FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kulshedra

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 387
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Kulshedra   Sun 23 Oct 2016, 10:19

Kulshedra është fryma e së Keqes. Në shenjë triumfi ndaj së keqes, përgatitej figura e saj, në gjendje të vdekur, në formë të përzier si ujk/gjarpër e drangua. Kjo figurë përdorej si trofe.

Më pas kjo lloj figure filloi të përdorej në luftëra sepse era e shtyne kulshedrën në drejtim të caktuar dhe kështu shigjetarët e dinin drejtimin e erës. Shekuj më vonë kur njësite ilire shkuan në Britani nën urdhërate Romës, vazhduan t'a përdorin këtë mjet nëpër beteja, por në periudhën e mbretit Arthur, në vend se të punonin tërë kulshedrën, mjaftoheshin me vizatimin e saj në një çarçaf të bardhë. Kjo edhe është zanafilla e flamujve të sotëm. Ende sot në Uells ka persona me ADN ilire.

Vrasja e Kulshedrës, dhe përdorimi i saj si trofe më tepër është atribut i Perëndisë Kalorës, Medaurit. Pas pushtimit romak të Dakisë (106 e.s.), pleqtë ilirë filluan të vërejnë rrezikun e asimilimit, prandaj krijuan "Misteret e Kalorësit" apo siç mund t'i quajmë ndryshe Misteret e Medaurit, sepse në ilirisht medaur do të thoshte kalorës. Këto mistere ishin të parapara vetëm për ilirë. Në këto mistere ilirët mësonin qëllimin dhe misionin e tyre në këtë jetë, përkushtimin ndaj kombit, ndaj perëndisë Kalorës, si dhe ndaj perëndive tjera. Kështu u ruajt gjallë fryma ilire në Daki.

Në Misteret e Kalorësit kishte tri grada të inicimit: Dashi, Ushtari, Luani. Këto kishin të bënin me trimërinë, besimin, diturinë mistike etj. Janë gjetur unaza ku shkruhej LEO, që tregonte gradën që kishte arritur mbajtësi i saj, ndërsa në rituale të ndryshme përdorej maska e dashit, dhe lëkura e tij. Dashi ishte kafshë me atribute të nëntokës dhe jetës pasvdekjes. Kur Qerosit i duhej të kthehej në botën e sipërme i duhej të mbërthente dashin e bardhë. Emri dash ishte i përhapur në mesin e ilirëve, ndërsa tek maqedonët muaji maj quhej Daizios. Luani ka të bëjë me luanin e Nemeut që vritet nga Herakliu. Në kohëra të lashta në gadishullin pellazgjik kishte luaj vendës që ndryshonin nga ata aziatikë ose afrikanë, ishin më të vegjël dhe me formë e ngjyrë tjetër.


_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Kulshedra
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: