FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Anglishtja sot, si latinishtja në mesjetë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 395
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Anglishtja sot, si latinishtja në mesjetë   Tue 18 Oct 2016, 18:47

Gjergj Nikaj

Multimedia sot propagandon kurse anglishte me ose pa oferta. Çdo njeri harxhon para, kohë, investim për ta studiuar atë gjuhë. E përse? Një pjesë e vogël nga pasioni, një pjesë tjetër sepse shërben, ndërsa pjesa tjetër, që nuk e vë në punë duhet ta marrë edhe në qoftëse nuk e di, vetëm si çertifikatë për të treguar se ka të mbrojtur vendin e punës.

Njerëz të shkretë, përveçse paguajnë shuma të majme nëpër kurse për të studiuar një gjuhë, që ndryshe nga gjuhët e tjera siç është rusishtja, kinezçja apo koreanja, që jepen falas, për anglishten, duke qenë se më se dy shtete të fuqishme e kanë gjuhë zyrtare, asnjë ambasade nuk i intereson që për bamirësi të bëjë një kurs aglishte falas.

Etjen shqiptare për anglisht mund ta shfrytëzojnë bijtë e kësaj perandorie për qëllimet e tyre dytësore. Kam parë që organizatës fetare, si grep i vendosin anglishten, siç janë mormonet e kurset e tyre të anglishtes falas dhe në to flitet jo gramatika angleze, por gramatika e Jozef Smithit.

Nga lind gjithë kjo anglomani?

Zanafilla e servilizmit shqiptar nuk është vetëm për anglosaksonët, por për të gjithë ato që janë të huaj, madje edhe iranianë muxhahedinë. Kjo vjen si pasojë e izolimit të madh e mospasjes së kontakteve me njerëz të huaj. Kështu, shqiptarët i shohin këta si alienë, që po u hynë në qejf mund ta ndryshojnë jetën. Përshtypje më ka bërë rasti i një njeriu, i cili, qentë, që kishin zot shqiptar ose ishin pa zot, i godiste, ndërsa kur kaloi një zezake, nuk e di a ishte me pashaportë franceze, u lëshua duke puthur qenin e saj. Ky është një rast sporadik, që tregon se në çfarë niveli ka arritur shoqëria shqiptare.

Shtetësia romake blihej dhe ishte simbol prestigji. Shën Pali adhurohej se kishte shtetësi romake, por me humbjen e Armatës së Pathyeshme, anglosaksonët filluan dominimin e tyre në media e informimin e botës që e kanë akoma. Anglezët tani mbahen me prestigjin e tyre historik dhe me bijtë e tyre ish-koloni, e ngjashme me latinishten e mesjetës që mbahej me prestigjin e madh romak dhe me kishat që mbanin lart prestigjin e saj, universitetet që flisnin latinisht me kurse të kripura, me çmime të ngjashme me anglishten në Shqipëri.

Kështu, nga ky prestigj mund të përfitonin mormonët, jahovajt, protestantët, e çdo gjë që vjen nga bota anglosaksone, sikurse përfitonin dikur katolikët me çdo gjë që vinte nga bota latine.

Nuk e di sa do të zgjasë një prestigj i tillë i kësaj femre të vështirë, gjoja të ndrojtur, e cila e ka emrin “gjuha angleze”, të cilën, ti për ta fituar duhet të investosh kohë, t`i propozozh i pari etj. Jo sepse ajo është femra më e mirë, por ka fisin e mirë.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Anglishtja sot, si latinishtja në mesjetë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 10 legjenda urbane të Mesjetës
» 10 legjenda urbane të Mesjetës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Urtësi-
Kërce tek: