FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Shkëndije Mujaj: Burri im duhet të jetë pagan

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 445
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Shkëndije Mujaj: Burri im duhet të jetë pagan   Mon 17 Apr 2017, 14:08

Seksbomba shqiptare: Shkëndije Mujaj: Burri im duhet të jetë pagan, kurse abrahamikët...



Është e njohur nga showbizi. Por ajo shpeshherë ka shfaqur një dashuri për besën e lashtë dhe përpikmëri në praktikimin e Paganizmit edhe pse ajo pranon mangësitë e saj në përmbushjen e plotë të rregullave fetare pagane.

Në një intervistë, me shumë pyetje provokuese për fenë e saj, ajo ka folur shumë qartë duke treguar disa nga anët e saj të besimit. Intervista është bërë vitin e kaluar për Kryet e Motmotit (Shëngjergj), kur ajo ka treguar se gjatë ditës së agjërimit, e cila është si rregull më 5 maj, i le disa punë të ndaluara (tabu): “Agjërimi në Besën e Lashtë ka për qëllim lartësimin shpirtëror, edukimin moral, përgatitjen e njeriut që t’i mbizotërojë emocionet e epshet dhe të behët i pavarur prej tyre… Prandaj natyrisht se edhe unë si Shkëndije, që jam e involvuar në show bizz, pikërisht këtyre që i përmenda iu jam shmangur gjatë kësaj dite të shenjtë. Kam anashkaluar daljen në vende publike në disko, treg, pranë xhamive, e të ngjashme, jam lutur për më shumë fëmijë, kam ndaluar edhe xhirimet e ndryshme, që kanë qenë të caktuara për atë ditë, për të mos u larguar nga adhurimi i zotave”- u shpreh ajo.

Ajo ka thënë se gjithashtu po praktikon mbajtjen e festave të motmotit, me qëllim që të fitojë mbështetjen e zotave. Këto janë disa pyetjet që i janë bërë seksbombës nga Kosova

A do të pranonit të martoheni me ndonjë prift pagan?

Shkëndije Mujaj: Afrodita është ndryshuese e zemrave dhe bën si do Ajo … nëse Afërdita ta ka prerë fatin të martohesh me dikë, atëherë të bën që edhe ti ta pranosh. Nuk e di unë, Afrodita e din më se miri.

A mendoni të vëni një tatuazh pagan në të ardhmen?

Shkëndije Mujaj: Zeusi e din atë.

A do të pranonte Shkëndija të martohej me ndonjë mashkull të një besimi tjetër?

Shkëndije Mujaj: Edhe pse unë udhëtoj shumë, më ka rastis puna të më paraqiten lloj lloj nacionalitete. Por, qëndrimi im është i tillë që, nëse është shqiptar dhe çdo gjë është në rregull, përputhem dhe ai do pranonte të konvertohet në Paganizëm, ndoshta…

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Majlinda Nikçi

avatar

Female Numri i postimeve : 12
Join date : 11/09/2017
Age : 22
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Re: Shkëndije Mujaj: Burri im duhet të jetë pagan   Mon 11 Sep 2017, 22:14

Mua më kërkojnë dhe më kanë kërkuar shumë muslimanë për martesë, por unë zakonisht ua jap ose moshën 10 vjet më të vjetër (kur jemi onllajn), ose u them se jam e fejuar a e martuar, sa për t'i hequr qafe. Unë dua të kem burrin besëlashtë, sepse vetëm kështu mund të kemi një jetë normale, sepse me muslimanë kush e di ku përfundoj në ndonjë Siri.

_________________
Allahu dhe Shejtani janë NJË dhe i VETMI !!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkëndije Mujaj: Burri im duhet të jetë pagan
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Jetëgjatësia e kafshëve
» Nuk duhet te kemi frike nga vdekja
» Gjëra që duhet të dimë për të ardhmen
» Ngjarje që të lënë pa mend
» Si do jetë e ardhmja juaj?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Krye :: Arti dhe veprimtaria besëlashtë-
Kërce tek: