FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Vitorja

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1146
Join date : 17/03/2013

Vitorja Empty
MesazhTitulli: Vitorja   Vitorja EmptyTue 09 May 2023, 18:07

Vitorja. Kjo gjallesë kulti, e lidhur me shq. vegjë, vek, 'me endë,' dmth. endja e fatit, është një gjarpër i vogël, laraman e i mirë, me brirë të artë, që lëshon monedha ari. Banon në mure dhe e mbron shtëpinë nga e liga, duke sjellë mbarësi kudo që shkon. Banorët e shtëpisë e përshëndesin vitoren e tyre dhe e trajtojnë me respekt të madh. Kur vërshëllen, do të thotë se ajo familje do të ketë ngjarje me rëndësi. Shtëpiaket nga Shqipëria jugore, kur dëgjojnë ndonjë zhurmë të dyshimtë, e kanë zakon të thonë "ishte vitorja." Kur një familje shuhet, vitorja e saj e braktis shtëpinë përgjithmonë. Për analogji, grave plaka shpesh u thonë "vitorja e shtëpisë" kur vdesin.

Në Elbasan, fjala vitore përdoret për gratë me shumë fëmijë.

Në Përmet, vitorja merr trajtë zogu, kurse në krahinën jugore të Çamërisë, vitorja shpesh njëjtësohet me fatiet, të cilat përcaktojnë fatin e foshnjës tri ditë pas lindjes. Duke u nisur nga ky interpretim i fundit, Eqrem Çabej (1908-1980) anon nga shpjegimi se vitore vjen nga shq. vektore, 'endëse,' dmth. moirat që tjerrin e endin fijet e fatit.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Vitorja
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Kulte-
Kërce tek: