FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Brumbulli

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1146
Join date : 17/03/2013

Brumbulli Empty
MesazhTitulli: Brumbulli   Brumbulli EmptySun 29 Apr 2018, 14:29

Bombus terrestris

brumbull

Brumbulli BOMBUS_TERRESTRIS_1252x1730

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Brumbulli Empty
MesazhTitulli: Re: Brumbulli   Brumbulli EmptySun 26 Mar 2023, 22:35

Brumbujt dhe randësia e tyne në bujqësi


Brumbujt kanë tregue arritje të nalta në endëzimin e bimëve të ndryshme në bujqësi.


Matarimi i endëzimit âsht një vështirësi në bujqësi veçanërisht në kopshtari, sepse ajo mbron dhe nxit endëzuesit e pranishëm dhe përfshin mënyra shtesë të endëzimit.

Një ndër endëzuesit e njohun âsht edhe bleta mjaltore. Për punën e tyne si endëzuese tregojnë të dhanat se vetëm në pemishtet e Kalifornisë shfrytëzohen rreth një milionë shoqni bletësh, dhe se prodhimtaria rritet te pemët dhe perimet e ndryshme për 20 deri 30%. Rrjedhimi endëzues i bletëve mjaltore dhe i brumbujve âsht i padyshimtë.

Që të dy llojet duke vizitue lulet e pemëve dhe perimeve të ndryshme ushqehen me nektarin e tyne, kurse endin e marrin dhe gjatë shetitjes nëpër lule tjera e vendosin në stigmën e vezores. Në këtë artikull do të përqëndrohemi më tepër në përparësitë që kanë brumbujt në krahasim me bletët mjaltore dhe mënyrat tjera endëzuese.

Historia e përdorimit të endëzuesve të ndryshëm


Deri më 1989, shumë rritës të molltartes (domates) përdornin hormone për me shtue formimin e fruteve. Një mënyrë tjetër ka qenë vibrimi ose dridhjet, lulet janë tundun mekanikisht që të mundësohet lirimi i endit dhe shpërndamja e tij. Kërkimet ditunore në shkallë të naltë, të kryeme më 1988 dhe 1989 kanë sjellun në dritë atë që brumbujt do të endëzojnë shumë më tepër se sa bletët mjaltore, hormonet ose vibrimi.

Si rrjedhojë e kësaj âsht se herët që nga viti 1993, rreth 90% e bujqëve evropianë kanë fillue përdorimin në masë të madhe të brumbujve, kurse sot në disa vende me bujqësi të zhvillueme, siç âshtë Holanda, kjo mundet me qenë edhe 100%. Sot brumbujt përdoren te një numër i madh i bimëve në krejt botën.

Përparësitë e brumbujve


1. Secili brumbull mbart më shumë end (tufk), te stigma e vezores krahasue me endëzuesit tjerë siç janë bletët mjaltore. Te shumë lloje bimësh kjo sjell si rrjedhojë frytin më të mirë dhe një përqindje shumë e naltë e fryteve të klasës së parë në kohën e vjeljeve.

2. Një brumbull viziton më shumë lule në orë se sa cilido endëzues tjetër, përfshi edhe bletën mjaltore.

3. Brumbujt kanë një qëndrueshmëni më të madhe ndaj kushteve të këqija të motit, temperaturave të ftohta dhe ndriçimit të ulët. Brumbujt fluturojnë edhe në temperatura të ulta si p.sh. 8°C, në reshjet e shiut me intensitet të ulët, në kushte të erës, ose në mot me vransina të denduna. Mandej bletët mjaltore nuk e kryejnë mirë endëzimin në serra dhe tunele (kopshte të mbuluara), dhe janë më pak të frytshme, e më pak të përshtatshme në temperatura të ulta, nën 15°C dhe në mot me vransinë.

4. Endëzimi mekanik âsht shpenzim i kotë i kohës dhe vështirë i matarueshëm.

5. Hormonet shpesh rrjedhojnë cilësi të ulët të fryteve, që nuk janë tërheqës për shitje dhe kanë më pak fara në fryte.

6. Brumbujt janë veprues edhe në mbjelljet në hapësina të mbylluna: nën rrjetën kundër breshnit, në tunele plastike, gjendje në të cilën endëzuesit tjerë dështojnë.

7. Brumbujt i lëvizin lehtë shoqnitë e tyne përgjatë lulëzimit të bimëve të ndryshme në kohë të ndryshme varësisht se cila bimë lulëzon së pari.

8. Ekziston mundësia e grumbullimit të brumbujve dhe mbyllja e tyne mundet me u krye edhe në mes të ditës dhe lëvizja e kutive të brumbujve përkohësisht ose përherë diku tjetër, për shembull gjatë spërkatjes së bimëve, ose nëse dëshiron me i largue frytet në një numër më të madh.

9. Brumbujt nuk janë kurrë agresivë, kjo do të thotë siguri më e madhe për ju dhe për të punësuemit. Janë kandrra paqedashëse dhe do të thumbojnë vetëm atëherë kur ato ndjejnë se kutitë e tyne janë në shkatërrim e sipër.

10. Brumbujt munden me punue shumë mirë së bashku me bletët mjaltore.

11. Përdorimi i brumbujve do të thotë kursim i fuqisë punëtore krahasue me teknikat tjera endëzuese.


Kthimi në investime


Si rrjedhojë e përdorimit të brumbujve, prodhimtaria rritet, frytet janë më të mëdha dhe numri i fryteve të dështueme ulet. Meqenëse frytet janë formue dhe zhvillue mirë, humbjet pas vjeljes janë më të ulta: çështje kjo e rëndësishme ekonomike. Varësisht nga vendi, lloji i bimës, shorti dhe kushtet e rritjes, prodhimtaria mundet me qenë ma e naltë a ma e ultë se mesatarja e shfaqun ma poshtë, si vijon.
- Molltartet (domatet), kanë prodhimtari ma të naltë, në serra 25-45%, peshë ma të madhe të fryteve 20-65%, ma shumë fara në fryte se sa frytet me mënyra tjera të endëzimit, ma shumë vitamina etj. Molltartet në fushë të hapun japin prodhimtari deri 30% më shumë.
- Speci i ambël ka shtim peshe në fryte deri në 30%, përmban ma shumë fara dhe ka një formë ma të mirë. Një shoqni e vetme e brumbujve âsht e mjaftueshme për endëzimin e një sipërfaqe të punueshme prej 30 deri 50 ari gjatë 6-8 javëve.
- Dredhëzat (luleshtrydhet) në fushë të hapun japin fryte me peshë deri 20% ma të madhe, dhe deri 3% ma pak fryte të dështueme.
- Te molla pesha e fryteve âsht deri 20% ma e naltë
- Boronicat 17 deri 32% shtim prodhimtarie duke iu falënderue cilësisë ma të naltë të fryteve (fryte ma të mëdha)
- Brumbujt janë një zavendësim shumë i mirë i bletëve mjaltore gjatë kohës kur ato nuk janë vepruese: në dimën dhe në pranverë.

Brumbulli Bombus-terrestris-6no
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Brumbulli
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Frymorë-
Kërce tek: