FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Posto temë të re   Përgjigju temës
 

 Konfuz

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gazmend
Vizitor
Anonymous



Konfuz Empty
MesazhTitulli: Konfuz   Konfuz EmptyFri 21 Jul 2017, 14:18

Pershendetje.
Une nuk jam ende pagan, mirëpo do te doja te pyesja,
1 Cilat Jane perparsite e besimit ne Besëlashtë? dhe
2 Cilat jane perparsite e besimit ne shume Zota?
Ju Falemnderit,
Gazi - Angli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1146
Join date : 17/03/2013

Konfuz Empty
MesazhTitulli: Re: Konfuz   Konfuz EmptyFri 21 Jul 2017, 15:02

Përshëndetje Gazmend

Ti thua "nuk jam ende pagan", por shtrohet pyetja se çka po pret që nuk po bëhesh më.

Fakti që ju i krahasoni fetë, tregon që tek ju ende mbizotëron ideja e garës mes feve se cila është më e mira. Një ide e tillë nuk pranohet nga besëlashta. Nuk ka garë mes feve, mes popujve, sepse secili e ka identitetin e vet. Asnjë njeri nuk do t'i ndërronte prindërit, edhe nëse prindi i dikujt tjetër do të kishte një përparësi. Ngjashëm edhe kombi dhe feja, nuk shikohen nga ai prizëm, që të kenë përparësi, por duhet ditur se cila është e jotja dhe cilës i përket ti.

P.sh. ne jemi shqiptarë dhe tani nuk mund të bëjmë krahasime se ja ky popull këtë gjë e paska më mirë se ne, e pra eja të asimilohemi të bëhemi ashtu. Këto ide janë kundër natyrës.

Ne i përkasim besëlashtës, sepse ajo është feja jonë e lashtë, feja origjinale e popullit tonë para se të huajt të na i imponojnë besimet hebreo-arabe. Prandaj ne mbajmë atë që është e jona. Nëse kërkon përparësi, përparësia është kjo se kjo është feja jonë, që nga kohëra që s'mbahen mend.

Përparësia e besimit në shumë zota!

Ne besojmë në shumë zota, sepse ata janë, ata ekzistojnë. Të mbahesh me realitetin është rruga e drejtë jo e gabuar. Secili zot ka një frymëzim të caktuar dhe mban një parim të caktuar, dikush qiellin, dikush tokën, dikush dashurinë, dikush luftën etj. Kjo është shumë e thjeshtë dhe e logjikshme për t'u kuptuar. Besimi vetëm në një zot është absurditet, sepse dihet se mënyra se si erdhi deri aty ishte thjesht mohimi i zotave që deri atëherë ishin besuar, dhe zgjodhën një që u pëlqente më shumë.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Konfuz
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Krye :: Pyetje - Përgjigje-
Posto temë të re   Përgjigju temësKërce tek: