FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 VETVRASJET (D. Demaku)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1146
Join date : 17/03/2013

VETVRASJET (D. Demaku) Empty
MesazhTitulli: VETVRASJET (D. Demaku)   VETVRASJET (D. Demaku) EmptyThu 26 Feb 2015, 23:56

VETVRASJET

Shkruan: Daut DEMAKU

Asnjë gjeth nuk shkëputet nga kurora e pemës pa lejen e të gjitha pjesëve të kurorës së pemës. Kur dikush bën vetvrasje, ai ka qenë vetëm pika më e dobët në një shoqëri – e cila i ka krijuar kushtet për vetvrasje! Kjo është përgjegjësia kolektive dhe, mbi këtë bazë them: kur dikush bën vetvrasje – nga diçka e secilit prej nesh vdes bashkë më të.

Është e ditur se çdo vetvrasje që ndodhë në një rajon, po në atë çast – VDES nga diçka e të gjithë banorëve të atij rajoni.

Shkaktarëve të vetvrasjeve nuk iu shihet fundi. Janë të panumërt dhe, gjithmonë, do të mbesin mister i pazbuluar. Si vet njeriu!

Njëri prej shkaqeve më të shpeshta, një shumë i theksuar që bëhet i dukshëm në oqeanin e pafund të shkaktarëve të vetvrasjeve– është: MUNGESA E HARMONISË SË ENERGJISË!

Të gjithë njerëzit, që krijojnë tollovi, turbulenca të mëdha në “trafikun mendor” – shkaktojnë humbjen e energjisë. Humbja e energjisë e prish ekuilibrin, HARMONINË dhe, kjo dis-harmoni – prodhon të GJITHA shëmtitë.

Vetvrasja, pra, ndodh kur njeriu gjendet në nivel tepër të ultë të energjisë.

Për këtë shkak vetvrasjen e ndalojnë edhe të gjitha besimet fetare, sepse aty ku ndërpritet jeta – në atë nivel do të rifillojë pas ringjalljes.

Njerëzit që ndërpresin jetën në nivel të lartë të energjisë – si dëshmorët në luftë, për shembull – ata janë të bekuar, sepse riinkarnimi i tyre do të jetë po në atë nivel – në maje të mrekullisë.


Ta krahasojmë jetën e njeriut me farën. Secila farë duhet të vdes. Por nëse fara vdes në mënyrë të natyrshme (vdekja e farës është mbirja e bimës), atëherë kjo farë nuk ka vdekur, po është ringjallur në milona farëra.

Por, në qoftë se farën e mbyllim në një kuti (vetvrasje, ndërprerje e dhunshme e ciklit jetësor), atëherë: një ditë edhe asaj fare do t’i vie vdekja, patjetër, por kjo vdekje do të jetë PËRFUNDIMTARE ose vdekja më e dhimbshme në tërë ciklin e jetës kozmike!

Jetën e ka dhuratë secili njeri dhe, më këtë dhuratë, secili mund të bëj çka të dojë. (Natyrisht: keqpërdorimi (edhe) i dhuratës është i dënueshëm.) E jona është të NDIHMOJMË në syçeltësi, në VETËDIJSIM, që të kuptohet tërësia e ligjeve të universit ku, njëmend vdekja nuk ekziston. Është vetëm ndryshimi i gjendjes. Asgjë tjetër.

Këtë të vërtetë e shohin vetëm njerëzit që kanë ENERGJI TË HARMONIZUAR!

I keni parë pleqtë që jetojnë gjatë? Ata janë njerëz, që kanë ditur ta menaxhojnë energjinë.

Flasin lehtë, ecim lehtë, punojnë lehtë, janë si aktorët e prirur, që nëpër dërrasa të teatrit nuk ecin, por fluturojnë.

Të krijosh harmoninë e energjisë do të thotë të arrish pikën që quhet ART I JETËS! Kjo është pika që quhet fatlumëri, hare, gëzim, sukses, shëndet, mrekulli…

E kundërta është MJERIM, varfëri, joshëndet, dështime në punë e në dashuri, dështime në çdo segment të jetës dhe, ajo më e rënda në dështim: vetvrasje!

VETVRASJET (D. Demaku) Intervistdauti

Përkrahjen time të pafund do ta kenë: vetëm ata njerëz që dinë ta krijojnë harmoninë e energjisë, sepse ata MERITOJNË TË JETOJNË. Ata bëhen 1% i popullatës që krijon 96% të të ardhurave të një vendi, ata janë të shëndetshëm, ata janë të suksesshëm, ata dinë ta menaxhojnë veten, bashkëshortësinë, familjen, lagjen, qytetin…kombin…ata dinë të krijojnë vlera të larta në art, në sport, në shkencë,…thjesht: ata janë LOKOMOTIVA të jetës e të ardhmërisë.

Të kthehem të fillimi: asnjë gjeth nuk shkëputet nga kurora e pemës pa lejen e të gjitha pjesëve të kurorës së pemës. Kur dikush bën vetvrasje, ai ka qenë vetëm pika më e dobët në një shoqëri – e cila i ka krijuar kushtet për vetvrasje! Kjo është përgjegjësia kolektive dhe, mbi këtë bazë them: kur dikush bën vetvrasje – nga diçka e secilit prej nesh vdes bashkë më të.

E çka është borxhi jonë si kolektivitet? Të ndihmojmë dhe vetëm të ndihmojmë në VETËDIJSIMIN e të gjithëve, që t’i kuptojnë ligjet e universit dhe të kënaqen me jetën, sepse JETA NJËMEND ËSHTË SHUMË E BUKUR dhe askush nuk ka të drejtë ta lëndojë!

E qysh të ndihmojmë? Asnjëherë vetvrasjen nuk e shkakton DIALOGU, por gjithnjë e gjithnjë MONOLOGU!...

Pra, t’iu gjendemi pranë atyre që kanë nevojë, të flasim (edhe ashtu mjaft jemi të zëshëm!), të shkruajmë, të mbajmë ligjërata e kurse, të prodhojmë emisione e materiale që relaksojnë dhe lehtësojnë jetën… Fundja njerëz jemi, nuk jemi ishuj të vetmuar…

Do të jetojmë mirë për veten tonë, në qoftë se jetojmë dhe punojmë (krejt pak) edhe për të tjerët…

Sepse: ata që janë në nivel të ultë të energjisë (për të cilën fola më lart) nuk e kanë zgjedh ME DËSHIRË atë gjendje. Ose nuk dinë, ose nuk munden, ose janë zënë peng i kushteve të ndryshme… edhe pse çdo gjë në jetën e individit – fillim e fund – varet nga ai… megjithatë, dora e ngrohtë e dashurisë njerëzore – nuk duhet të mungojë ASKUND dhe ASNJËHERË.

Për Ty, me shumë dashuri, Daut Demaku

http://www.sa-kra.ch/vetvrasjet.htm

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
VETVRASJET (D. Demaku)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Urtësi :: Urtësi-
Kërce tek: