizosh protesta në një shtet ku të manipulojnë të gjithë, duke filluar nga partitë shqiptare e deri te strukturat policore. Nuk duhet harruar pra se njëra ndër arsyet pse organizatorët e këtyre protestave duan të mbeten anonimë, është se në Maqedoni të lejojnë të organizosh protesta, por pasi të kalojë një kohë, pasi edhe vetë ta kesh harruar se ke qenë organizator i tyre, të vijë dita të përfundosh në burg për diçka që ta ka kurdisur policia.

Shkurt thënë, nuk është e lehtë të jesh SHKUPtar, ngaqë rinia shqiptare në Maqedoni është viktimë e manipulimeve të shumëfishta. Si e tillë, ajo edhe sot ndihet e vetmuar dhe e rrezikuar nga shumë qarqe antishqiptare. Ajo edhe sot ndihet e pakuptuar edhe nga shumë qarqe shqiptare, andaj bën çmos që ta shpëlajë veten nga këto manipulime. Andaj pra, rinia shkupjane është heroi i vërtetë i këtyre protestave dhe heroizmi i saj nuk ka të bëjë vetëm me bindjen e saj “se kur lufton Shkupi, nderohet e tërë shqiptaria” por edhe me të vërtetën se kjo rini i çoi të gjithë shqiptarët të ndihen nga pak edhe SHKUPtarë.

Si do që të jetë, drejtuesit e BDI-së shqiptare në pushtet, në vend që të dalin në krye të kësaj rinie, ata tregojnë se asaj i frikohen. Mbase ata më së miri e dinë nga buron kjo frikë e tyre. Pra në vend që të ofrojnë zgjidhje, kryesuesit e BDI-së janë të preokupuar me atë se kush i organizon e kush do përfitojë nga këto protesta. Me çka më së miri dëshmojnë se ata e përdorin dhe e njohin vetëm peshoren e profiterit. Dhe mbase edhe nuk mund të kenë peshore tjetër ata që thuajse e privatizuan emblemën e madhërishme të UÇK-së dhe konfliktin e 2001, duke mbuluar me atë emblemë të gjitha përfitimet personale. Kështu që edhe sot, ata nuk e konsiderojnë të vlefshëm asnjë verim të shqiptarëve të këtushëm e nga i cili ata nuk do kenë ndonjë përfitim. Pra ata i poshtërojnë dhe i ofendojnë të gjithë përkrahësit e këtyre protestave, duke harruar se ka njerëz që ndihen të fituar vetëm atëherë kur fiton populli i tyre.

Kur bëhet fjalë për qeveritarët e BDI-së, duhet thënë se ata bënë edhe një mëkat tjetër ndaj popullit tonë: i krijuan bindje të rrejshme palës maqedonase se inferioriteti dhe injoranca politike janë diçka gjenetike që i karakterizon të gjithë shqiptarët kudo që janë! Dhe nga kjo bindje buron arroganca e VMRO-DPMNE-së e shprehur në letrën drejtuar Kryeministrit Edi Rama. Nga ta dinë ata kokëboshët e VMRO-së se politikanët shqiptarë kokëtul, si disa nga ata të BDI-së që i kanë pranë vetes, janë ekzemplarë politikë në zhdukje në botën shqiptare. Andaj protestuesve të rinj shqiptarë tani u është shtuar edhe një ngarkesë: do duhet t’i bindë këta sundues kokëzbrazur maqedonas se më lehtë e ke të të bluajë guri i mullirit, se sa mençuria politike e Tiranës zyrtare.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/07/12/nuk-eshte-lehte-te-jesh-shkuptar/

_________________
Ndali këllqet, duart dhe gojën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pleurat
MODERATOR
avatar

Male Numri i postimeve : 33
Join date : 18/03/2013
Age : 30
Location : Gjilan

MesazhTitulli: Re: Rasti "Monstra"   Sat 12 Jul 2014, 15:37

Protesta ka pasur gjatë këtyre ditëve në të gjitha qytetet shqiptare, në mbështetje të Shkupit. Ja disa prej këtyre pamjeve:

Tiranë


Gjakovë

_________________
Ndali këllqet, duart dhe gojën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pleurat
MODERATOR
avatar

Male Numri i postimeve : 33
Join date : 18/03/2013
Age : 30
Location : Gjilan

MesazhTitulli: Re: Rasti "Monstra"   Wed 16 Jul 2014, 13:26

“Monstra” - familjarët ftojnë shqiptarët në protesta paqësore



Këshilli Organizativ Koordinues për rastin e montuar politik “Monstra”, fton shqiptarët që të vazhdojnë të përkrahin protestat paqësore, përmes së cilave botërisht u demaskua dhuna shtetërore që qeveria maqedonase e ushtron mbi popullin e pafajshëm shqiptar.

“Liria, si e drejtë elementare njerëzore nuk ka çmim, ajo edhe pse është e garantuar me ligj, përsëri ligjet dhe pushtetin po i keqpërdorin ata të cilët duhet të kujdesen për to. Familjarët tanë, sikur edhe shumë shqiptarë nga raste tjera të montuara siç janë Sopoti, Brodeci etj, vazhdojnë të jenë viktimë e sajimeve politike nga ana e pushtetit maqedonas, gjithnjë me të vetmin qëllim, paraqitja e shqiptarëve si element radikal dhe destruktiv”, deklaroi Bedri Ajdari, Kryesues i Këshillit Organizativ Koordinues si dhe njëri nga familjarët e të dënuarve në rastin Monstra.

Ai i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, duke përfshirë këtu edhe figurat publike, shoqërinë civile, mediat në protestat e deritanishme për zbardhjen e plotë të rastit të montuar politik “Monstra”

“Njëkohësisht apelojmë deri te të gjithë udhëheqësit politik të shqiptarëve, ministrat, deputetët, hoxhallarët, intelektualët, sektorin civil, sportistët, artistët dhe të gjithë qytetarët, që të na bashkëngjiten në protestat paqësore, nëpërmjet të cilave do t’ia arrijmë që të mbrojmë dhe sigurojmë jo vetëm lirinë e familjarëve tanë, por edhe krenarinë dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarëve”, theksoi Ajdari.

“Ne jemi shumë më të forte kur jemi bashkë, prandaj, protestat për rastin e montuar “Monstra” le të jenë fitore e jona e dyfishtë, në njërën anë lirimi I të burgosurve të pafajshëm dhe në anën tjetër, bashkimi kombëtarë mes shqiptarëve të Maqedonisë. Zoti i Gjithmëshirshëm, i bekoftë të gjithë njerëzit e drejtë dhe të përvuajtur”, shtoi ai.

http://ina-online.net/maqedoni/44987.html

_________________
Ndali këllqet, duart dhe gojën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pleurat
MODERATOR
avatar

Male Numri i postimeve : 33
Join date : 18/03/2013
Age : 30
Location : Gjilan

MesazhTitulli: Re: Rasti "Monstra"   Fri 08 Aug 2014, 21:32

Marrëveshja e Ohrit, erozioni i një modeli

Trembëdhjetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, një dokument ky që për kohën kur u miratua, u konsiderua si ‘zbulim’ që do të rregullonte të gjitha kontradiktat etnike, sociale e politike në shoqëritë multietnike.

Parimet themelore të kësaj Marrëveshje ishin 4: Tërësisht dhe pa kusht hidhet poshtë përdorimi i dhunës për realizimin e qëllimeve politike. Vetëm zgjidhjet paqësore politike mund ta garantojnë stabilitetin dhe ardhmërinë demokratike të Maqedonisë; Sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë dhe karakteri unitar i shtetit janë të pashkelshëm dhe duhet të ruhen. Nuk ekzistojnë zgjidhje territoriale për çështjet etnike; Karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase duhet të ruhet dhe të gjejë shprehjen e vet në jetën publike. Një shtet bashkëkohor demokratik, në rrjedhën natyrore të zhvillimit dhe krijimit të vet, duhet vazhdimisht të sigurojë Kushtetutën e tij që tërësisht t'i plotësojë nevojat e të gjithë qytetarëve të saj, në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare si dhe vet të zhvillohen vazhdimisht; Zhvillimi i pushtetit vendor është me rëndësi thelbësore për nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën demokratike dhe për përparimin e respektimit të identitetit të bashkësive.

Por, tash kur Maqedonia po noton në ujëra të trazuar, kur pakënaqësia qytetare e shqiptarëve ka thyer traditën e gjatë të heshtjes, askush nuk është i sigurt se sa kjo marrëveshje do të mund të mbuloj të gjitha pikëpyetjet që janë ngritur si gjilpëra mbi fushën me kontraste etnike, sociale e politike të Maqedonis.

Mbi Marrëveshjen e Ohrit janë organizuar dhjetëra konferenca e shumë projekte dhe nga individë, institucione e faktorë të ndryshëm janë dhënë vlerësime të ndryshme mbi ecurinë e implementimit të kësaj marrëveshje. Por, emërues i përbashkët i të gjitha këtyre vlerësimeve ka qenë konstatimi se MO ka pësuar ngecje në segmente të caktuara dhe jo rrallë obstruimi i mos implementimit të saj ka ardhur nga vetë politikanët.

Marrëveshja e Ohrit është një dokument i rëndësishëm që konfirmonte gjetjen e kompromisit politik në fund të një konflikti etnik. Sipas parashikimeve, kjo marrëveshje ka qenë dashur të implementohet deri në fund të vitit 2004, gjegjësisht në fillim të 2005.

Vonesat që sollën mosimplementimin me kohë të kësaj marrëveshjeje kanë mjaftuar të frustrojnë shumë njerëz, por të shfaqin edhe ide e alternativa konkurruese në “tregun” e ideve politike. Ka shumë arsye të kërkohet llogari nga ata që e kanë vonuar procesin e implementimit të MO, qofshin ata në pushtetin aktual, apo pararendës. Emërues i përbashkët i të gjithë vonuesve të këtij procesi ka qenë obstruimi i afateve duke luajtur lojë jo të sinqertë në mes të partnerëve të koalicionit.

A kanë të drejtë të thirren në ekskluzivitetin dhe në autorësinë e Marrëveshjes së Ohrit ata të cilët po e vonojnë atë që të implementohet dhe mbi të gjitha a kanë të drejtë ta konsiderojnë atë si platformë të vetme për ndonjë koalicion paszgjedhor në mes të partive politike shqiptare? Na duket e palogjikshme të vendoset si kusht një Marrëveshje , për vonesën e së cilës duhet të jepet llogari para elektoratit, dhe më së paku ajo të përdoret si adut për të neutralizuar bashkëpunimet e reja brendashqiptare. Kur partitë shqiptare u vunë kusht kryeministrave maqedonas se me cilën marrëveshje do të hyjnë në koalicion? Edhe atëherë kur kryeministrat maqedonas i shkelën me të dyja këmbët afatet për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, partitë shqiptare vazhduan të mos e prishin terezinë e pushtetmbajtjes në koalicionet e krizave dhe të irritimeve mbi baza etnike e fetare.

Askush nuk ka ekskluzivitet dhe autorësi personale mbi Marrëveshjen e Ohrit për ta konsideruar atë si dokument partiak rreth të cilit duhet domosdoshmërisht të lidhen koalicionet brendashqiptare. Fundja, koalicionet nuk kanë gjithmonë për bazë aspektin ideologjik e doktrinar, sa e kanë dimensionin praktik të implementimit të një procesi të caktuar politik brenda një afati të caktuar kohor. Pikërisht pse mungoi një koalicion më i gjerë i forcave politike shqiptare pati edhe vonesë në implementimin e MO.

Pastaj, nëse ka oferta të ndryshme politike, të cilat jo gjithmonë duhet kuptuar si zëvendësim i Marrëveshjes së Ohrit, por vazhdim i këtij procesi, atëherë nuk na duket e tepërt që pikërisht për këto oferta të ketë bashkëpunim brendashqiptar. Të trumbetosh gjatë gjithë kohës se Marrëveshja e Ohrit është zeniti i kualitetit dhe kuantitetit të politikbërjes së shqiptarëve, në njërën anë, dhe të refuzosh të bashkëpunosh mbi bazat e një diversiteti normal idesh e strategjish politike, në anën tjetër, fsheh brenda vetes tendencën e ngurtësismit të veprimit politik për qëllime shumë speciale dhe në favor të pazareve jotransparente me faktorët politik maqedonas.

Marrëveshja e Ohrit nuk është libër i shenjt dhe shumë më pak janë të shenjtë ata që e (keq)përdorin atë për të bllokuar bashkëpunimin dhe bashkërendimin brendashqiptar.

Por, mbi të gjitha, Marrëveshja e Ohrit, është viktimë e marrëveshjeve interne të liderëve maqedonas dhe shqiptar.

Lehtësia për të promovuar Maqedoninë si model të një shteti multietnik burimin e ka tek pamundësia për ta dëshmuar të kundërtën e këtij argumenti, se, megjithatë, ka një model tjetër - Kosova, që me Pakon e Ahtisarit, i thyen të gjitha parametrat e mundshëm të analogjisë. Nëse Marrëveshja e Ohrit mund të konsiderohet si një dokument që arriti të neutralizoj plasaritjet e mëtejme ndëretnike, pas një konflikti dramatik në v. 2001, ky nuk është kurrfarë argumenti për të shpikur një fjalor të posaçëm politik i cili do të shpjegonte ekskluzivitetin e këtij dokumenti gjoja të pakrahasueshëm në arealin e konfigurimeve shumetnike.

Nëse i bëhet një krahasim sipërfaqësor të dy dokumenteve - Marrëveshjes së Ohrit dhe Pakos së Ahtisarit, do të mund të vërejmë një dallim kuantitativ e kualitativ të dimensioneve që rregullojnë raportin në mes të shumicës dhe pakicës, që rregullojnë çështjen e statusit të gjuhëve, statusit të bashkësive fetare, lidhjeve me shtetet amë, financimin dhe autonominë e komunave, funksionalitetin e institucioneve shtetërore në tërë territorin, karakterin unitar të shtetit etj.

Realiteti institucional në Kosovë, përmes Pakos së Ahtisarit, nuk e shpreh realitetin faktik në terren, sepse Kosova promovohet si shtet multietnik me një pakicë të papërfillshme serbe që në asnjë konventë ndërkombëtare nuk ka bazë argumentuese dhe analogjike. Ajo që në Pakon e Ahtisarit evidentohet si obligim për shumicën për ta lejuar përdorimin e gjuhës së pakicës, sepse gjuha serbe ka shtrirje territoriale në tërë Kosovën, ndoshta do të mund të gjente aplikim në Maqedoni, ku shqiptarët numerikisht dhe territorilialisht kanë një prezencë dhe shtrirje më të madhe se serbët në Kosovë. Këtu, zaten bie edhe parimi i ekskluzivitetit dhe pakrahasueshmërisë së Marrëveshjes së Ohrit, si gjoja extra-model i vetëm që e ka rregulluar statusin e përdorimit të gjuhës shqipe.

Në Kosovë kishat dhe manastiret kanë status ambasade. Ekstraterritorialiteti i tyre promovon një model të paparë, që cenon jo vetëm kompaktësinë territoriale dhe karakterin unitar të Kosovës, por krijon parakushte të tmerrshme të segregimit të komuniteteve fetare, si një hap që më tepër e shkërmoq mozaikun ndëretnik se sa që e afron dhe e integron në një filozofi unike politike e institucionale.

Në Marrëveshjen e Ohrit vetëm Kisha Ortodokse Maqedonase njihet si bashkësi fetare zyrtare dhe me këtë formulim, sërish kjo marrëveshje nuk paraqet kurrfarë modeli për botën tjetër jashtë Maqedonisë.

Ushtria dhe policia e Maqedonisë kontrollon çdo cep të territorit, gjë që kjo nuk ndodhë në Kosovë. Jofunksionaliteti institucional i shtetit të Kosovës në tërë territorin nuk po ndodhë për shkak të mangësive që prodhon modeli shumetnik i Pakos së Ahtisarit. Përkundrazi, ky model në parim ka lënduar rëndë karakterin unitar të Kosovës, duke i dhënë kompetenca të pamerituara pakicës serbe, e cila në çfarëdo situate dhe konfigurimi demografik i kishte të garantuara 20 vende në parlament.

Në Maqedoni, funksionon një mekanizëm tjetër - Badenteri, që parandalon majorizimin e pakicës nga shumica, por në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast, shqiptarët nuk e kanë keqpërdorur këtë mekanizëm dhe nuk e kanë kuptuar si dhuratë, por, përkundrazi si produkt i një lufte të gjatë për demokraci e barazi.

Jofunksionalitet në Kosovë erdhi edhe për shkak të standardeve të dyfishta që përdori bashkësia ndërkombëtare , e cila ndryshe e trajtonte Kosovën me shqiptarë, e ndryshe Kosovën ku shqiptarët nuk guxonin të shkelnin me këmbë (veriu i Mitrovicës). Kjo qasje ndërkombëtare ( sidomos disa segmente të EULEX - it dhe më herët të UNMIK-ut) bëri që roli i Serbisë në Kosovë të fuqizohet dhe të merr atributet e partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare në administrimin e Kosovës (rasti i strukturave paralele në veri të Mitrovicës).

Lejimi blanko i Serbisë të kontrollojë adiministrativisht (madje edhe në aspektin e sigurisë) veriun e Mitrovicës, nuk paraqet asgjë tjetër, pos leje për të hapur Serbia në Kosovë minibursa që do të vinin në ankand tokat e Kosovës.

Marrëveshja e Ohrit dhe Pakoja e Ahtisarit kanë prejardhje të ndryshme sa i përket shkak-pasojave që prodhuan finalizimin e këtyre dokumenteve. Marrëveshja e Ohrit erdhi si epilog i një lufte që bënë shqiptarët për të siguruar status të barabartë në Maqedoni. Pakoja e Ahtisarit erdhi si rezultat i kompromisit që bëri bashkësia ndërkombëtare për të kompensuar “fajin” që tregoi me rastin e pavarësimit të Kosovës. Derisa në Maqedoni kompromisi (Marrëveshja e Ohrit) ishte i brendshëm, në rastin e Kosovës kompromisi (Pakoja e Ahtisarit) ishte me Serbinë për të neutralizuar ambiciet e saja kundër shtetësisë së Kosovës, por jo edhe për të garantuar mosndërhyrjen e saj në sovranitetin juridik e territorial të Kosovës.

Sipas kushtetutës serbe, Kosova është ende pjesë e Serbisë dhe këtë agresion kushtetues nuk ka mundur ta parandalojë Pakoja e Ahtisarit, ashtu siç ka bërë Marrëveshja e Ohrit e cila shqiptarët i trajton (në preambulë) si pjesë e popullit shqiptar, që me automatizëm përjashton karakterin e autoktonisë së shqiptarëve në Maqedoni, e me këtë edhe çfarëdo lloj ambicie integraliste të shqiptarëve në Ballkan.

Për t’u konsideruar model një dokument a një marrëveshje, kërkohet të studiohen të gjitha rrethanat dhe kontekstet që mund ta bëjnë të veçantë atë model. Pastaj, po të ishte vërtetë model Marrëveshja e Ohrit, siç pretendojnë disa zyrtarë në Shkup, ai do të implementohej në tërësi dhe nuk do të përjetohej si “fatkeqësi elementare” për një pjesë bukur të madhe të popullatës joshqiptare. Tendencat e fundit për çmontimin e Maqedonisë së Ohrit, në fakt është shembulli më i keq i mosimplementimit të një marrëveshjeje, e kurrsesi model për të tjerët.

Cila do të ishte e ardhmja politike e Maqedonisë, nëse dominon opsioni që tejkalon Marrëveshjen e Ohrit, si dokument me “afat të skaduar”?

Cili do të ishte opsioni rezervë? Cila do të ishte alternativa e marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase?

Ka forca politike që këmbëngulin në moslëshimin e Marrëveshjes së Ohrit si opcionin më ideal, që “paketon” në një hapësirë juridiko-politike të gjitha kontraverzat disadekadëshe të Maqedonisë. Baza argumentuese e këtij vlerësimi nuk shkon përtej tezave të njohura, se Maqedonia para dhe pas Marrëveshjes së Ohrit kishte “dy shpejtësi” të ndryshme sistemesh e dinamikash konstitucionale e politike, prandaj sipas tyre, çdo anashkalim i këtij dokumenti është kthim tek burimi i krizave ndëretnike e politike në Maqedoni.

Mirëpo, sa ky argumentim zë vend dhe ka peshë në bisedimet për krjimin e koalicioneve qeverisëse, kur dihet mirëfilli se në momente e situata të caktuara kanë qenë partnerët qeverisës ata që kanë patur qasje diametralisht të kundërt, sa i përket dinamikës dhe kualitetit të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Prandaj, jo aq Marrëveshja e Ohrit, si dokument fundamental, sa vetë patologjia e impelementimit të këtij dokumenti, mund të konsiderohen si çështje problematike për gjithë ata që vendosin të bëjnë koalicione qeverisëse mbi baza të ndryshme etnike.

Por, për hir të së vërtetës, ka grupime politikanësh e analistësh që kanë humbur besimin tek Marrëveshja e Ohrit, duke “i ngarkuar” asaj disa huqe, që assesi të riparohen. Është thënë se testi më i mirë i një marrëveshje politike është vetë koha, vetë procesi nëpër të cilën kalon implementimi i saj. Kontestuesit e MO, kur i analizojnë efektet që ka prodhuar ky dokument dhe mbi të gjitha dinamikën dhe kualitetin e implementimit të tij në praktikë, gjejnë shumë defekte, duke kërkuar një hapësirë më të gjerë brenda së cilës do të realizoheshin të drejtat politike e nacionale të shqiptarëve.

Në Maqedoni, asnjë projekt madhor politik nuk mund të implementohet vetëm. Edhe Marrëveshja e Ohrit kaloi nëpër sfidën e rëndë të konsenzusit ndëretnik dhe jo rastësisht ajo u bë edhe gurë peshoje për sprovat e mundimshme të qeverive të këtyre dhjetë vjetëve. Por, në anën tjetër Marrëveshja e Ohrit sikur testonte edhe grafikonin e nacionalizmit maqedonas brenda koalicioneve maqedono-shqiptare dhe fatkeqësisht sa më e obstruar dilte kjo marrëveshje nga partnerë të caktuar maqedonas, aq më i besueshëm dilte në opinionin publik edhe kryeministri maqedonas.

Së këndejmi, logjikisht vie konstatimi se Marrëveshja e Ohrit më shumë u përdor si monedhë për kusuritje brenda koalicionit qeverisës, se sa si dokument strategjik që rregullon marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase. A është kjo e mjaftueshme për t’iu hapë udhë opcioneve tjera dhe alternativave që ofrojnë më shume se Marrëveshja e Ohrit?

Cila forcë politike shqiptare do të mund të gjente partner maqedonas për të sendërtuar në praktikë atë projekt politik, që do të ishte zëvendësim i Marrëveshjes së Ohrit?

Të bësh jetë paralele, por jo me stereotipet e dikurshme. Kështu disi mund të definohet bashkëjetesa shqiptaro-maqedonase, e cila, sociologjikisht do të mund të thuhej se më tepër është e projektuar mbi mosbesimin ndaj njëri-tjetrit, e më pak mbi urrejtjen. Por, disa ngjarje që lidhen me rrahjen e nxënësve shqiptarë nëpër autobusët urbanë të Shkupit dhe sidomos shprehja e revoltës publike të qindra maqedonasve në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit kundër vrasjes së një të riu maqedonas nga ana e një të riu shqiptar, maqedonas ku urrejtja ndaj shqiptarëve humbi kufirin racional, pastaj provokimi deri në dëbim i një familjeje shqiptare në Radishan të Shkupit nga ana e fqinjëve maqedonas ku urrejtja ndaj shqiptarëve humbi kufirin racional, dhe mosndëshkimi i fajtorëve, sikur e demantojnë këtë bindje.

Urrejtja, nëse jo në përmasa kolektive, ajo ngadalë po i rrënon disa shtylla të ardhmërisë së këtij shteti të brishtë. Në këto incidentet ku viktima janë kryesisht shqiptarët (mbi 90 për qind e rasteve), flasin për një ‘urrejtje laboratorike’ me përdorim të dedikuar politik. Kufiri kohor i rënies së stereotipeve në Maqedoni mund të merret viti 2001, ndonëse në praktikë ka ende gjurmë recidiviste që shkojnë përtej këtij kufiri. Insistimi për të përfshirë maqedonishten si gjuhë obliguese për fatosat shqiptarë nëpër shkolla, shkelja e detyrimeve ndaj përdorimit të gjuhës shqipe nëpër disa institucione të themelta publike, mungesa e sensit bashkëpunues të partive maqedonase me drejtuesit e rinj shqiptarë nëpër komuna, eklipsimi i problemeve të brendshme ndëretnike dhe favorizimi i atyre të jashtme si pengesë për mosintegrimin e Maqedonisë në BE e NATO, tendenca gjithnjë e më hapur për të zhbërë Marrëveshjen e Ohrit dhe frymën që prodhon ajo në praktikën institucionale e konstitucionale, zërat gjithnjë e më të shpeshtë për të hequr dorë nga anëtarësimi në BE e NATO, janë disa nga shenjat dalluese të recidivizmit maqedonas.

Kur flasin për stereotip në planin ndëretnik, disa nga aktorët e ndryshimeve politike pas vitit 2001, pranojnë se kanë qenë të lajthitur për sa i përket konceptit të shtetit të Maqedonisë dhe rolin e shqiptarëve në shoqërinë e këtij shteti. Njëri nga ta është edhe

ish-kryeministri Lubço Georgievski, njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, cili duke e komentuar qasjen e tij personale ndaj shqiptarëve, para do kohësh pranoi se edhe ai vetë para vitit 2001 ishte pjesë e stereotipeve klasike që ekzistonin në planin ndëretnik. Sipas tij, stereotipi i parë ishte se “Maqedonia është vend vetëm i maqedonasve dhe se ne jemi pronarët e vetëm, kurse të tjerët janë pakicë”, thotë Georgievski dhe shton: “Fotografia tjetër që u thye pas vitit 2001, kishte të bënte me atë se Maqedonia ishte shtet i krishterë, por realiteti dëshmon të kundërtën se Maqedonia është edhe vend mysliman”.

Ka disa qasje sa i përket marrëdhënieve në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve. Njëra qasje mbështetet nga politikanët, të cilët mendojnë se falë kontributit të tyre ka ardhur deri te përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike. Tjetra, nga sociologët dhe analistët, të cilët nuk e shohin situatën bardh e zi. Ata në njërën anë e shohin me pozitivizëm Marrëveshjen e Ohrit si pikënisje e një bashkëjetese të re në Maqedoni, por në anën tjetër e shikojnë me pesimizëm funksionimin e sistemit, duke aluduar në parimin e Badenderit dhe në principet e demokracisë konsensuale.

Por, një qasje që gjithmonë ngel pezull dhe nuk është studiuar gjithaq, është vetë perceptimi i qytetarëve sa i përket evoluimit të raporteve ndëretnike. Sipas anketave të viteve të fundit është vërejtur se Marrëveshja e Ohrit ka ndihmuar në relativizimin e marrëdhënieve të acaruara ndëretnike në mes të dy kombeve më të mëdha: maqedonasit dhe shqiptarët, ndonëse ky nuk ishte faktori kryesor që ka ndikuar në formimin e mendësisë së re dhe as që janë eliminuar plotësisht dallimet.

Këto të drejta që i kanë shqiptarët, do të arriheshin me luftë a me politikë paqësore? Rreth kësaj pyetjeje janë thyer shtizat më së shumti dhjetë vjetët e fundit. Hulumtimet e opinionit publik kanë rezultuar në të dhëna interesante, duke marrë përgjigjen e mbi 50 për qind të shqiptarëve, të cilët e arsyetojnë luftën e armatosur për arritjen e më shumë të drejtave për shqiptarët. Por, kështu nuk mendojnë mbi gjysma e të anketuarve maqedonas, të cilët me pezëm e mllef e kualifikojnë konfliktin si komplot kundër Maqedonisë.

Përpjekja për ta dekompozuar Maqedoninë e Ohrit nga qarqe vendimmarrëse politike maqedonase, është kundërtendencë e frymës që ka gjeneruar kjo marrëveshje. Faktorizimi i më shumë atributeve shqiptare në institucionalizimin e jetës politike e shtetërore ka prodhuar jo pak bllokada nga vetë ata që janë të obliguar ta implementojnë Marrëveshjen e Ohrit.

Por, në Maqedoni ekziston një mekanizëm i çuditshëm shtetëror i relativizimit të rolit të shqiptarëve në ruajtjen e balancave ndëretnike dhe jo vetëm kaq. Huqet e këtij mekanizmi madje nuk arrijnë të identifikojnë disa nga kontributet e shqiptarëve në mëkëmbjen ekonomike të këtij vendi. Ndonëse strukturat qeveritare po mbajnë të fshehtë vlerën e remitancave, të dhënat megjithatë flasin për afro ¼ e prodhimit bruto të vendit apo rreth 2 miliardë euro, 90 për qind e së cilës shumë sillet në vend nga emigrantët shqiptarë. Sipas ekspertëve të financave, me këto para mbulohet deficiti tregtar, mbahet stabël denari, krijohen rezervat devizore dhe mbahet përgjithësisht gjallë ekonomia e Maqedonisë. Me fjalë të tjera, prurjet monetare të shqiptarëve nga diaspora kanë bërë që Maqedonia si shtet të mos ndjejë krizë monetare, dhe as me investimet, në forma të ndryshme, sidomos në sektorin e ndërtimit, ashtu si dhe sektori i shërbimeve, si për shembull hotelet, restorantet, të cilat gjatë muajve të verës punojnë me kapacitete të plota.

Blerja e paqes sociale e ndëretnike e ka shndërruar politikën në një ‘bankomat misterioz’ që përveç stereotipeve në mes të njerëzve të zakonshëm, prodhon edhe mjeshtërinë e fshirjes së gjurmëve të atyre që mbajnë në këmbë qëndrueshmërinë e Maqedonisë.

Kur jemi te kontributi nuk do të mund të mos përmendim edhe bujarinë e tepruar të një pjese të politikanëve shqiptarë, të cilët, duke dashur të shesin lirë angazhimin e tyre në planin e politikës së jashtme, po paguajnë shtrenjtë koston e futjes nën rrogoz të problemeve të brendshme që kanë shqiptarët, sidomos pas incidenteve të pazbardhura dhe të paprocesuara në gjyq. Një populli që i rrihen fëmijët në çdo tre-katër ditë, duhet pyetur veten: janë jetimë pse s’kanë prind, apo ende nuk kanë lindur politikanët e ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm?

Se sa një marrëvesshje është e suksesshme, mund të shihet nga efektte që prodhon ajo kur fillon të realizohet në praktikë. Jo të gjitha marrëveshjet implementohen deri në pikën dhe presjen e fundit, por sa herë që ato janë neglizhuar nga elitat politike, situata ka dalur jashtë kontrollit.

Një temë që ka preokupuar vëzhgues të ndryshëm politik, ka qenë e ardhmja e raporteve shqiptaro-maqedonase në dritën e zbatimit të MO. Ka disa prej politikanëve shqiptarë, sidomos ata me stazh më të gjatë në pushtet, të cilët mendojnë se MO është përgjigja më e mirë ndaj sfidave që dalin në raportet shqiptaro-maqedonase.

Por, kështu nuk mendojnë edhe disa nga politikanët maqedonas. Kështu, bie fjala, Lupço Gjeorgjievski është i bindur se raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve do të ndryshojnë në të ardhmen. Ai ka deklaruar se çështja shqiptare në Maqedoni mbetet e hapur edhe pas Marrëveshjes së Ohrit. "Jam i sigurt se Marrëveshja e Ohrit nuk ka shënuar fundin e negociatave dhe marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve e maqedonasve. Jemi në një situatë latente të këtyre marrëdhënieve, dhe me siguri do të kulmojnë në një fazë të re", ka theksuar Gjeorgjievski. Sipas tij, kjo fazë e re e marrëdhënieve do të vijë pas ndarjes së Kosovës, e cila po sipas tij, do të ndodhë pas dy ose pesë viteve, pavarësisht prej proceseve globale. Por, nga ana tjetër, Gjeorgjievski është i bindur se raportet mes shqiptarëve e maqedonasve do të ndryshojnë në të ardhmen. "Jam thellësisht i bindur se Marrëveshja e Ohrit është vetëm urë kaluese deri te një marrëveshje e re, e cila do të vijojë në një fazë të ardhshme", ka shtuar ish-kryeministri.

Përdorimi sërish i shqiptarëve si kartë rezervë nga politikanët maqedonas ka një histori dhe etimologji të hershme. Më herët Gligorovi, pastaj pasardhësi i tij Cërvenkovski, por jo rrallë edhe Lubço Gjeorgjievski, marrëdhëniet me shqiptarët nuk arritën t‘i shohin si mundësi dhe shans për të bashkëjetuar në një shtet me probleme, por si një kusht i imponuar. Cërvenkovski dhe oponenti i tij i mëhershëm, Gjeorgjievski, opsionin e ndarjes së Maqedonisë e trajtonin në rrethana e konteste të ndryshme, por që të dy, kur flasin për shqiptarët, mendjen e kanë te pamundësia e bërjes së shtetit dhe mbrojtjen e tij nga mohuesit e jashtëm. Me fjalë të tjera, ata asnjëherë nuk arritën të demonstrojnë politikë dinjitoze, kundrejt fqinjëve - grekëve, bullgarëve e serbëve - për ambiciet e tyre negatore ndaj Maqedonisë. Por, përkundrazi, shqiptarët i përdorën si gogol për të frikësuar fqinjët. Në fakt, është e kundërta. Kjo harmoni ndëretnike e territoriale e Maqedonisë mbetet e paprekur jo në sajë të frikës nga shqiptarët, por në sajë të konstruktivitetit të vetë shqiptarëve për të jetuar bashkërisht me maqedonasit në një shtet të përbashkët.

Vetëdija kritike historike e shqiptarëve nuk ka qenë e performancave të njëjta si e fqinjëve të tjerë ballkanas. Rrethanat e krijimit të kombit shqiptar kanë ndjekur linja të tjera zhvillimi dhe të qenit e shqiptarëve në hapësirat e tanishme, ku ndodhet edhe Republika e Maqedonisë, nuk i bën ata aspak të disfavorshëm në perceptimin e dimensioneve integruese brendakombëtare, por edhe brenda shtetit, ku ata jetojnë - pra në Maqedoni. Përkundrazi, shqiptarët posedojnë me aftësinë e të jetuarit në diversitete kulturore e gjuhësore, që nga Perandoria Bizantine, Romake, Osmane etj., edhe kjo përparësi e tyre jo rrallë nuk është çmuar dhe vlerësuar sa duhet dhe si duhet nga fqinjët e tyre, përfshirë edhe maqedonasit. Shqiptarët i kuptojnë maqedonasit kur u mohohet emri i tyre nga grekët, por politikanët maqedonas nuk arritën të kuptojnë asnjëherë se kjo Maqedoni, sa është e tyre, është edhe e shqiptarëve dhe nuk e kuptuan se të qenit e Maqedonisë unike nuk ka qenë meritë e politikës maqedonase, por e konstruktivitetit politik të shqiptarëve. E ardhmja e Maqedonisë është në duart e atyre, që janë më konstruktivë. Deri kur do të jetë kështu?

Në ndryshimet e paralajmëruara në gjyqësor, në mars të vitit 2010, kishte nevojë për një invencë dhe guxim më i madh i BDI-së, e cila duhej të na dëshmojë në praktikë se cila ishte arsyeja e insistimit të hyrjes në qeveri, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Atë botë patëm shkruar se nëse në të ardhmen do të gjykohet ndonjë shqiptar i pafajshëm, me procedura shkel e shko dhe me shkelje drastike të normave elementare të etikës gjyqësore, siç ndodhi me rastin e Sopotit, apo me rastin e dënimit me burg të përjetshëm të z. Harun Aliut dhe dy shqiptarëve të tjerë, atëherë nën petkun e atyre gjyqtarëve të papërgjegjshëm do të ndodhet vetë partia shqiptare që është në pushtet, e cila që tani e ka në dorë mekanizmin e bllokimit dhe parandalimit të pseudoreformave në gjyqësi

Një marrëveshje e re e Ohrit, apo respektim strikt i marrëveshjes ekzituese? Kjo nuk është dilemë, por kërkesë që sa më shumë po largohemi nga koha kur u miratua Marrëveshja e Ohrit, aq më e domosdoshme po bëhet nevoja që ajo të krijojë një harmoni më të madhe në mes të frustrimeve dhe realitetit ekzistues në vend. Ekziston një prirje në një pjesë të estabilishmentit politik maqedonas që t’i bishtnohet zbatimit të plotë të kësaj marrëveshjeje, duke i bërë asaj obstruime të buta, në formë të gjoja reformave që në instancë të fundit kanë për qëllim krjimin e një ambienti të ri politik në Maqedoni.

Edhe ndryshimet e paralajmëruara në sferën e gjyqësisë, nuk jepnin të kuptosh se elita politike e vendit po punon krejtësisht në frymën e Marrëveshje së Ohrit, sepse edhe në gjyqësi nuk zbatohen parimet bazë të kësaj marrëveshjeje, siç është edhe ai i Badenterit. Forcat politike shqiptare kanë paralajmëruar me kohë për defektet e këtyre reformave të shumëpërfolura dhe nuk e dimë nëse takimet e liderëve, që u mbajtën disa herë, ishte përgjigja më efikase kundrejt këtyre defekteve. Në ato takime vetë kryeminstri Gruevski nuk është treguar i gatshëm të demonstrojë një sens më të lartë për vërejtjet që i kanë partitë shqiptare, ndonëse ka kohë ende të presim nëse partia më e madhe maqedonase do të dëshmojë kooperativitet më të madh në përmbylljen e këtyre reformave, sipas një koncenzusi më të gjerë jo vetëm politik, por edhe ndëretnik.

Nëse gjatë konfliktit të v. 2001, përgjegjësia politike u takonte forcave politike që ishin në pushtet për ta menaxhuar drejt këtë konflikt, tani, 13 vjetë pas, u takon po atyre forcave politike që ndodhen aktualisht në pushtet të menaxhojnë bilancin politik, legjislativ e ekonomik të kësaj periudhe postkonfliktuoze. Por, tani mund të flasim edhe për një përgjegjsi të dyfishë morale e politike të partisë shqiptare që ndodhet në pushtet, e cila prejardhjen revolucionare e ideologjike e ka nga ish - UÇK, formacion ky ushtarak që u shpërbë, jo për të krijuar elita politike vetëm për pushtet, por edhe elita që e arsyetojnë pushtetin, duke i mbrojtur fortë disa ideale për të cilat edhe në pranverën dhe verën e 2001-shit dikush dikush luftoi. Na duket paradoksale që eksponentët e caktuar të kësaj partie, në pamundësi për të menaxhuar dhe korrigjuar deformimet që vijnë nga kreu i ekzekutivit, bëhen robër të do parimeve skolastike, të cilëve intimisht as ata vetë s’u besojnë.

_________________
Ndali këllqet, duart dhe gojën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Dedro
MODERATOR
avatar

Male Numri i postimeve : 61
Join date : 23/04/2013
Age : 37
Location : Në Fushat e Elysesë

MesazhTitulli: Re: Rasti "Monstra"   Sat 09 Aug 2014, 12:10

Bullgarët: “Po formohet Shqipëria e Madhe”



Drejtori i Muzeut Kombëtar të Historisë në Bullgari, BozidarDimitrov, komenton protestat e shqiptarëve në Maqedoni. Sipas tij, shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, po shkojnë drejt realizimit të ëndrrës së tyre, Shqipërisë së Madhe.

“Për fat të keq, thuajse gjysma e protestuesve insistojnë për një revolucion islamik brenda vetë komunitetit shqiptar”, thotë historiani kontrovers në një intervistë për “Fokus”.

Ai shprehet se ky është një trend i rrezikshëm për të gjithë Evropën Juglindore. Duke folur sërish për idenë e Shqipërisë së Madhe, ai thotë se ndërtimi i autostradave që lidhin Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, i shërben këtij qëllimi.

“Gjatë bisedave informale me politikanët shqiptarë, ata vazhdimisht më thonë të njëjtën gjë, të maskuar si shaka, për të parë cili do jetë reagimi bullgar. Ata thonë ‘na lini ta ndajmë Maqedoninë, U them gjithmonë mqive të mi në Shkup, që janë të shqetësuar me politikën, se sa kohë jeni të zënë në beteja verbale me Bullgarinë dhe bullgarët, shqiptarët do t’ua marrin vendin nën hundë. Për fat të keq, kjo po ndodh pikërisht tani. Nuk jam i lumtur që po dalin parashikimet e mia, thotë ai, duke shtuar se do të donte që Maqedonia të nënshkruante një traktat të miqësisë së mirë me Bullgarinë dhe të zgjidhte kontestin e emrit me Greqinë. Në këtë mënyrë ata do bashkohen me BE dhe të gjithë do jetojmë në paqe e lumturi, për shkak se fundamentalistët islamikë nuk mund të tundin flamurin e tyre në tokë evropiane”, shprehet Dimitrov.

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pleurat
MODERATOR
avatar

Male Numri i postimeve : 33
Join date : 18/03/2013
Age : 30
Location : Gjilan

MesazhTitulli: Re: Rasti "Monstra"   Tue 19 Aug 2014, 19:44


“Monstra”, Këshilli i protestave reagon ndaj dhunës policore



Përmes një letre drejtuar zv/sekretarit të përgjithshëm të sindikatës policore, Vullnet Pocesta, këshilli i cilëson si shkelje serioze të të drejtave të njeriut armatosjen e policisë me mitraloza

Këshilli organizativ i protestave për rastin “Monstra” ka dënuar forcën e tepruar policore ndaj demonstruesve. Përmes një letre drejtuar zv/sekretarit të përgjithshëm të sindikatës policore, Vullnet Pocesta, këshilli shpreh shqetësimin dhe e cilëson si shkelje serioze të të drejtave të njeriut armatosjen e policisë me mitraloza.

Këshilli organizator i protestave për rastin “Monstra” gjithashtu e cilëson si jokushtetuese bllokimin e rrugës tek qendra tregtare ‘Mavrovasja’ për realizimin marshit paqësor deri para godinës së Gjykatës. Në vijin Këshilli paralajmëron veprime ligjore kundër çdo polici që ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka përdorur forcë jo-proporcionale ndaj protestuesve në Shkup.

_________________
Ndali këllqet, duart dhe gojën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pleurat
MODERATOR
avatar

Male Numri i postimeve : 33
Join date : 18/03/2013
Age : 30
Location : Gjilan

MesazhTitulli: Re: Rasti "Monstra"   Wed 27 Aug 2014, 16:27

Protestat për rastin “Monstra”, Këshilli organizativ me strategji të re



Në një prononcim për portalin “Lajm”, kryetari i Këshillit Organizativ të Protestave, Bedri Ajdari shpalos format e reja të veprimit

Këshilli Organizativ i Protestave kundër rastit “Monstra” është duke përgatitur një strategji të re veprimi, duke qenë se prej javësh manifestuesit nuk lejohen të protestojnë para selisë së qeverisë. Në një prononcim për portalin “Lajm”, kryetari i Këshillit Organizativ të Protestave, Bedri Ajdari shpalos format e reja të veprimit.

“Planifikojmë të bëjmë një peticion. Po ashtu meqë policia gjithnjë na pengon që t’i shpalosim qëndrimet tona para qeverisë jemi duke menduar që ta ndërrojmë vendin e nisjes së protestave si dhe orën e nisjes së tyre”, thotë Ajdari.

Sipas tij, përmes këtij veprimi pushteti po deligjitimohet. Sipas tij gjithçka protestuesit kërkojnë është të vënë në dijeni pushtetin, dhe se pasojat do t’i bartë vetë Republika e Maqedonisë.

Këshilli Organizativ, akoma nuk ka vendosur, nëse vendi I nisjes së protestave dhe orari I tyre do të ndryshojë duke nisur prej kësaj të premteje, kur do të mbahet edhe protesta e rradhës.

Protestat kundër dënimit të gjashtë shqiptarëve për rastin “Monstra” nisën më 4 korrik. Që prej kësaj date, thuajse çdo të premte janë zhvilluar protesta, por në asnjërën prej tyre policia nuk i ka lejuar protestuesit të kalojnë Qendrën tregëtare “Mavrovka”, ku ka qenë i pozicionuar një kordon policie.

Më 30 qershor Gjykata themelore Shkup 1 dënoi me burg të përjetshëm 6 shqiptarë, nën akuzën se ata kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë.

http://thealbanian.co.uk/protestat-per-rastin-monstra-keshilli-organizativ-me-strategji-te-re.html

_________________
Ndali këllqet, duart dhe gojën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Rasti "Monstra"   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rasti "Monstra"
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Maqedonia-
Kërce tek: