FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Dibër, aty ku koka e një turku nuk vlente as sa një mexhide

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sewaturand
MODERATOR


Numri i postimeve : 13
Join date : 04/09/2017

MesazhTitulli: Dibër, aty ku koka e një turku nuk vlente as sa një mexhide   Wed 11 Oct 2017, 11:40

Dibër, aty ku koka e një turku nuk vlente as sa një mexhide

Nga Salih Mehmeti - 9 Tetor, 2017, 11:44

Shqipëria në vitet e para të shekullit njëzetë, vend i një populli me karakter të ashpër, aty ku siguria e një zyrtari turk nuk vlente as një dyshkë.

Me këtë sy e pa Shqipërinë udhëtari skocez Sir John Foster Fraser (1868-1936). Një histori e veçantë e një shpirti aventurier, si Fraser, është kuturisja e tij për të parë botën përmes udhëtimit me biçikletë, shkruan Konica.al.

Duke qenë një shpirt i panginjur odisean, skocezi kurreshtar do të udhëtonte në Burmë, në humbëtirat e acarta të Siberisë, në Amerikë, por edhe në Ballkanin aq të pakuptueshëm për dikë që vinte nga Britania.

Si të gjithë malësorët gjithandej botës, shkruan Fraser në librin e tij «Pictures from the Balkans», shqiptarët janë të pavarur, kundërshtues dhe më të sertë sesa popujt që jetojnë në rrafshe.

«Më në veri, në trevën e Dibrës, jeta e një turku nuk vlen as sa një e hedhur e mexhides (monedhë turke që vlente rreth katër franga – shën. i red. Konica.al), aq e egër është urrejtja e shqiptarëve në këtë cep. Më në jug urrejtja kundër fuqisë sunduese nuk është kaq e fortë, dhe venitet sa më shumë që shkon në jug, derisa në afërsi të kufirit grek praktikisht tretet», shkruan Fraser.



Si një skocez, ai sakaq do të gjente afri me temperamentin malësor të malësive të Skocisë.

«Duke kërkuar për një paralele të thjeshtë, unë mund të them se kushtet në Shqipëri nuk janë ndryshe nga ato në malësitë e Skotlandës në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, kur fiset ishin në zënka të përhershme me shoqi shojn. Shpesh kam mejtuar për ngjashmëritë midis Shqipërisë dhe Skocisë. Dashuria pasionante për vendin është veçanësi e të dyjave. Vëmendja e një malësori skocez për të kundërshtuar fyerjen është e barabartë me shpejtësinë e shqiptarit për të qëlluar këdo që nuk pajtohet me të. Veshja e palëzuar e shqiptarit është sigurisht e ngjashme me fustanin e malësorëve. Dhe nëse dëgjoni jehun e muzikës shqiptare në bjeshkë, ju mund të keni ndjesinë, pa ndonjë sforcim të përfytyrimit, se jeni duke dëgjuar tingujt e gajdeve». /konica.al/

http://konica.al/2017/10/diber-aty-ku-koka-e-nje-turku-nuk-vlente-sa-nje-mexhide/

_________________
KLAOHI ZIS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dibër, aty ku koka e një turku nuk vlente as sa një mexhide
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Simbolika e gjarperit
» Coca-Cola
» Marka

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Anadolli-
Kërce tek: