FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Një fëmijë vegjetarian

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 389
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Një fëmijë vegjetarian   Wed 06 Jan 2016, 20:52

[You must be registered and logged in to see this image.]

Ella është fëmijë vegjetarian, në fakt të dy prindërit i ka vegjetarian. Ne sjellim rrëfimin e Flora Bajokut, vendimin që fëmija i saj të mos konsumojë produkte të mishit, vështirësitë e të qenët vegjetarian në vendin tonë dhe shumë përgjigje të tjera për të gjithë ata që e duan këtë mënyrë të të ushqyerit.



Nga Mentor Gjergjaj

Pas dilemave të mëdha në familje se a duhet të jetë edhe Ella vegjetariane apo jo, prindërit e saj kanë  kaluar në faza të ndryshme dyshimesh. A është mirë apo jo një vendim i tillë për fëmijën e tyre?!  “Pas konsultave me pediatrin e saj edhe pjesëmarrjes në forume online lidhur me këtë çështje, pothuajse për të mos thënë të gjithë pediatrat e pranojnë pa kurrfarë hezitimi, që fëmija nga lindja të trajtohet si vegjetarian”, pohon për revistën Florie Bajoku, nëna e Ellës. Por shumë prej jush do të pyesin me çfarë ushqehet Ella?! Gjithçka që nuk ka “dy sy” thotë e ëma, gjithçka që është bio”. Ka qenë shumë e rëndësishme për ne si  prindër,  që Ella të fitojë një edukim të barkut dhe të shpirtit. Ajo është rritur deri në moshën 18 muajshe sipas një programi amerikan bashkë  dhe me një  meny  indiane. Asaj i është përshtatur shumë ajo meny duke filluar nga; karota, kungulli, bananet, mollë, dardhë, tofu, chedar, portokall, kungulleshkë, avokado, mango, papaja,  pjepër, patate të kuqe dhe e bardhë, fasule e bardhë dhe e kuqe, bizele, ve, shparguj,  të gjitha perimet bishtajore, të gjitha erëzat e mundshme e sidomos ato indiane,  e ato bio që hidhen nëpër supa e sallata që përmbajnë, omega 3, fruta të thata pa sulfur, si kumbull, kajsi, rrush etj.

[You must be registered and logged in to see this image.]

Një fëmijë vegjetarian në Kosovë! Sa është e vështirë?

Kultura e te qenët vegjetarian në Kosovë është pothuajse e panjohur,  ky fakt i shton vështirësitë e të qenët vegjetarian duke u nisur nga restorantet e deri te dyqanet ushqimore. Ushqim vegjetarian nuk gjen shumë as në Shkup e Tiranë. Edhe ushqimi bio është shumë deficitar sidomos pemët dhe perimet. “Për të rritur një fëmijë vegjetarian duhet të jesh shumë e përkushtuar dhe shumë këmbëngulëse (ka momente kur lodhesh). Çdo herë çanta e Elles është e mbushur me ushqimet e saj specifike,  nëse udhëtojmë diku edhe vetëm për një ditë, bio “snacks “, biskota, salsiqe,  që do të thotë se nuk mund të nisesh diku pa planifikuar shumë më parë! Shkuarja e Elles në kopsht do të sjell sfidë dhe jo rehati për mua – menytë e kopshteve tona janë mjaft të limituara për nga duarnduarshmëria e ushqimit krahasuar me menynë e Elles.  Mendoj se Prishtina do të duhej të kishte se paku një dyqan për vegjetarian dhe bio produkte”,-shprehet Flora, nëna e Elles.



Për nënat me fëmijë vegjetarian në vendin tonë    
                           

“Nuk është se ne si prindër  e kemi zbuluar ujin e “nxehtë”, por gjithsesi është hyjnore të mund të mos konsumosh mish, të  bën më të veçantë, solidarizohesh me specie të tjera të pambrojtura dhe kjo është një gjë, jo e vogël. Unë mbaj ditar nga dita e parë e lindjes së Elles duke e pyetur dhe duke i thënë se : ne si prindër kemi vendosur kështu. Kur të arrish moshën për të vendosur vet,  je e lirë të bësh si të duash”,-është shprehur Flora për revistën Flatra.

[You must be registered and logged in to see this image.]


[You must be registered and logged in to see this link.]

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Një fëmijë vegjetarian
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fëmijë të egër
» Horoskopi për prindrit & fëmijët
» Etruskët - 3 mijë vjet mistere
» Vegjetarianet jane me te zgjuar
» Në kozmos ka mijëra civilizime inteligjente

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë dhe Natyrë :: Kuzhina vegjetariane-
Kërce tek: