FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Avdo Megjedoviçi, ose shqiptarësia e tij e mohuar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sewaturand
MODERATOR


Numri i postimeve : 17
Join date : 04/09/2017

MesazhTitulli: Avdo Megjedoviçi, ose shqiptarësia e tij e mohuar   Thu 07 Dec 2017, 11:47

Avdo Megjedoviçi, ose shqiptarësia e tij e mohuar

Nga Salih Mehmeti - 25 Nëntor, 2017, 4:21

Debati i madh nëse epika kreshnike ishte në zanafillë shqiptare apo sllave prej kohësh është përshkallëzuar edhe në debat mbi përkatësinë e rapsodëve e lahutarëve të ndryshëm në rajonet kufitare mes botës shqiptare dhe asaj sllave.

Një nga lahutarët më në zë në këto rajone ishte edhe Avdo Megjedoviçi (1875-1953), shkruan Konica.al.

Në shumicën e biografive, ai përshkruhet si boshnjak i lindur në qytetin e Bjello Poljes (sot veriu i Malit të Zi).

Derisa homerologët nga Universiteti i Harvardit, Milman Parry dhe Albert Lord po përpiqeshin të kuptonin sesi funksiononte tradita lashtësore epike e Homerit, ata do t’i kushtonin rëndësi të veçantë të kënduarit epik në Bosnjë, Sanxhak, Mal të Zi dhe në veri të Shqipërisë.



Me kërkesë të Albert Lord-it, në vitet ’30, lahutari Megjedoviç do të performonte një këngë me gjatësi thuajse të njëjtë me Iliadën (15,690 vargje), e cila më pas do të regjistrohej në format audio dhe në të shkruar. Është fjala për këngën «Martesa e djalit të Smajl agës», e cila gjendet në koleksionin e Parry-t.

Po kush ishte Avdoja?

Në shënimet e tij Parry mësoi se ky lahutar kishte mësuar të këndonte nga i ati kur i kishte 20 vjet.

Ai thoshte se familja e tij kishte ardhur në Bosnjë para 200 vitesh.

Në këngët e tij kishte disa fjalë të cilat mbledhësi nuk kishte aritur t’i kuptonte dhe në shënime e kishte shkruar lapsus lingua ose lapsus calami.

Këto pjesë ishin kënduar në gjuhën shqipe. Gjatë bisedës Avdo kishte thënë: «nuk di si ta them në këtë gjuhë!» që do të thotë se edhe pse Avdo e fliste serbishten, kishte fjalë të cilat ai nuk dinte si ti shprehte pasi që serbishtja nuk ishte gjuha tij amtare.

Për të gjitha këto fjalë shqipe, që ishin shënuar si të «panjohura» për koleksionuesin e tyre, ishte kërkuar ndihma e Qamil Sijariçit për t’i përkthyer në serbisht. /konica.al/

©️ Salih Mehmeti | Konica.al

http://konica.al/2017/11/avdo-megjedovici-ose-shqiptaresia-e-tij-e-mohuar/

_________________
KLAOHI ZIS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Avdo Megjedoviçi, ose shqiptarësia e tij e mohuar
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Feja e shqiptarëve ndër shekuj
» Paganizmi te Shqiptarët
» Pse shqiptarët gjatë gjithë historisë kanë qenë dhe janë tradhëtarë?
» Shfaqje te shqiptarët
» Wahabizmi te shqiptarët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Malësia-
Kërce tek: