FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Miti e Religjioni!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Enea!

Enea!


Male Numri i postimeve : 2
Join date : 27/12/2017

Miti e Religjioni! Empty
MesazhTitulli: Miti e Religjioni!   Miti e Religjioni! EmptyThu 28 Dec 2017, 05:52

Besimet popullore shqiptare, ato me rrënjë nga kohët e hershme të paganizmit, na dëshmohen më qartë përmes riteve e miteve, përmes atyre praktikave që quhen në shkencë "skenarë mitiko-ritualë"; natyrisht nJë gjë e tillë ndodh dhe në popujt e tjerë ku bëhen kërkime në këtë vështrim të kulturës shpirtërore. Fjala mit në kohë të sotme përdoret në kuptime të ndryshme, fetare dhe profane. Këtu merret vetëm në kuptimin e përbërësit të një dukurie a të.një elementi religjioz të caktuar, "rrëfenjë" në prozë apo në poezi. Rrëfenjë mitike e marrë jashtë kontekstit të kulturës ku është ruajtur për shekuj të tërë, jashtë kompleksit të besimeve popullore që lidhen me të, është si diçka e vdekur, diçka që nuk të thotë asgjë, fakt që le shkak për lloj-lloj shpjegimesh e interpretimesh. Miti, në rrugën e tij të evoluimit ndër shekuj, ka pësuar ndryshime, heqje e shtesa sipas mendësisë e fantazisë së treguesve; herë-herë është anekdotizuar a përrallëzuar; pra përtë gjeturtë vërtetën në thelbin mitik të një rrëfenje, duhet parë ajo brenda kompleksit kulturortë traditës në një areal të caktuar, brenda tërësisë e të veçantave të besimeve popullore të atij vendi.
Shpeshherë mitet rrëfehen brenda kompleksit të praktikës së riteve të caktuara, prandaj dhe quhen nga studiuesit "skenarë mitiko-ritualë"; në disa raste këta "skenarë mitiko-ritualë" praktikohen, pas një evoluimi të gjatë, jo në rite, po në këngë, në balada e prapa tyre vërehet riti e miti i dikurshëm, që qëndron në rrënjë, në thelb të këtyre krijimeve artistike popullore. Elementë mitesh të mirëfilltë, si përbërës të dukturive të caktuara religjioze, vërehen dhe në përralla, në legjenda historike, në anekdoda, në historinë e zanafillës së disa toponimeve, natyrisht, ashtu si shpjegohen në popull. Rite e mite të shkrira bashkë kemi në disa raste dhe në këngët rituale. Tregohet në malësitë e Veriut (në Mirditë e tjerë) një rrëfenjë mitike e tillë: Dy fëmijëve, Gjoni e Mria (Maria), u vdes e ëma e babai rimartohet. Njerka me të shoqin (babë i fëmijëve) kërkojnë t'i zhdukin, duke i tretë në pyll. Pas përpjekjesh të mundimshme e mjafttë dhimbshme, përt'i shpëtuar zhdukjes (vdekjes) më në fund në rrethana misterioze këta kthehen në shpendë: Qoku e Qyqja. Këta shpendë, kur këndojnë, sipas besimit popullor, kërkojnë njëri-tjetrin. E ndërthurur me elementë të kësaj rrëfenje mitike ekziston një poezi popullore me funksione rituale. Kur njerëzit, sidomos fëmijët, dëgjojnë zërin "ku-ku" të qyqes për herë të parë në pranverë, thonë me zë të lartë këtë: "Ku-ku qyqja e re, / Që po këndon në Shën Ndre! / Pashë mue! Pashë ty! / Pashë Gjonin tan vlla! / Pashë Mrinë tane motër!/Amanet ta kam Ishue. /Sa vjet kam me rmue"(]e\uë)\. Besohet se aq herë sa do të përsërisë qyqja "ku-ku!" me atë rast, aq vjet do të jetojë ai që shqiptoi me të madhe këtë formulë rituale. Formulëthënësi
e uron me forcën e shpirtit qyqen që të shohë Gjonin dhe Mrinë, - njerëz e që tërthorazi do të thonë që Qyqja e Qoku të kthehen përsëri në njerëz, siç kanë qenë në një kohë. Pra në këtë rit përmbajtja, natyrisht në elementë të tij të veçantë, del shumë qartë; ky është një skenar tipik mitiko-ritual. Kuptimi: Unë po lutem për ty (në bazë të besimit në forcën magjike të fjalës) që ti e vëllai yt të ktheheni përsëri në njerëz e ti më trego vitet se sa do të jetoj, e ku dëshira shkon më tej: që qyqja të këndojë sa më shumë e ritthënësi të jetojë gjatë, sa të jetë e mundur më shumë. Mendojmë se problemi i jetëgjatësisë është dhe problemi themelor i këtij riti e një risim i tij është të treguarit e ditës së vdekjes. Natyrisht, problemi është i diskutueshëm.
Shumë është shkruar, në hapësirë përgjithësuese, përzanafillën e miteve, për kuptimin e tyre, evoluimin, sinkretizmin, shtegtimin e strukturën e tyre, në domethënien më të mirëfilltë. Nuk ka si mos të tërheqë vëmendjen një problem i tillë, pra teoria për mitet, përderisa në monumentet e shkruara të lashtësisë e në eposet e baladat popullore të Mesjetës ka me shumicë mite ose, së paku, dukuri a elementë të natyrës mitike. Të përmendim këtu vedat indiane në sanskritisht, eposet e ndryshme: të Babilonisë: "Epi i Gilgameshit, "Mahabharata" e Indianëve, "lliada" e "Odiseja" e Grekëve, "Avesta" a "Shah - namë' e Persëve, vepra të lashtësisë të shkrimtarëve e të udhëtarëve, të historianëve grekë e latinë, kinezë, të tërë të lashtësisë a të Mesjetës. Kemi mandej eposet mesjetare si "Nibelungët" i gjermanëve "Këngë gjestesh" (a "Kënga e Rolandit") i Francezëve, "Sidi" spanjoll, "Robin Hudi" skocez, "Kalevala" e Finlandezëve, "Nartët" e Osetëve të Kaukazit, "Bilinat" e Rusëve, për të mos përmendur dhe shumë të tjerë. Edhe popujt e Ballkanit kanë eposet e tyre mesjetare, po të mbledhura nga eksploruesit në shek.XIX e fillimi i shek.XX, ndër ta dhe eposi heroik legjendar i Shqiptarëve. Dukuri mitologjike e besime të lashta, qenie hyjnore, vërehen dhe në disa balada mesjetare, motërzimet tematike të të cilave janë të pranishme në popuj të ndryshëm të botës, veçan në Europë e në botën mesdhetare, përfshirë këtu dhe popujt e Ballkanit e ndërta dhe Shqiptarët. Besime interesante e me natyrë tepërtë lashtë ka në baladën e sakrificës njerëzore në ndërtime, në atë të kthimit të njeriut nga ajo jetë te të afërmit e tij sa për të kryer disa porosi, disa premtime,kështudhemëtej. disa detyra që i mbetën të papërfunduara që në të gjallë të tij, balada të forcës së mbinatyrëshme të muzikës, balada të rinjohjes e kështudhemëtej. -Mitologjia ndër Shqipëtarë nga Mark Tirta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Miti e Religjioni!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Miti mbi Ilirin - interpretimi besëlashtë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Dituni mistike-
Kërce tek: