FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Zanat në Kosovë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 443
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Zanat në Kosovë   Mon 13 May 2013, 18:10

Zanat

Zana ose ora, sipas besimeve popullore shqiptare, është figurë e parafytyruar si vajzë shumë e bukur dhe luftarake, e cila jetonte në male e në pyje. Ajo u ndihmonte trimave, por, nëse e ngucte dikush, e ndëshkonte duke e shituar - “Të shitoftëzana!”. Të mirëve u sjell fat, e të këqijve u sjell fatkeqësi.
Ato lahen në lumenjtë malorë dhe vijnë pranë burimeve dhe nëpër lugje të mira.
Ekziston edhe emërtimi Lugu i Zanave. Flokët i kanë të gjatë deri në bel. Të zezë ose të verdhë. Janë shumë të bukura. Janë të veshura me një vel të hollë dhe të bardhë.

U ndihmojnë njerëzve që luftojnë për drejtësi. Këshillat e tyre merren pranë burimeve dhe janë të urta.
Në Llap përmenden Zana e Sopës, Zana e Shalës, Zana e Llapit, Zana e Malit, Zana e Bytyçit - çmohet për urtësi e bukuri dhe më shumë është e njohur si Zana e Bukurisë. Dhe vajzat që kanë fatin ta takojnë, bëhen të bukura, kurse djemtë martohen me vajza të bukura. Djemtë urohen - “U bëfsh trim si Zana”, kurse vajzave - “U bafsh si Zana” e të tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Zanat në Kosovë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zanat e Malit
» Njeriu-flutur
» Paganizmi te Shqiptarët
» 10 qenie te frikshme mbinatyrore folklorike
» Terrorizmi fetar Shqipëri & Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Dardania-
Kërce tek: