FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gjaku - shenjtëria dhe thellësia e kuptimit të tij

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 43
Location : Në Fushat e Elysesë

Gjaku - shenjtëria dhe thellësia e kuptimit të tij Empty
MesazhTitulli: Gjaku - shenjtëria dhe thellësia e kuptimit të tij   Gjaku - shenjtëria dhe thellësia e kuptimit të tij EmptyMon 14 Feb 2022, 14:56

GJAKU

Gjaku ka qenë i shenjtë në popullatën tonë gjithmonë. Që në kohërat e neolitit enët ngjyroseshin me ngjyrë të kuqe nga dheu i kuq.

Gjaku ka marrë dhe kuptime tjera, më abstrakte. Gjaku ka kuptimin e farefisnisë, kushërinisë, afërsisë fisnore e familjare.Nga këtë është zgjeruar për të nënkuptuar përkatësinë kombëtare. Kështu në popull përdoret shprehja “gjak shqiptari” dhe në shumicën e rasteve përdoret me krenari. Pra në këtë kuptim gjaku është një fjalë që nënkupton ADN-në e një personi, ose edhe përkatësinë racore, kombëtare, farefisnore e familjare.

Kjo gjë shihet dhe te zakoni i vëllamërisë të cilët për t’u bërë vëllezër therrin majet e gishtërinjve, nxjerrin ca pika gjak që i hedhin në gota të rakisë, dhe pijnë gjakun e njëri tjetrit për të përzier gjakun, për t’u homogjenizuar, pra për t’u bërë vëllezër.

Gjaku ka edhe kuptimin e krimit, vrasjes, si në shprehjen “ka rënë në gjak”, ose “bje në gjak”. Nga këtu del edhe gjaku si sinonim i jetës së njeriut: një njeri vlen një gjak, një qen ose kafshë tjetër çmohej gjysmë gjaku; edhe plaga vlerësohej gjysmë gjaku ndërsa dy të plagosur ishin baraz me një të vrarë. Kur bëheshin pajtimet, numëroheshin cila palë ka bërë më shumë gjaqe (përfshirë këtu dhe plagët dhe kafshët e vrara). Në kanun përmendet edhe "hija e gjakut" një hyjneshë e ngjashme me Erinitë e lashta. Përmendet shprehimisht në këtë mënyrë: "Me ta krye vrasën, gjaksi e mashkujt e asaj shpije kanë vetëm të ikmen e ngujimin. Ka hijen e gjakut mbas shpine. ”Gjaku kërkon gjak. Rrugë e shtigje i bahen prita gjaku”.

Nga këtu rrjedhin edhe shprehjet "gjakës" që d.m.th. vrasës, ose kriminel, ose thjesht dorasi që ka vrarë dikë; dhe shprehja gjakhupës, kur njeriu vritet dhe nuk gjendet vrasësi, ose nuk dënohet askush.

Gjaku ka hyrë edhe në heraldikën shqiptare, si simbolika kryesore e flamurit tonë.

Se gjaku ka qenë i shenjtë shihet edhe në ndalesat e ndryshme:

Ndalesa e martesës në fis, shumë e theksuar, fillimisht për arsye biologjike për të mos lënë pasardhës të pashëndetshëm, por me kalimin e kohës edhe për arsye shoqërore, që të krijohej kohezion brenda fisit ose fshatit
Ndalesa e martesës me të huaj ndonëse nuk përmendet në kanun shprehimisht, megjithatë ka qenë e pranishme dhe e fortë. Kënga “Çika potureshë” në fakt bën fjalë për dashurinë e pafat të Hasan Agës me një vajzë serbe, sepse dihet mirë, se “poturë” quheshin serbët e fesë islame. Pra fenë e kishin të njëjtë por ndryshonte kombësia, dhe kjo shkaktoi reagimin e nënës së djaloshit si dhe të rrethit të gjerë, kundër një martese të tillë.
Kujdesi i prindërve në të kaluarën që martesat të mos bëheshin me gjithkënd, por të zgjidheshin vajza apo djem nga derë e mirë, soj i mirë etj.
Se përzierja e gjakut nuk është e mirë kjo shihet edhe nga fakti se drangoi që në besimin tonë është e mira primordiale, është drangua i pastër, ndërsa kulshedra që në fenë tonë është e keqja primordiale, është e përzier apo e hibridizuar mes drangoit, gjarpërit, ujkut dhe bushtrës.

Duke u nisur nga këto ne e dimë se zotat ndalojnë përzierjen ose hibridizimin me të huaj, pra shqiptarët duhet të martohen vetëm me shqiptarë, ndërsa për shkak se teknologjia ka mundësuar edhe mënyra tjera të hibridizimit kjo e drejtë zgjerohet edhe tek ato, ashtuqë përzierja ndalohet edhe me fekondim artificial, edhe me klonim, edhe me vaksinim.

Rrjedhimisht në besëlashtë ndalohen vaksinat me ARN ose ADN!

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 43
Location : Në Fushat e Elysesë

Gjaku - shenjtëria dhe thellësia e kuptimit të tij Empty
MesazhTitulli: Re: Gjaku - shenjtëria dhe thellësia e kuptimit të tij   Gjaku - shenjtëria dhe thellësia e kuptimit të tij EmptyMon 14 Feb 2022, 14:57

Kuçedra. Figurë në mitologjinë shqiptare. Ky përbindësh femër me emrin kuçedër, si dhe kulshedër, si fjalë vjen nga lat. chersydrus dhe nga gr. xepouSpoç 'gjarpër uji.' Ky term përdoret në shqip edhe për të cilësuar gratë grindavece.

Kjo kuçedër, zakonisht e cilësuar si gjarpër shumë i madh me shtatë a dymbëdhjetë krena, është njëra nga figurat më të përhapura në mi-tologjinë shqiptare, shumë e njohur në të gjitha trevat e Ballkanit ku flitet shqip si dhe ndër arbëreshët e Italisë jugore. Ajo ka një pamje tmerrësisht të shëmtuar. Fytyrën dhe trupin i ka të mbuluara me lesh të kuq, kurse gjinjtë i varen deri poshtë. Jeton në guva mali, në liqene të nëndheshme ose moçalishte, dhe vjell zjarr nga goja. Kur del, lëkura i gërvishtet nëpër shkëmbinj dhe, për këtë arsye, çdo ujë që del i skuqur nga gurra mendohet se ka gjak kuçedre.

...

E Shtuna e Pulave. Zakon dhe besim popullor. Ndër ortodoksët shqiptarë të trevës së Korçës, E Shtuna e Pulave, që quhet edhe E Sh-tuna e Shpirtrave, ishte e shtuna një javë para të dielës së karnavaleve ortodokse (shih) dhe fillimit të kreshmëve. Herët në mëngjes therej një pulë dhe, me gjakun e saj, të gjithë anëtarët e familjes bënin një kryq në krahëror e në ballë.

Këto duhet të jenë ato zakone të lashta pagane të ngjyrosjes së fytyrës me gjak, që me kohë ka marrë formë kristiane, duke bërë kryqin (edhe ky i huazuar nga paganët)

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjaku - shenjtëria dhe thellësia e kuptimit të tij
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Kulte-
Kërce tek: