FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Profeti Zalmoks

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 387
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Profeti Zalmoks   Fri 13 Jun 2014, 10:58

ZALMOKSI ishte themelues, me gjasë legjendar, i linjës së priftërinjve të lidhur ngushtë me dinastinë mbretërore të dakëve e getëve. Emri i tij ka ngjashmëri me emrat thrakë Zalmodegikus dhe Zelmutas.

Sipas Herodotit Zalmoksin, dakët e quanin edhe Gebeleizis ose Beleizis që ishte zoti i rrufeve.

Zalmoksi kishte ndërtuar një odë burrash, ku priste krerët e dakëve dhe i mësonte se ata nuk do të vdisnin kurrë. Ky koncept i pavdekësisë i referohej një parajse ku luftëtarët pas vdekjes do të shijonin jetën e përhershme në një kënaqësi të pafund. Gjatë kësaj kohe ndërtoi një kthinë nën tokë. Hyri në të për tri vite, gjatë të cilave populli e vajtoi vdekjen e tij, por pas këtyre tri viteve ai doli sërish, duke treguar që vdekja është e riparueshme.

Herodoti kundërshton mendimin e disa grekëve pontikë se Zalmoksi paska qenë skllav i Pythagorës, përkundrazi thotë se jetoi shumë kohë para Pythagorës. Ai thotë edhe se Zalmoksi ishte një profet që u bë prifti i zotit kryesor të dakëve. Ai qëndronte në një shpellë në malin e shenjtë Kogajon, ku vetëm mbreti dhe lajmëtarët e tij mund ta vizitonin. Platoni përveç që konfirmon gjitha këto edhe tregon se Zalmoksi u kishte mësuar dakëve një formë mjekësie psikosomatike me anë të lutjeve-shprehjeve.

Sipas Pomponiusit, luftëtarët dakë nuk frikësoheshin nga vdekja. Ai i jep tri shpjegime për këtë:
1)besimi në reinkarnim
2)besimi se shpirti pas vdekjes jeton në një vend të lumtur
3)besimi se jeta është më e keqe se vdekja.

Herodoti e barazon Zalmoksin me Gebelezisin dhe thotë se ky ishte zoti i qiellit dhe rrufeve. Kjo shpjegohet me faktin se gjatë shtrëngatave e rrufeve, Dakët hidhnin shigjeta drejt qiellit.

Thuhet se Dekeneu kishte këshilluar Burebistën që të ndalonte verën e të shkuleshin të gjitha vreshtat. Edhe Dekeneu e kishte zakon të qëndronte në shpellën e shenjtë ku kishte qëndruar Zalmoksi.

Zalmoksi deri diku është krahasuar me Zeusin e Kretës si edhe me Epimenidin.


Edituar për herë të fundit nga Tomor në Tue 24 Feb 2015, 22:38, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 387
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Profeti Zalmoks   Sun 06 Jul 2014, 12:13

Majtas është Kalorësi Thrak me langojt e vet duke gjuajtur një derr të egër, ai djathtas mendohet të jetë Zalmoksi me sëpatën dytehëshe.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 387
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Profeti Zalmoks   Thu 24 Jul 2014, 14:34

Nga të gjithë popujt që grekët i takuan, Thrakët, dhe Dakët më shumë se sa thrakët tjerë, ishin të preokupuar me pavdekësinë, dhe mënyrat për të mbajtur mend jetën e kaluar. Platoni shkruante, me fjalët e Sokratit:
“Unë mësova këtë lutje në shëtitjen time atje, nga një mjek thrakas i Zalmoksit, për të cilët thuhet se i bëjnë njerëzit të pavdekshëm. Ky thrak më tha “Zalmoksi, mbreti jonë, i cili është zot thotë se sikur që nuk duhet të shërosh syrin pa shëruar kokën, ose kokën pa shlruar trupin, gjithashtu ju nuk duhet të shëroni trupin pa shpirtin. Dhe ilaçet e shpirtit janë disa lutje, dhe këto lutje janë fjalë të një lloji të caktuar”

Mjekët e Zalmoksit quheshin “iatroi” apo jatrët.

Lutje të tilla gjenden edhe te shqiptarët e mëvonshëm që njihen si “Kanga e Buçit”, me të cilën shërohej njeriu nga kafshimi gjarpërit.

Dakët besonin se nuk vdisnin por shkonin tek shpirti i Zalmoksit në qiell, që ndryshe njihej edhe si Gebeleizis.

Kur kishte vetëtimë, rrufe, e shtrëngata, dakët hidhnin shigjeta drejt qiellit që të ndihmon Gebeleizisin në luftë kundër Kulshedrës së Errët, ashtu sikur shqiptarët e mëvonshëm hidhnin pushkë drejt qiellit në të njëjtin rast.

Zalmoksi kur deshi t’u thotë popullit të vet fjalën e re, ndërtoi një odë ku mblidheshin burrat, dhe u tregonte se as ata e as pasardhësit e tyre nuk do të vdisnin por do të shkonin në një vend ku do t’i kenë të gjitha të mirat.

Zalmoksi kishte jetuar shumë vite para Pythagorës. Vetë Pythagora kishte shkruajtur se u njoh me doktrinën e zotave dhe me teologjinë e numrave në Thraki, kur ai ishte inicuar në Misteret Orfike.

Me siguri të plotë thuhet se besimet dhe misteret e Zalmoksit përfshinin jetën e lumtur pas vdekjes, dise rite inicimi, shërimin magjik, dhe zbritjen në shpellë si një mënyrë për tëarritur diturinë supreme (me një fjalë të mbash mend jetën e kaluar dhe të njohësh perënditë).

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 387
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Profeti Zalmoks   Sun 13 Nov 2016, 20:09

Profeti ynë Zalmoksi (vdiq më 1265 p.e.s.), predikonte për jetën pas vdekjes në Fushat e Dritës. Ai jetoi 3 vite rresht në një shpellë në malin Kogeon, si një asket, ku iu zbuluan Misteret e Fesë sonë, nga ana e vetë Perëndive. Gjatë atyre 3 viteve Dakët e vajtonin sikur të kishte vdekur, dhe pas tri vitesh doli nga shpella sikur të ishte ringjallur.

Ai doli nga shpella si një profet i vetëdijshëm dhe i ndriçuar. I thërriste zotnijtë e vendit nëpër darka, ku iu fliste për botën tjetër. Vetëdija e re u jepte dakëve një trimëri të pashoqe, prandaj ata nuk kishin fare frikë nga vdekja, dhe në luftëra ishin tepër të rreptë, të pamposhtur, të pafrikësueshëm.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Profeti Zalmoks   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Profeti Zalmoks
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Profeti Muhamed kundrejte profeteve te tjere !
» Një lloj i ri profeti
» Ana e errët e Muhamedit
» Çfare mendoni per 2012 ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: