FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Krijohet federata “Shqiptarët e Bashkuar të Italisë”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 458
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Krijohet federata “Shqiptarët e Bashkuar të Italisë”   Sat 02 May 2015, 11:23

Krijohet federata "Shqiptarët e Bashkuar të Italisë" - Dy duar të bashkuara, simbol i federatës - Takimi në sheshin "Skenderbeu" të qytetit Fermo
- synimi për të hapur shkolla shqipe në Itali - Ndue Lazëri, kryetar i federatës




Dy duar të bashkuara. Të stilizuara bukur grafikisht, aq sa krijojnë imazhin e shqiponjës së flamurit tonë. Kjo është stema e Federatës “Shqiptarët e Bashkuar të Italisë”, që u krijua më 26 prill, në qytetin Fermo të rajonit Marche në Itali. Një ide e bukur e dhënë nga drejtuesja e shoqatës “Acquasport Terme” në Padova, Erida Çela Perlala dhe e realizuar nga dizenjatorja grafike Michela Santelli, anëtare e kësaj shoqate. Edhe në këtë realizim dy duar të bashkuara, të një shqiptareje dhe të një italianeje.

Ideja e bashkimit. Më shumë se kushdo e ndjejnë atë emigrantët që ndodhen larg vendit të tyre. Edhe kur janë të organizuar në shoqata të ndryshme të vogla, dëshira e një bashkimi më të madh, për t’ u ndjerë më afër njëri-tjetrit e së bashku në raste festash kombëtare e në momente të ndryshme ndihet e fortë.

Pikërisht për realizimin e një ideje të tillë po zbrisnim me makinë sëbashku me sipërmarrësin e suksesshëm shqiptar në Reggio Emilia, Klodian Cami dhe aktivistin e palodhur Haki Maze, përfaqësues së shoqatës “Shqiponja” dhe anëtarë të grupit koordinues për krijimin e Federatës së shoqatave shqiptare në territorin italian. Tek bënim atë rrugë të gjatë për të zbritur në Marche, poshtë Ancona-s, me gjithë pejsazhin e bukur që na shoqëronte nga njëra anë deti e nga tjetra kodra të gjelbëruara e të lulëzuara, po flisnim se pse duhej bërë ai takim pikërisht në qytetin Fermo. Por, kur arritëm atje dhe u takuam me mikpritësit, anëtarët e shoqatës “Skënderbeg”, e kuptuam që ishte një zgjedhje e goditur. Në afërsi të qendrës së qytetit, një shesh me emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti. Në qendër monumenti i heroit, me shqiponjën në basoreliev. Anash sheshi i zbukuruar me mburojat e përkrenaret dhe me flamurin tonë kombëtar. A nuk ishte Gjergj Kastrioti një luftëtar dhe simbol i bashkimit?



Ky shesh dhe monumenti janë frut i këmbënguljes dhe punës së palodhur të shoqatës “Skënderbeg” në Fermo dhe dëshmi e integrimit të shëndoshë të shqiptarëve në jetën italiane, i mirëkuptimit reciprok dhe bashkëpunimit miqësor midis tyre. Drejtuesit e shoqatës, Hamit Çorrogjafi dhe Granit Muça kanë insistuar shpesh herë pranë autoriteteve lokale italiane në komunën përkatëse dhe e kanë arritur marrjen e një sheshi për t’ ia kushtuar heroit kombëtar. Pas miratimit, gjithçka është vepër e duarve të aktivistëve të shoqatës dhe emigrantëve të tjerë shqiptarë, që mblidheshin në kohën e lirë e punonin vullnetarisht për ndërtimin e sheshit. Hamiti është sipërmarrës i njohur, ka një firmë ndërtimi dhe materialet e duhura i solli nëpërmjet firmës së tij. Busti i bronxtë u porosit në Shqipëri dhe u realizua nga skulptori Artan Peqini, i cili e dërgoi me certifikatë të rregullt në Itali. Këtu në këtë shesh emigrantët shqiptarë vijnë herë pas here, sjellin lule e kujdesen për flamujt kombëtarë, mblidhen tek lokali që ka një emigrant shqiptar aty afër sheshit, organizojnë aktivitete të ndryshme etj.

Nga Hamiti mësojmë se ata tani kanë marrë miratimin që në Sant Elpidio, aty afër, të kenë një shesh që i kushtohet një figure tjetër të rëndësishme të kombit tonë, Nënë Terezes. E po punojnë për realizimin e tij. Është kënaqësi kur i shikon bashkatdhetarët të punojnë tok për realizime të tilla të bukura, që u mbeten brezave dhe ngrenë emrin e figurave të kombit.

Jo vetëm kaq. Por kjo shoqatë me përpjekjet e saj ia ka arritur edhe të sigurojë mundësinë e funksionimit të tri shkollave në gjuhën shqipe. Kjo ka një rëndësi të madhe. Të mos harrojmë se shqiptarët kanë mbi 25 vjet emigracion këtu. Shumë fëmijë kanë lindur e lindin në Itali, frekuentojnë shkollat italiane, ku mësimet zhvillohen në italisht. Ndaj mësimi i gjuhës shqipe (duket paradoks por për ata bëhet një gjuhë e dytë), ka një rëndësi të madhe. Këtë shqetësim e kanë në tërë zonat ku ka emigrantë shqiptarë. Edhe në Rovereto shoqata e emigrantëve shqiptarë ka ngritur vetë shkollën ku jepen mësime të gjuhës shqipe për fëmijët.



Ky mbetet një objektiv i rëndësishëm për të ardhmen, për të cilin federata e shoqatave mund të bëjë një punë më të programuar, më këmbëngulëse e më rezultative, duke bashkëpunuar me organet lokale e qeverinë italiane si dhe me institucione e fondacione europiane për sigurim fondesh, lokalesh etj.

Mbledhja e asamblesë për krijimin e Federatës do të zhvillohej në një sallë të bukur të hotel Royal në Fermo. Shoqata mikpritëse i ka marrë të gjitha masat për një organizim sa më të mirë. Në mbrëmjen kur arritëm ishim mysafirë të familjes Çorrogjafi. Hamiti, me origjinë nga Berati dhe bashkëshortja e tij nga Skrapari, treguan tiparet e mikpritjes së vërtetë shqiptare, asaj mikpritjeje me të cilën ne shqiptarët kemi të drejtë të krenohemi përpara Europës e botës. Të dashur e të respektueshëm me të gjithë, ata krijuan një atmosferë shumë të ngrohtë e familjare, çka ndihmoi edhe në punimin e asamblesë.

Të nesërmen, në mbledhjen e asamblesë, punimet e së cilës u drejtuan me seriozitet, kompetencë e transparencë nga kryetari i saj, Klodian Cami, delegatët sollën punën dhe eksperiencën e shoqatave të tyre. Tonin Nikolli, kryetar i shoqatës së shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë në Itali, me qendër në Verona, foli mbi përvojën e organizimit të një aktiviteti mjaft të bukur në Breshia (ku më kishte rastisur të isha i pranishëm). Aty u bënë promovime librash në një ambient e atmosferë tërësisht shqiptare, u luajtën valle shqiptare me kostumet e bukura kombëtare, të përgatitura nga grupi i shoqatës “Besëlidhja”, Rovereto nën drejtimin e Cristina Xhakollit. Kjo e fundit ka bërë jo vetëm përgatitjen e koreografisë, por ka qepur vetë edhe kostumet kombëtare të krahinave të ndryshme. Kur e takova në Brescia më tha që po bënte përpjekje për të përgatitur edhe kostumin popullor të Çamërisë. Punë të tillë të mirë me vallet e kostumet bën edhe shoqata “Lidhja e Prizrenit” në San Zeno, ku punon me pasion mësuesja e gjuhës shqipe Edi Xhyheri.



Këto janë arritje që entuziazmojnë dhe rrisin krenarinë kombëtare tek secili nga ne. Madje më gëzoi edhe një fakt tjetër. Regjisorja Valbona Xibrri nuk mundi të vinte në mbledhjen e asamblesë në Fermo, sepse ishte e ftuar me grupin e saj teatror në Nju Jork, për të dhënë spektaklin e përgatitur nga ajo vetë, me titull “Burrnesha”. Pas suksesit në Danimarkë ky grup kapërcen oqeanin. Edhe ky një fakt mjaft i gëzueshëm e domethënës.

Në fjalën e saj Teuta Spahiu flet për arritjet dhe projektet e shoqatës së emigrantëve shqiptarë në Francavilla al Mare. Ndërsa Erio Korani, kryetar i një shoqate vullnetarësh ndërkombëtar, flet për realizimin e disa projekteve që kanë bërë kryesisht në ndihmë të Shqipërisë. Projekti i parë ka qenë “Shqipëria sot”, me synim edukimin dhe zhvillimin, ku janë investuar 14 mijë euro. Në projektin tjetër “Shkoj në shkollë me buzëqeshje” janë investuar 57 mijë euro për ndërtimin e një shkolle në Kavajë me kapacitet 800 nxënës. Po kështu, me një projekt tjetër është ndihmuar me 32 mijë euro për ndërtimin e një shkolle për 80 fëmijë me aftësi të kufizuara. Po për fëmijët është menduar edhe me investimin e 48 mijë eurove për spitalin e Cakranit në rrethin e Fierit.



Shoqatat shqiptare kanë organizuar në vazhdimësi aktivitete me Fermo6rastin e festës kombëtare të pavarësisë e në festa të tjera, organizojnë e zhvillojnë veprimtari sportive etj. Të cilat ndihmojnë që emigrantët të ndjehen sa më shumë të bashkuar e të ruajnë traditat e Atdheut tonë.

Duke e ndjerë se është e domosdoshme krijimi i një forumi të përbashkët, që të ndjekë, koordinojë e ndihmojë në jetën e veprimtarinë e shoqatave, asambleja miratoi krijimin e Federatës “Shqiptarët e Bashkuar të Italisë” dhe aktet e saj themelore, si dhe zgjodhi organet e saj drejtuese. Kjo shoqatë do e ketë qendrën e vet në qytetin e Bolonjës.

Në mënyrë simbolike akti i themelimit të Federatës u firmos nga të gjithë në sheshin “Gjergj Kastrioti” në Fermo. Përqafimi midis të pranishmeve, shtrëngimi i duarve me entuziazëm e dashamirësi ishin shprehje e një bashkimi më të fortë midis shoqatave të emigrantëve dhe një nisje e mbarë në punën e ardhshme të federatës.

Ndue Lazri, gazetar

President i Federatës “Shqiptarët e Bashkuar të Italisë

http://www.tiranaobserver.al/duar-te-bashkuarakrijohet-federata-shqiptaret-e-bashkuar-te-italise/

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Krijohet federata “Shqiptarët e Bashkuar të Italisë”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mbi origjinen e Universit
» Feja e shqiptarëve ndër shekuj
» Paganizmi te Shqiptarët
» Pse shqiptarët gjatë gjithë historisë kanë qenë dhe janë tradhëtarë?
» Shfaqje te shqiptarët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Italia-
Kërce tek: