FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Falsifikimi i hartave të Shqipërisë: ja e vërteta e vilajeteve shqipta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sewaturand
MODERATOR


Numri i postimeve : 17
Join date : 04/09/2017

MesazhTitulli: Falsifikimi i hartave të Shqipërisë: ja e vërteta e vilajeteve shqipta   Wed 11 Oct 2017, 11:47

Falsifikimi i hartave të Shqipërisë: ja e vërteta e vilajeteve shqiptare

Nga Salih Mehmeti - 7 Tetor, 2017, 1:44

Prej kohësh në rrjetet sociale po përhapen me shpejtësi virale disa ilustrime të kufijve të hamendësuar të Shqipërisë nën Perandorinë Osmane.

Me diçitura keqdrejtuese e tituj bombastik sesi Shqipëria paska qenë me kufij të gjerë në kohën e Perandorisë Osmane, lajme të tilla po përtypen nga audienca të tëra, shkruan Konica.al.

Harta e parë është një ilustrim i marrë nga Wikipedia ku paraqitet harta e katër vilajeteve shqiptare me mbishkrimin «Albanski vilajet».



Por e vërteta është se Porta e Lartë asnjëherë nuk ka pranuar zyrtarisht një ekzistencë të pavarur të Shqipërisë dhe as nuk i ka njohur vilajtetet e Janinës, Manastirit, Kosovës dhe Shkodrës si toka shqiptare.

Përpjekja e vetme e ish-kryeministrit reformator Mithat Pasha, në vitet ’70 të shekullit të nëntëmbëdhjetë, për krijimin e një «vilajeti shqiptar» pati zgjuar reaksionin e egër të qarqeve konservative në Perandori.

Kërkesat konstante të shqiptarëve, prej Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e deri në vitet e fundit të Perandorisë, për krijimin e një vilajeti të bashkuar shqiptar kanë hasur në kundërshtimin e rreptë të sulltanit dhe qeverisë osmane.

Siç dëshmon profesoresha turke në Universitetin e Marmarasë, Nuray Bozbora, sulltan Abdyl Hamidi në një memorandum drejtuar shqiptarëve, që mban datën 3 nëntor 1880, shprehej kategorikisht kundër idesë për bashkimin e vilajeteve shqiptare në një tërësi të vetme.

Në letër, Abdyl Hamidi e quante «ide ngatërrestare» (fikr-i fesad) kërkesën për krijimin e një Shqipërie autonome që do t’i përfshinte vilajetet e Kosovës, Shkodrës, Janinës dhe Manastirit.

Copëzimi i hapësirës shqiptare në disa vilajete filloi në vitet ’60 të shekullit të nëntëmbëdhjetë, në kuadër të projektit të reformave decentralizuese të Perandorisë Osmane.

Harta e dytë e falsifikuar shitet si «hartë ruse e vitit 1881» e cila e numëron si Shqipëri edhe vilajetin e Selanikut.



Burimi dhe autori i hartës nuk janë të njohur për publikun, por kjo nuk i pengon disa portale që të dalin me tituj bombastikë si «Shihni sa e madhe ishte Shqipëria në kohën e Perandorisë Osmane» e përshkrime të tjera të fryera.

Por cilët ishin kufijtë e saktë të Shqipërisë sipas burimeve të pavarura perëndimore?

Në botimin e vitit 1911, Encyclopædia Britannica jep këtë përshkrim në zërin për Shqipërinë:

«Treva e banuar në mënyrë pak a shumë homogjene nga popullata shqiptare mund të shënohet përafërisht nga tërheqja e një vije prej kufirit malazez në Beranë deri në Mitrovicë dhe deri te kufiri serb në afërsi të Vranjës; prej aty në Shkup, Prilep, Manastir, Fllorinë, Kostur, Janinë dhe Pargë. Këta kufij, sidoqoftë, janë larg prej përfshirjes së të gjithë pjesëtarëve të këtij populli të hapërdarë». /konica.al/

http://konica.al/2017/10/falsifikimi-hartave-te-shqiperise-ja-e-verteta-e-vilajeteve-shqiptare/

_________________
KLAOHI ZIS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Falsifikimi i hartave të Shqipërisë: ja e vërteta e vilajeteve shqipta
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si mbërriti Janullatos në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë
» Harta e Shqipërisë, e profetizuar 2500 vjet më parë?
» Zbulohet harta e rrallë e kufijve të Shqipërisë
» Flamuri - Simboli shqiptar
» Feja e shqiptarëve ndër shekuj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Anadolli-
Kërce tek: