FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Abdul Halim Arnauti, shqiptari i Sirisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN


Numri i postimeve : 382
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Abdul Halim Arnauti, shqiptari i Sirisë   Sun 06 Sep 2015, 21:26

Doktori i njohur i Vjenës, Abdul Halim Arnauti, flet për mentalitetin turk e arab me të cilët shqiptarët kurrë nuk pajtuan



Mjeku gjinekolog - shqiptari Abdul Halim Arnauti, i lindur dhe i rritur në Damaskë - çdo ditë zgjohet duke menduar për dy vëllezërit e tij që gjenden në shtëpi, në kryeqytetin sirianë që refuzojnë të bëhen refugjatë.


“Dy vëllezërit i kam atje. Ata s’duan ti pengojnë askujt. Kanë kokë shqiptari e nuk i braktisin shtëpitë. Po flas në telefon e më thonë që janë mirë, por s’mund të flasin shumë”. tregon Arnauti, tashmë i pensionuar, i cili tash e 40 vite jeton në Vjenë.

Ai sqaron se bisedat me ta s’mund të jenë të gjata për shkak të përgjimeve dhe rrezikut. Por, me krenari tregon se vëllezërit e tij po mbahen dhe po e ruajnë pragun e shtëpisë, ashtu siç thonë zakonet shqiptare.

Arnauti gjuhën e të parëve të tij e mësoi në Vjenë, ku ishte më afër Kosovës dhe takoi më shumë shqiptarë.

“Në Damask, në lagjen tonë, nuk kishim shqiptarë dhe mes vete flitnim gjuhën e vendit. Lagjja shqiptare ishte pak më larg” thotë ai.

Sipas tij, lagjja shqiptare ishte e njohur meqë ishte njëra prej pjesëve më luksoze të qytetit. Edhe familja e tij kish aty një tokë. Por, pasuri të shqiptarëve u ishin marrë nga Qeveria siriane.

Por, ku janë shqiptarë e Sirisë sot? Arnauti thotë se mund të jenë refugjatë nëpër rrugët e Evropës!

“Vëllai im thotë që rreth 18 mijë persona në Siri janë me mbiemrin Arnauti, mbiemër që u është vënë shqiptarëve që shkonin nga Turqia në Lindje të Mesme. Ata që kanë ardhur në Siri pas turkut, e kanë mbajt mbiemrin siç e kanë pas në Kosovë apo Shqipëri”, rrëfen ai.

Arnauti ka punuar gjithë jetën si mjek specialist në Austri.

“Unë doja të studioja në Universitetin e Stanfordit në Amerikë., Hyra në provim, por pastaj e mësova se aty përparësi kishin amerikanët e pastaj të huajt. Baba më thoshte: nëse don mjekësi, duhet të shkosh në Vjenë, ndërsa nëse don teknikë shko në Lion të Francës. Unë erdha në Vjenë”, tregon ai.

Me gjyshërit e ikur nga Kosova, ai thotë që ndjehet shqiptar.

“Baba na ka thënë, kur të duhet diçka e blen të shqiptari”, shton ai.

Shtëpia e tij është si çdo shtëpi shqiptari. Gjatë vizitave në Austri, aty rrinte presidenti i ndjeri i Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Familja Dogani ishin një familje e fuqishme dhe e pasur, e vendosur në fshatin Doganaj, Koshare, dhe Pelipojë. Dikur ajo familje ishte e pasur, patriote dhe mjaft e popullarizuar. Gjyshja ime ishte qika e Sefë Kosharës, i cili u vra në vitin 1881. Shtëpia jonë është djegë shumë herë nga turqit dhe në fund nga serbët”, shton ai. “Në vitin 1913, familja Dogani lë Kosovën dhe niset për Turqi”.

Sipas rrëfimeve të babait të tij, turqit i pritën shumë mirë: iu dhanë shtëpi dhe toka!

“Por, ata panë fëmijët e turqve që po luanin futboll me kafka njerëzish dhe i pyetën se të kujt janë këto kafka. Turqit u përgjigjen se janë të armenëve, ish pronarët e këtyre tokave dhe shtëpive. Atë moment familja jonë vendosi që s’duhet të rrinë aty”, rrëfen Arnauti.

Familja Dogani arriti së pari në Aleppo të Sirisë dhe pastaj u sistemua përfundimisht në Damask.

“Arabët janë të egër. Dikush e ka rrah një fëmijë dhe vëllai i gjyshit tim ka hy në konflikt, sepse për shqiptarët fëmijët janë të shenjtë”, vazhdon rrëfimin ai.

Arnauti thekson se familja e tij para 180 vjetëve janë konvertuar në myslimanë. Ai thotë që familja e tij janë fis Kryeziu dhe se mbiemrin nga Dogani në Arnauti ua dhanë turqit.

Jeta ka rrjedh natyrshëm për banorët shqiptarë të Sirisë. Arnauti, i lindur në vitin 1940 nga një nënë dhe baba shqiptar, erdhi në Kosovë në vitin 1970 për herë të parë. Ai nuk mund të përmbahet nga emocionet kur kujton këtë moment. Doktori vjenez thotë se prej atëherë shkon gati çdo vit në Kosovë.

Tash, mbesat dhe nipat e tij, pra fëmijët e katër vëllezërve dhe tre motrave, jetojnë të shpërndarë në gjithë botën.

“Disa janë në Amerikë, Argjentinë, Stamboll, kudo”, thotë ai duke qeshur.

Doktor Arnauti e kishte të ndaluar të kthehet në Siri për shkak të një dënimi pa kuptim që ishte marr në mungesë të tij.

“Më kanë vdekur baba dhe nana dhe s’kam qenë me i varros. Për shkak të suksesit tim në Austri, sirianët ma kanë pas inat. Ata thoshin ti’ i huaj. Ishin primitiv, as tash nuk mund t’i kuptoj”, thotë ai.

75-vjeçari i cili ishte i “huaj” në Siri, vazhdon të jetë i “huaj” në Austri, por kjo s’e pengoi që t’ia dedikojë gjithë jetën mjekësisë.

Tash, i pensionuar, qanë kur sheh lajmet dhe thotë që s’mund t’i shohë pamjet e refugjatëve.

“Pas luftës në Kosovë, shkova për t’i parë familjarët. E dija që ata nuk i lënë shtëpitë. Kam dëgjuar rrëfime të tmerrshme. Që atëherë, sa herë dëgjoj diçka të dhimbshme, qajë. Është e çuditshme. Është katastrofë kur e sheh gjendjen dhe nuk mundesh të bësh asgjë”, thotë ai.

I pyetur se çka mendon për shqiptarët që po luftojnë në Siri, ai thotë që kjo është një luftë ku ne s’duhet të përfshihemi. /Revista Porta/

http://www.telegrafi.com/lajme/doktori-i-njohur-i-vjenes-abdul-halim-arnauti-flet-per-mentalitetin-turk-e-arab-me-te-cilet-shqiptaret-kurre-nuk-pajtuan-2-69991.html

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Abdul Halim Arnauti, shqiptari i Sirisë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiptari duke prere femije ne fyt ne emer te all,ahut
» Sekti i Vahabive
» Feja e shqiptarit eshte shqipetaria?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Syria-
Kërce tek: