FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Marin Mema: Ohri qytet shqiptar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 387
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Marin Mema: Ohri qytet shqiptar   Thu 09 Apr 2015, 16:01

Marin Mema çmend mediet maqedonase: ”Gazetari i Çmendur”



Opinioni publik maqedonas, i cili prej kohësh tashmë është nën tutelën e qeverisë, ka shpërthyer si bombë pas publikimit të emisionit titull ” Të (mosj) jesh Shqiptar” , brenda formatit të emisionit ”Exclusive”, i përgatitur dhe realizuar nga gazertari i mirënjohur , Marin Mema dhe i cili u transmetua në ekranint e Top-channel , të dielën në orën 8:40.



Opinioni publik maqedonas, i cili prej kohësh tashmë është nën tutelën e qeverisë, ka shpërthyer si bombë pas publikimit të emisionit titull ” Të (mosj) jesh Shqiptar” , brenda formatit të emisionit ”Exclusive”, i përgatitur dhe realizuar nga gazertari i mirënjohur , Marin Mema dhe i cili u transmetua në ekranint e Top-channel , të dielën në orën 8:40.

Emisoni , që fliste për qytetin antik, mesjetar dhe të sotshëm të Ohrit e që kishte një karakter investigav dhe përshkrues sa i përket kulturës shqiptare mesa duket i ka zemëruar qarqe të ndryshme mediatike dhe jo vetëm, transmeton ”Vatra”.

E përditshmja më e madhe në vend Dnevnik i kushtoi faqen e parë planit të gazetarit Mema me prapavijë qytetin e Ohrit duke e përshkruar në këtë mënyrë :

”Top-channel dhe Koha e shtrembërojnë historinë. Dokumentar ekskluziv për Ohrin . Si humbën shqiptarët, të cilët dikur qënkëshin 80 %, kurse sot vetëm 6? Kujt ipërkasin objektet e kultit dhe a kanë lidhje ato me sllavët? Kush e ndërtoi kalanë e Ohrit? Çfarë ishte në të vërtetë Filipi i dytë dhe i biri, Aleksandri i Madh? Thuhet në emisionin e gazetarit të mirënjohur shqiptar , Marin Mema”.

Nuk është lënë pa përmendur edhe fakti se formati i emisionit ka depërtuar edhe në Mavrovë edhe në Rekën e Epërme , tek Manastiri i ”Shën Bigorit”.
Gazetarja shket kur e cilëson shëtitjen e tij si të çmendur.

” Ai si i çmendur trokiste nëpër dyert e shtëpive të boshatisura dhe jepte konstatime se si shtëpitë e shqiptarëve ortodoksë qënkan më të mëdha kurse ato të muslimanëve më të vogla” -shprehet Biljana Arsovska tek artikulli i Dnevnik.

Megjithatë , gjëja e rëndë qëndron në faktin se te artikulli për emisionin e Marin Memës është integruar një paragraf tjetër , që jo paqëllim ngatërron irredentizmin bullgar me qëllimin e emisionit , të të ashtuqujaturit, sipas tyre ”gazetar i çmendur”.
Tek ky paragraf krejt palidhje ndërfutet deklarata e një eurodeputeti bullgar se si ai paskësh ëndërruar për Maqedoninë :

”Pres ditën kur flamuri bullgar do të valojë në Shën Naum”.

Mjaft të përditshme dhe media të tjera alternative i kanë kushtuar vëmendje emisionit të fundit të Memës , por edhe aktivitetit të tij në përjgithësi.
Ajo, që është edhe më shqetësuese, është se gjithmonë në raste krizash , etiketimi dhe sulmimi i shqiptarëve ka shërbyer si valvul shkarkimi nga ana e “Mediave” dhe e qeverisë maqedonase./Zeri/





http://www.kokaj.net/rajoni-bota-detale/items/marin-mema-cmend-mediet-maqedonase-gazetari-i-cmendur-videofoto.html

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Marin Mema: Ohri qytet shqiptar
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flamuri - Simboli shqiptar
» Paganizmi shqiptar
» Troja
» Ylberi në legjenda
» Astronomi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Maqedonia-
Kërce tek: