FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Koçillara ose fshati më lindor shqiptar në Maqedoni

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sewaturand
MODERATOR


Numri i postimeve : 13
Join date : 04/09/2017

MesazhTitulli: Koçillara ose fshati më lindor shqiptar në Maqedoni   Mon 02 Oct 2017, 19:22

12 kilometra në të dalë të Velesit, buzë arave që valëzohen njëra pas tjetres, ndodhet fshati Koçillarë.

Thuajse i harruar nga bota, ky fshat përbën vendbanimin më lindor shqiptar në Maqedoni, shkruan Konica.al.

Dikur pjesë e Velesit, sot Koçillara që laget nga lumi Vardar është pjesë e komunës Gradsko.

Një banor i këtij fshati ka thënë për Konica.al se shkolla e fshatit ka diku rreth 20 nxënës, që i vijojnë mësimet prej klasës së parë deri në pestën.

I vetmi aktivitet ekonomik, sipas këtij burimi, është bujqësia.

Me rreth 50 shtëpi, sipas të dhënave të regjistrimit të bërë para 15 vitesh, Koçillara kishte 105 banorë shqiptarë.




Shqiptarët në Veles dhe rrethinën e tij dikur përbënin një pjesë dërrmuese të popullatës.

Historia e kësaj treve zanafillon me Bylazorën ilire, që mbahej nga dardanët dhe peonët, e që për shumë kohë ishte një qendër e lulëzuar e jetës ilire. Studiuesit gjermanë dhe çekë, si Johann von Hahn, Konstantin Jireček dhe Norbert Jokl, shihnin në pjesën e dytë të toponimit Bylazora (Βυλαζῶρα) fjalën shqipe ‘urë’.

Kjo është arsyeja pse osmanët e përkthyen këtë emërtim si Qyprili (nga osmanishtja köprü ‘urë’).

Madje, ky qytet në enciklopedinë e Sami Frashërit ‘Kamus Al-Alam’ cilësohej si qytet i Shqipërisë. Familja e famshme e Qyprilinjëve mendohet se e ka prejardhjen nga këto anë.

Mpakja e elementit shqiptar filloi qysh prej vitit 1913, në harkun kohor mes dy luftërave botërore dhe gjatë periudhës jugosllave, ku një numër i madh i banorëve u shpërngulen drejt Turqisë.

Në regjistrimin e vitit 2002, 2 mijë e 299 vetë ose 4,17% e popullatës së përgjithshme të komunës u deklaruan shqiptarë.

Me përjashtim të disa familjeve në Veles, pjesa më e madhe e shqiptarëve jeton në fshatrat jugore të komunës që vargëzohen njëra pas tjetrës, duke formuar një grumbull kompakt.

Sipas të dhënave të dorës së parë që zotëron Konica.al, me shumicë të thekshme shqiptare janë fshatrat Buzalkovë, Slivnik, Klukovec, Kalaslar i epërm dhe Koçillarë, kurse një numër më i vogël jeton edhe në Orizare të Epërme. /konica.al/

http://konica.al/2017/09/kocillara-ose-fshati-lindor-shqiptar-ne-maqedoni/

_________________
KLAOHI ZIS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sewaturand
MODERATOR


Numri i postimeve : 13
Join date : 04/09/2017

MesazhTitulli: Re: Koçillara ose fshati më lindor shqiptar në Maqedoni   Mon 02 Oct 2017, 19:23


_________________
KLAOHI ZIS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Koçillara ose fshati më lindor shqiptar në Maqedoni
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flamuri - Simboli shqiptar
» Paganizmi shqiptar
» Fshati që u zhduk pa lënë gjurmë
» Ylberi në legjenda
» Spiunet Tane! Kush Jane?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Maqedonia-
Kërce tek: