FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 OJQ-ja radikal-islamike: Kosova ka më së shumti islamofobë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 458
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: OJQ-ja radikal-islamike: Kosova ka më së shumti islamofobë   Thu 14 Sep 2017, 18:25

OJQ-ja radikal-islamike shpalos ‘listën e zezë’: Kosova ka më së shumti islamofobë

Forumi Musliman i Shqipërisë dhe Observatori Kombëtar kundër Islamofobisë kanë zbardhur një ‘listë të zezë’, për të cilën thonë se përfshin emrat e ‘islamofobëve’ në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Duke marrë shkas nga ‘sulmet mediatike’ që u filluan pas faljes së Kurban Bajramit në Tiranë, Observatori Kombëtar kundër Islamofobisë ka përpiluar një listë që përfshin politikanë, analistë dhe gazetarë, njofton Konica.al.

Ndonëse shprehet se lista në fjalë ‘nuk ka për qëllim të sulmojë ndonjë subjekt politik apo person të caktuar’, kjo organizatë joqeveritare ka hapur nismën online për të denoncuar persona që në ligjërimin e tyre mediatik paraqesin gjuhë urrejtjëse islamofobike.

Vlen të përmendet se ‘lista e zezë’ e dhe Observatori Kombëtar kundër Islamofobisë identifikon më së shumti ‘islamofobë’ në Kosovë (24), në Shqipëri (6) dhe Maqedoni (2).

Në vijim po sjellim listën e publikuar nga kjo OJQ:

KOSOVA:

Blerim Latifi – Këshilltar i Thaçit 2010 / 2015 dhe i Kadri Veselit 2015 dhe vazhdon ende (PDK). Sulmon në vazhdimësi identitetin islam të shqiptarëve.
Shaip Muja – deputet nga PDK (ka ndaluar ndërtimin e xhamis në Veternik – Prishtinë),
Alma Lama- LDK. Qëndrimet e saj kanë qenë përpjekje e vazhdueshme për ta paraqitur Islamin si të dhunshëm.
Arbana Xharra – PDK
Berat Buzhala – ish-deputet i PDK drejtues i portalit Express.
Ibrahim Kelmendi
Gani Mehmetaj
Mehmet Kraja
Rrahim Sadiku
Abdullah Prapashtica
Bajram (Gjergj) Kabashi
Haki M. Bunjaku
Donika Kadaj Bujupi – VV. Në vazhdimësi ka sulmuar identitetin fetar-islam dhe ka pasur qëndrime agresive ndaj hoxhallarëve, femrave me mbulesë dhe intelektualëve fetarë.
Sami Kurteshi- VV. Mbrojtës i kauzës LGBT, përmes së cilës i ka cilësuar myslimanët si terrorizues dhe ka shprehur qëndrime kundër muslimanëve.
Avni Zogiani- VV. Kandidat për Kryetar të Fushë Kosovës (mjaft shkrime dhe kolumna kundër motrave me mbulesa)
Ardian Gjini – AAK. I ka sulmuar vazhdimisht myslimanët, mbrojtës i Teorisë së Darvinit kundër Kuranit.
Ernest Luma- ish-zëdhënës i AAK tani gazetar i RTK-së -deklarata e tij kundër Haxhilerëve shkofshi e mos u kthefshi, e disa të tjera.
Imer Mushkolaj,- analist
Dardan Gashi- analist (pjesë e AKR-së dhe Listës Rugova),
Sadri Ramabaja- VV
Boiken Abazi- VV
Ylli Rugova dhe
Sibel Halimi, anëtarë të Partisë së Fortë, satirike tashti në listën e VV për zgjedhjet lokale në Prishtinë.
Visar Duriqi

SHQIPËRIA:

Agron Gjekmarkaj,- analist dhe pedagog në UT,- i përket rretheve katoliko-centriste.
Mustafa Nano,- analist i medieve, ResPublica.
Mero Baze,- analist dhe pronar i gazetës TEMA dhe i portalit me të njëjtin emër.
Spartak Ngjela – kryetar i Partisë për Ligj dhe Drejtësi.
Maks Velo – analist i pavarur
Kastriot Myftaraj – analist i pavarur

MAQEDONIA:

Nazim Rashidi gazetar dhe analist i ALSAT-MK – BDI
Nexhat Haziri, analist nëpër portale të ndryshme në Maqedoni- BD

http://konica.al/2017/09/ojq-ja-islamike-shpalos-listen-e-zeze-kosova-ka-se-shumti-islamofobe/

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
OJQ-ja radikal-islamike: Kosova ka më së shumti islamofobë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova - Hapësirë Konspirative
» Ëndrrat (sipas pikëpamjeve islamike)
» Planeti i 12
» Sihri - pikepamje islamike
» Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Dardania-
Kërce tek: