FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Çka përmban Besëlashta

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Çka përmban Besëlashta Empty
MesazhTitulli: Çka përmban Besëlashta   Çka përmban Besëlashta EmptySun 22 Jan 2017, 18:00

Çka përmban Besëlashta?

1) Fetë tradicionale ( ilire, thrake, dake, pellazgo-jugore), këtu përfshihen perënditë e ilire e thrake, që edhe ashtu në shumicën e rasteve janë të njëjta me ndonjë ndryshim emri, pastaj e tërë mitologjia që njihet si greke në të vërtetë është e jona, mitologji pellazge.

2) Fetë filozofike (Platonizmi, Pitagorjanizmi), duke qenë se populli grek u mbrujt në botën pellazgo-ilire, duke qenë se përveç trashëgimisë fillestare pellazgo-ilire, ka pasur edhe huazime të mëvonshme në të gjitha fushat e jetës, duke qenë se Pythagora e kishte babain etrusk e nënën joniane nga Samosi, duke qenë se Pythagora mori shumë mësime nga thrakët, në veçanti theologjinë e numrave, vegjetarianizmin, rimishërimin etj., dhe duke qenë se shenjtorja jonë Hypatia ishte platoniste.

3) Fetë e mistereve, si p.sh. orfike, të Dionisit, Zalmoksit, Kabirëve, Eleusinës, Kalorësve, etj., të gjitha këto duhet të ringjallen sa më besnikërisht afër formës origjinale, sepse misticizmi është pasuria më e madhe e një feje.

4) Mitologjia e paganizmi shqiptar i mbijetuar nga paraardhësit, dhe i krijuar më vonë, me shtyllat kryesore si Epika Kreshnike, Kanunet, dhe Kalendari i Vjetër me Festat e Motmotit, por edhe besimet e shumëllojta në zana, orë, drangoj, kulshedra, etj. zakonet e lindjes, dasmës, vdekjes, ndërtimit të shtëpisë, etj.

5) Mbetje të fesë pellazgjike nëpër fe tjera sidomos në krishterim dhe bektashizëm, të tilla si kulti i majave malore, festat e motmotit, rituale të ndryshme që janë pandehur si abrahamike por që nuk kanë qenë të tilla, etj.

6) Ideja e Shqiptarisë, nga koha e Rilindjes, elementet që nuk bien në kundërshti me politeizmin sidomos elementet pagane, kombi shqiptar nuk është bashkim i ortodoksëve, katolikëve, muslimanëve e bektashive, përkundrazi kombi shqiptar rrezikon të ndahet nga këto fe. Kombi shqiptar ekziston para se fetë abrahamike të vinin këndej.

7) Interpretimin e shenjave hyjnore, që në të ardhmen do të bëhet veprimtari e organeve të posaçme orakullore, në kuadër të Bashkësisë sonë.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Çka përmban Besëlashta
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lista e fjalëve besëlashta
» Epigrame për ilirët, poezi e fjalëurta besëlashta
» Kremtet besëlashta majë malesh, ndër vite

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Krye :: Shoqnia jonë-
Kërce tek: