FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Të vrarët në Kumanovë të varrosen në Prishtinë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dedro
MODERATOR
avatar

Male Numri i postimeve : 61
Join date : 23/04/2013
Age : 38
Location : Në Fushat e Elysesë

MesazhTitulli: Të vrarët në Kumanovë të varrosen në Prishtinë   Sat 23 May 2015, 14:12

OVL e UÇK-së: Të vrarët në Kumanovë të varrosen në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë



OVL-UÇK dhe disa nga familjet e kosovarëve të vrarë në Kumanovë janë pajtuar dhe kërkojnë që trupat e 9 të vrarëve në Lagjen e Trimave të varrosen në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë. Megjithatë ende nuk dihet nëse do të ndodh diçka e tillë.

OVL-UÇK po presin që rëndësinë e kërkesës së tyre që të vrarët në konfliktin e Kumanovës ta kuptojnë të gjitha familjet e të vrarëve dhe të pranojnë që djemtë e tyre të varrosen si dëshmorë në varrezat e tyre në kryeqytet. Kështu ka thënë për Gazetën Express u.d. i OVL-UÇK’së, Smajl Elezaj.

Ai ka treguar se për këtë do të merret vendimi përfundimtarë në ditët në vijim, kur edhe të përfundoj ekspertiza e viktimave që po kryet në Kosovë.

“Ata duhet të varrosen në varrezat e dëshmorëve. Për këtë janë pajtuar një pjesë e familjeve. Presim që edhe familjet tjera të kuptojnë rëndësinë e kësaj. Ne ata duhet ti respektojmë ata djem si heronj dhe luftën e atyre trimave në Kumanovë e vlerësojmë si luftë kombëtare dhe do ta quajmë “Beteja e Kumanovës””, tha Elezaj për Gazetën Express.

Në Kumanovë, dy javë më parë u vranë nëntë kosovarë që kishin nisur një konflikt të armatosur me forcat maqedonase në Lagjen e Trimave. Deri me sot ka shumë dilema dhe paqartësi për konfliktin e ndodhur atje, ku në total u vranë 14 dhe u arrestuan edhe rreth 30 shqiptarë të tjerë.

Trupat e nëntë kosovarëve të vrarë atje janë sjellë në Kosovë të enjten, në orët vona të mbrëmjes dhe pritet të varrosën më ditët në vijim. (INA)

http://ina-online.net/kosova/55557.html

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Të vrarët në Kumanovë të varrosen në Prishtinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Në Prishtinë ndëgjohen zëra misterioz

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Maqedonia-
Kërce tek: