FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Çështje riemnimi (toponomastikë)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sewaturand
MODERATOR


Numri i postimeve : 13
Join date : 04/09/2017

MesazhTitulli: Çështje riemnimi (toponomastikë)   Fri 29 Sep 2017, 09:01

E kemi diskutue me dhjetera here, diletantizmin e te ashtuquajtunit Komision per standartizimin e emnave qe pat funksionue fill pas luftes. Megjithe motivin fisnik, puna e komisionit ka qene thellesisht joprofesionale, prandaj emen-vendet e reja nuk jane perbrendesue nga popullata.

P.sh ne vitet '90 ka pas perpjekje me e shqiperue emnin e qytetit Kamenicë. Duke u nise nga logjika e thjeshte, ata menduen se Guranë asht perkatesja e sakte shqipe e termit sllav (kamen + icë). Por ketu kemi te bajme me dy leksema te ndryshme, ndonese shenojne te njejten gja.

Por ketu lipset me pas nji trohe perfytyrim dhe kreativitet:

Ne dakisht ka pas emën-vend Akmonia, kurse nji qytet ilir ne Dalmaci Assamum (qe per cudi ne latinishten dalmatine te mesjetes bahet Larida nga lat. lapis 'gur'), pastaj pellazgjisht 'asaminthos 'banjë e grutë', sanskrisht 'asman', avest. asman, lit. akmuo 'gur', e te tjera konjate te ngjashme.

Rranja rindertohet si *ak'amo- 'i gurtë', dhe sipas Sorin Paliges epiteti i Zeusit ka qene 'Akmon' tek frigjasit. Ne sanskrishten e vjeter 'asman' ka pas domethanie si 'qielli i interpretuem si gur', madje te Heziku 'akmon' 'farkë'.

Moterzimi ilir *as- duket se reflekton nji zhvillim satem (*ak < *as), por shqipja ka nji konjatë kentum (e me gjasë i ka mbetë prej dakishtes si dialekt ilirolindor). Ne shqip kemi 'kmesë', nji lloj drapni:

Drapri pa dhëmbëza, nga populli quhej ndryshe edhe draper kmesë. Kishte forme pak harkore (skica nr. 3. fig, nr. 1.) dhe dorez prej dy shpatëzave të drurit, të përforcuara me dy gozhdë apo fije metali.

Forma e sotme shqipe ne disa fjalore shihet si zhvillim i *kametjā, por une e rindertoj pak ma ndryshe si *akmetia, ku ka veprue afereza ne zanoren e pazashme nistore, kurse togu /ti/ > /s/.

Cka i bjen kjo qe anmiku ma i madh i shqiperimit te emen-vendeve asht pedantizmi i tepruem.

_________________
KLAOHI ZIS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Çështje riemnimi (toponomastikë)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Njohuri :: Toponimia besëlashtë-
Kërce tek: