FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Bashkëpunimi ekonomik turko-serb, më i madhi në rajon

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sewaturand
MODERATOR


Numri i postimeve : 17
Join date : 04/09/2017

MesazhTitulli: Bashkëpunimi ekonomik turko-serb, më i madhi në rajon   Wed 11 Oct 2017, 11:43

Bashkëpunimi ekonomik turko-serb, më i madhi në rajon

Nga Salih Mehmeti - 8 Tetor, 2017, 11:15

Tani kur është çështje orësh ardhja e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Serbi, theksi është vënë tek agimi i një ere të re të bashkëpunimit turko-serb në rrafshin ekonomik.

Prej nënshkrimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë në vitin 2009, shkëmbimi tregtar mes dy vendeve është rritur vëllimisht për 3.5 herë më shumë, shkruan Konica.al.

Kështu eksportet serbe në Turqi janë rritur për 7.5 herë më shumë sesa para marrëveshjes në fjalë. Megjithatë, deficiti serb në shkëmbimet me Turqinë vazhdon të mbetet.

Në vitin 2015, Serbia ka eksportuar të mira në vlerë prej 220 milionë eurosh në Turqi, por ka importuar 520 milionë euro mallra e prodhime nga Turqia.



Investitorët turq tashmë kanë hapur disa fabrika në tekstilit në Nish dhe Leskovc, ndërkohë që kompani turke kanë shfaqur interesim për të investuar në aeroportin e Kralevës, në autostradën Beograd-Sarajevë, si dhe në rrugët Tutin-Novi Pazar-Senicë.

Sipas të dhënave nga Këshilli Turko-Serb i Bizneseve, vlera e gjithëmbarshme e investimeve turke në Serbi (për vitin 2015) ishte rreth 110 milionë euro.

Numri i ndërmarrjeve turke që veprojnë në Serbi, nga 136 sa ishte dy vite më parë, tani është trefishuar në 454 sosh.

Kështu, investimet turke në Serbi janë më të mëdha sesa ato në Bullgari, Bosnjë dhe Rumani.

Sipas Institutit Statistikor të Turqisë (TÜİK), eksportet e Turqisë në Serbi janë rritur në 582 milionë dollarë në vitin 2016 prej 278 milionë sa ishin në vitin 2006. /konica.al/

http://konica.al/2017/10/bashkepunimi-ekonomik-turko-serb-madhi-ne-rajon/

_________________
KLAOHI ZIS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bashkëpunimi ekonomik turko-serb, më i madhi në rajon
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shtypja dhe shfrytëzimi i grave
» Bashkëveprimi i mendjes me universin
» Empatia (Bashkëndjesia)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Anadolli-
Kërce tek: