FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Shqiptarët pushtojnë për tre orë rrjesht Sheshin Qendërorë të Larisës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN


Numri i postimeve : 382
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Shqiptarët pushtojnë për tre orë rrjesht Sheshin Qendërorë të Larisës   Mon 14 Dec 2015, 20:49

Shqiptarët pushtojnë për tre orë rrjesht Sheshin Qendërorë të Larisës



Në kuadër të Panairit të nismës kulturore Larisa Europiane 2021, grupet artistike të emigrantëve shqiptarë në Athinë nënë kryesimin e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, me ftesë të bashkisë së Larisës kanë pushtuar për tre orë rrjeshtë Sheshin qëndror të Larisës, një nga pesë qytetet më të mëdha të Greqisë, ku kanë dhënë një koncertë shumë të madh e të bukur me këngë popullore shqiptare nënë praninë e mijra spektatorëve vendas dhe emigrantë shqiptarë. Grupet polifonike labe “Lot Kurbeti”, grupi “Vllazërimi”, grupi i rapsodëve të veritut “Zëri i Vendlindjes” dhe këngëtarët e talentuar Teuta Zhapa e Mikel Zhapa, kanë ndezur zemrat e mijra shqiptarëve të Larisës dhe të ardhurve nga periferitë për rreth, duke bërë që përherë të parë me interpretimin e tyre të mrekullueshëm jo vetëm të ndezin zemrat e bashkëatdhetarëve duke krijuar një atmosferë tepër të zjarrtë, por po ashtu, për herë të parë në histori pamë të valvitet në mes të Larisës edhe flamuri ynë kuq e zi. Veç sheshit të stërmbushur të pranishmit të entuziazmuar kanë pushtuar duke mbushur edhe skenën e madhe të ngritur nga Bashkia enkas për koncertin. Aktivitetin e ka përshëndetur Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Larisas zoti Periklis Kadaris, kryetari i Federatës të emigrantëve Shqiptarë z. Etmond Guri dhe një ndër bashkëpuntoret më aktive të Fedreatës për zonën e Larisës Valbona Gjika. Përsa i përket aktiviteti nuk ka vend për koment, jo veç nga pjesmarrja e mijra spektatorëve, por nuk kanë munguar edhe kërkesat e shumta nga shumë të pranishëm të cilët të mahnitur nga larmia e këtij koncerti fantastik, luteshin dhe interesoheshin se kur do të keni rastin dhe fatin që të përsëritet një rast i tillë. Kur do vini përsëri se na duket vërtet sikur na keni sjellë një copë tokë nga mëmëdheu. Pas mbylljes së koncertit i cili u mbyllë me një valle nga të pranishmit të cilët pushtuan skenën nënë shoqërinë e dy flamujve kombëtar shqiptar dhe atij grek duke sensibilizuar miqësinë dhe bashkëpunimin produktiv mes dy popujve tanë. Kreu i Federatës zoti etmond guri në shenjë respekti duke e vlersuar për mbështetjen sekretarin e Bashkisë z. Spiros Kadaris, i ka dhuruar në shenjë simbolike një Qeleshe dhe një simbol artizanal të veshjeve kombëtare shqiptare. Nga ana e tij z. Kadaris, pasi e ka falenderuar kreun e emigrantëve z. Guri për aktivitetin i ka dhuruar librin historik me hartën e qytetit 800 vjeçarë të Larisës. Artistët e talentuar shqiptarë të entuziazmuar nga performanca e lartë e tyre dhe nga suksesi i madh siç mund ta quajm, pasi është i pari aktivitet kaq i madh i realizuar ndonjë herë në gjithë Greqinë nga shqiptarët, nisen drejtë Athinës, tashmë duke mbajtur mbi supe jo lodhjen e rrugtimit të gjatë por entuziazmin e një suksesi të madhë pasi morën me vete urimet dhe përshëndetjen e jo pak, por mijra njerzëve. Së shpejti do të kemi një reportazh të ilustruar me foto dhe pamje filmike nga ky aktivitet madhështorë.









http://kma-news.com/2015/12/shqiptaret-pushtojne-per-tre-ore-rrjesht-sheshin-qendrore-te-larises/

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Shqiptarët pushtojnë për tre orë rrjesht Sheshin Qendërorë të Larisës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Feja e shqiptarëve ndër shekuj
» Paganizmi te Shqiptarët
» Pse shqiptarët gjatë gjithë historisë kanë qenë dhe janë tradhëtarë?
» Shfaqje te shqiptarët
» Wahabizmi te shqiptarët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Greqia-
Kërce tek: