FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Svastika

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Zijadin Dashi

avatar

Numri i postimeve : 4
Join date : 08/04/2015

MesazhTitulli: Svastika   Wed 08 Apr 2015, 20:05

Tetrakoni (svastika-kamadiani)

Te shkruash per svastiken ne hollsi eshte e pa mundur te anashkalosh te verteten, studimi ne hollesi i keti simboli (apo me sakt i ketij ideogrami/ideografi/ideoglifi...) na jep rezultatae qe truri yne veshtire se ka kapacitet ti permbledh. Pra, nese kuptimin e suastices e kuptojm ne tersi do te arrijm perseri te e verrteta ekzistenciale e nje fuqie krijuese, nuk po themi a -z por por atom-qeliz dhe shpirti ne form energjie cytse. Thjesht Krijuesi caktoj cdo gje ne precizitetin me te madh ne te kaluaren, te tanishmen dhe te ardhmen. Nese logjikojm sikur adn-en e njeriut qe eshte e perbere nga kater elemente ADENINA TININA GUANINA CITOZINA ne fakt adn-ja ka nje element qe eshte i domosdoshem ky eshte elementi pest-shpirti qe ndoshta me kohen do te jete me i kuptueshem.
Pra, harmonia e ketyre kater elementeve pa elementin e pest eshte nje hiq vakum apo 0 .

Suasticen shpesh her neper artifakte e hasim ne forma te ndryshme psh ne form kafshe dhe shpesh kemi edhe ne form kembesh qka na ben te ditur se behet fjal per nje levizje te panderprer po lind pyetja kush eshte qe leviz nese jan planetet e sistemit ton diellor (Dielli eshte derivat i swastikes e kurresesi e kunderta) pra te paret tane paskan pas njohuri ne saktesi per planetet dhe levizjet e tyre rreth nje boshti njekohsisht bashk me kete bosht duke levizur ne nje kahje te caktua ne nje qender qe mendja njeriut akoma ska mund te definoj.
Pra nese kan pas kete njohuri per sistemin diellor te Pellazget as qe ka ardh ne shprehje politeizmi ,politeizmin e sollen te pa diturit qergart. QERG-GREQ.


Sipas pellasgeve: "asgje nuk doli nga asgje"

Ishte Kaos, -perzierje, ngaterrese, mbrapeshti, difuzitet, konfuzitet, perzierje..., e pambarim.
Nga ky Kaos u zgjua - [sipas transmetimeve greke te mitit pellasg te kozmogonise ajo qe ata nuk ia dinin emrin andaj e quajten pa-pemer >>Eurinoma<< sepse pellasget i mbanin te fshehte emrat e perendive origjinal te tyre]
(nuk e besoj se eshte e nevojshme ta sjell tani te plote kete mit, sepse ata qe merren me keso gjerash vecme e kane lexuar dhe mund t'ju kujtohet.)

E zgjuar nga ky Kaos holistik, ajo 'force' [ne gjendjen e saj (ende metafizike) me vetine e saj esenciale "rrotullimit" filloi t'i zgjidhte e zberthente elementet e ngaterruara te kaosit dhe kjo force e drejtepeshimit perfekt te balancit mes antagonizmave te pafunme ne nje kohezion te rrotullimit te perhershem centrifugal dhe natyra e saj primare e hamonise se venies ne drejtepeshim te forcave antagoniste te luhatura nga pellasget ishte sublimuar ne nje ideogram te vetem; vetine abstrakte e forces kozmike te Maates ] ne fund edhe vet u konkretizua duke kaluar nga forma e saj primare metafizike (swastika), per t'u shnderruar pashmangshmerisht ne Pellumbeshe!

Rrotullimi i saj centrifugal shkaktoi puhize ne ajer te cilen ajo e hetoi dhe e kapi e dredhi me shuplake fort dhe u shfaq Gjarperi me te cilin ajo u bashkua per te bere me vone *"Vene Kozmike" prej se ciles doli cdo gje... edhe dielli ne qiell (Dielli eshte derivat i swastikes e kurresesi e kunderta)

*
Pellazget ishin Monoteista
PELLAZGET kan besuar ne nje fuqi supreme ,Zot apo Perendi e cila ishte e pa zavendsueshme po ja erdhen kulturat tjera dhe engjujt na i shpallen per zot dhe vet u shpallen engjuj ,,bij te zotit"perfitojn edhe sot e kesaj dite nga procesi Hyjnizimit-hyllenizimit -hellenizimit , gjuhen na e modernizuan alfabetin na e shtrembruan ishim te djatht na bene te majt si ata te perrojit ( demonet). E verrteta nje dite do dal sheshi. Megjithate suastica ecen nuk ndalon...

Eshte pothuajse e pamundur te japesh nje konkluzion te fundem por duke gjykuar nga forma e saj, ka disa mundesi qe ajo te jete simboli i nje :

1. Galaktike
2. Nje ylli ose konstelacioni
3. Nje mjeti fluturues
4. ADN-se
5. nje helike me flete profil helikoidal
6. Dielli me protuberancat
7. nje vrime te zeze me materialin thithes rreth saj
8. nje forme te vecante rrufeje te trasheguar prej besimeve te lashta, etj.
Te gjitha keto dhe te tjera jane shpjegime potenciale.

Svastika simbolizon planetet qe jan objekte me te lashta se shpendet apo gjitaret per mua eshte e rendesis se veqant menyra perqasjes se analizes nderlidhja e realitetit me mitin .

Figura e femres qe mban diskun ne kater vende eshte Hatori apo ishtari, astarte planeti Veneres apo Aetoni ose e Ejtja .
Ndersa figurat e bineqve 2x4 ne fakt paraqesin planetin e Marsit-horusi qe edhe sot e gjithe diten shume emra te gjuhes son kane kete emer per baz formuese siq eshte moji apo muaji .
Keto ne fakt jan dy planetet qe kufizojn me token pra disku te cilin e mbajn keta dymbdhet persona ne esenc eshte toka ne form te nje pasqyrje te universit.

Kuptimi verrtet i Suastikes padyshim se do ta mundeshon identifikimin e kuptimit te shume vlerave si, njeshi, pesa, shtata Fi dhe Pi . Sic ishte edhe deshifrimi i numrit simbolik te Skenderbeut 13 x4=52 x 7 =364 perafert me vitin. Suastika PELLAZGE paraqet ne nje aspekt, alfabetin, numrat, kuptimin e tradites, veshjes, kuptimin e verrtet te diteve te javes, percakton anet, polet planetin qe leviz gjithnji ne drejtim te caktuar drejt te verrtetes.

1 .2 .3 .4 .5 .6 .7 .8 .9 .10

Por pse te emertohet ky simbol me emrin suastike kur ky simbol figuron me heret ne trevat ku jetuan te paret tane .
Nese emri suastik na vie nga India, cilit shekull i takon ai emer, sa eshte me i lasht se disku i Danderas.
Duhet te pyesim per emrin suastik cka nenkupton, si eshte quajtur ne trevat tona, pasi qe artifaktet e hapsirave ku jetuan te paret tane jane me te lashta.

Besoj se kuptimi i emrit te simbolit te suastikes ka pergjigjjen me te thjesht te germat pellazge qe akoma ne anetaret e ketij forumi po hamendemi te pranojm se aka ekzistue apo jo nje alfabet Pellazg .

s fi as tica

Shpirti-fia asht ka- njishi apo elementi pest ne kete rastin e peoneve huni apo mullari si qender rrotulluese e diellit duke u sjellur ne nje hu-kolon kjo kolon eshte faktikisht elementi pest shpirti .

Swatika konsiderohej si ogur i mire dhe prandaj imprintohej ne poceri, qendisej ne veshje, varej ne qafe e te tjerat.
Arsyeja shpjegohej si "Sjell Mbaresi". Pyetja jote shtrohet ne formen, po perse sillte mbaresi dhe a eshte e vertete kjo?
Ketu te them te drejten, humbet filli i pergjigjes. Si mund te sjelle ngjizja e krijimit kozmik (jo planetar, so sateliar, jo galaktik por kozmik) mbaresi?
Svastika eshte ideogram i periudhes se neolitikut, pellasget jane etni neolitike.

Pellasget autokton qe pane se stilzimi e reduktimi deri ne figuracion gjeometrik i piktoglifit dhe simbolit shpendit dhuron nje ideogram mrekullues i cili i ipte spjegim pyetjes e cila mundon qenien njerezore qysh prej erresires me te larget te zgjimit te tij intelektual nga koshienca, dikur, ekskluzivisht emocionale - e qe eshte KOZMOGONIA - origjina e cdo gjeje. Ne te pane nje objekt\figure mrekulliberese magjike, simulim te forces natyrore te rregullit dhe harmonise, paqes dhe qetesise dinamike si dhe te progresit, etj, etj.

Nga ky aspekt, pellasget tane te lashte na dalin me te ndricuar se gjithe popujt e kombet e botes. Koncepti i tyre i pergjegjes ndaj kesaj pyetje ishte \ eshte edhe sot e kesaj dite, larg me i avancuar se cdo interpretim religjioz apo shkencor qe ne kemi ne qarkullim deri me sot.

E tere ajo shkence filozofi dhe vetedije e abstrahuar dhe integruar ne nje shenje ide-dhënëse te thjeshte deri ne abstrakcion te paster ishte sublimuar ne nje ideogram te vetem;
Swastiken, "shpirtin" dhe vetine abstrakte e forces kozmike te Maates

MATA - momenti kur cdo gje merr kuptim______

Ne vazhdim do te sjell artifakte me pare te sjellura nga Dalan-i per tjera qellime, por pa te dhena vitale.

Fillimisht me duhet te bej nje vleresim te pavarur ne mungese te referencave, per te thene se arti ne figurat e e sjellura nga Dalan-i takojne minimalisht shekullit XI pes., dhe periudhes qendrore te artit gjeometrik ku shohim nje rrefim dhe nje nder hallkat me te fuqishme te nderlidhjes, vazhdimsise dhe evoliumit artistik te paraqitjes se botes totale te shpirtit hyjnor pellasg dhe artikulimit te tij me ane te artit narrativ figurativ i cili na siguron dhe heq absoutisht cdo dyshim te mundur qe mund te kete pasur ndonjehere ndokush ne lidhje me ato qe jane pershkruar deri ketu. E qe eshte nderlidhja e pakeputur e qenies shpirterore pellasge te simbolit metafizik, transhendences dhe ekzistences materiale ne shpendin e perendishem human te qenesise se gjithmbarshme kozmike, qenies omniprezente qe siguron ekzistencen e kozmosit.

Filluar me figuren dhe stadiumin shume te hershem te zhvillimit te ketij artikulimi te sjellur nga Mirela https://www.facebook.com/photo.php?fbid=129924543721990&l=c138b31c82
...e cila perkufizohet se i takon te vitit 4500pes por e cila mund te jete edhe me e vjeter se kaq, -ndoshta shume me e vjeter - per te cilen u deshen shekuj te tere qe te arrihet deri te zhvillimi i mjeshtrise qe kjo shfaqje / paraqitje fizike e epifanise se forces kozmike ne menyre figurative dhe te kapshme per koshiencen njerzore [e qe fakeqsisht sot e njohim vetem me emrin e nxjerrur nga fjalia spejguese te: "per cfare sherben" ajo paraqitje abstrakte ne gjuhen hinduse si swastika.] per te ardhur deri te niveli deskriptiv qe dallojme ne figuren tashme te famshme dhe te joohur boterisht si: Idhulli Dardan - https://www.facebook.com/photo.php?fbid=110083925706052&l=fa972d5f15
Eshte absolutisht e pakontestueshme se keto dy figura qe i ndajne shekujt me te erret te historise sone te pamatshme jane paraqitje materiale te se njejtes epifani.

* Te dyja mbajne duart ne bel;
* Te dyja kane prerje te thekshme mes qiellit dhe tokes qe ajo perben;
* Te dyja posedojne medalonin e njejte te diellit varur ne qiellin e saj.
* Te dyja kishin prerje te re ne nivelin e berryleve qe duhej te perfaqsonte limbin e kufirit qiellor te rezidences diellore, [ndonese nga e para i kemi humbur duart, por duke qene se eshte e njejta epifani jemi te sigurte se edhe e vjetra kishte kete pikeprerje pa asnje dyshim].
* Te dyja shtrihen mes "boteve" dhe prehen ne horizont te belit te saj, ne nivelin zero te detit, "horizontit te Aferdites" dhe "nentokes".

II
MATES i kercnohet Kaosi_________

Ne figuren e dyte te paraqitjes eksplikative me gjuhen njerezore te qenesise kozmike verejme nje pasuri te shtuar te informatave ne lidhje me thellimin e njohurive te paraardhesve tane te sterlashte.

Aty kemi the dhena shtese sic eshte meandri, numrin 4, dhe ''bataket' figurativ qe dalin mbi siperfaqen e detit per tu identifikuar me ndarjen e kontinenteve, etj qe nuk do ti shqytojme me tutje. Qe te mund te kalojme deri te paraqitja e re grafike mileniume te tera me vone-
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=112611132119998&l=cec5d53c0e
-Ne kete figure, pa veshtiresi, dallojme qarte fizionomine e evoluuar te dy paraqitjeve parahistorike tashme te diskutuara e cila prap ruan ne harmoni te plote konturat e fizionomise se shpendit ne nje fytyre te afert per nga ngjashmeria me ate te fizionomise njerezore te kesaj vazhdimsie pergjate mileniumeve te pernjohjes autentike dhe trashegimise se pakeputur te thellesive te vetedijes pellasge.

-Ajo serish qendron mbe kembe!
Ne qender te universit; e kercnuar nga forcat e kaosit; me fustanin e saj te gjate e te valezuar qe tani e dijme me siguri te plote se perfundi belit te saj paraqet detin, ne cka na siguron - si vule e pamohushme - figura e peshkut qe jeton ne te.

-Perpos forces se saj magjike te miresise qe eshte shperndare gjithandej ne forme swastikash mbrojtes, - tani kemi edhe nje element te ri mbrojtes te perebere nga dicka qe fatkeqsisht nuk mund ta deduktojme me por qe mund te jete nje bime e panjohur per ne sot, pasi arti gjeometrik pa njohjen e konvencave te ketij arti komunikues, nuk na e mundeson nje lexim me te lehte te asaj mburoje qe forcat e se keqes dhe kaosit kercenues duket sikur nuk mund ta kalojne (sepaku jo me lehtesi...)

Padyshim; permbajtja e grafikes ne fjale eshte brengosese dhe rrefen per nje periudhe te rende neper te cilen po kalonte Mata/bota e kercenuar nga kaosi i periudhes se dokumentuar ne ate narracion figurativ te deshmitarit pellasg te ngjarjeve qe ne vetem mund ti imagjinojme.

Mãta - 3500 pes_________

Ne vetedijen pellasge te perfytyrimit te botes shfaqen propocine te reja. Perendesha holistike e misherimit te gjithesise me paraqitjen e saj te shekullit XXXV pes shenon fazen e periudhes se re te botekuptimit me baze ne 4/4 te teresise kozmike.

Kete zhvillim vetedija kolektive e shoqerise pellasge e arriti mes viteve 4500-3500 pes, qe mund te konsiderohet si nje perparim jashtzakonisht i shpejte, sidomos kur marrim parasysh se behet fjale per bindjet fundamentale te nje shoqerie.

Gara stinore_____
Ne anen e kundert te vazos shohim formen e grafikes narrative tashme e kemi pare ne Qerren Ilire te Kultit krahas paraqitjes se kalimit gradual te swastikes e cila fulturimthi transformohet ne shpend mocalik hypur mbi te madhen ne analogji te plote me ritualin e qerres rituale te misterit te permendur-http://i39.tinypic.com/jslrh5.jpg
Tregimi i ritualit te qerres se kultit te gjetur ne Gllasinc shume shekuj me pare se te krijohej artifakti ne fjale...http://i44.tinypic.com/rm2qm8.jpg
Aty shohim transformimin e swastikes ne shpendin shtegtar mbi [(?) shqiponjen] kraheshtrire qe sikur ka detyre apo qellim ta tejkaloje lepurin i cili mund te konsiderohet lajmetar i se keqes para se te kete arritur te haje bimen e kalimit ne boten e erresires, kaosit, makthit dhe harreses qe do t'ia hapte dyert e hyrjes ne kete bote.
Dielli qendron ne hapesiren kozmike. Qielli dhe ngjyra tij e kalter jane nominative te shtresave atmosferike qe mbeshtjellin Token.

Drita nuk prodhohet eskluzivisht nga Dielli yne, sepse ka shume diej yje. Madja ka gjasa qe keta yje jane mase e koncentruar e drites ne/mbi limitet e shpejtesise se saj. Per mendimin tim, Dielli eshte mase dhe atribut i drites. Nese shpejtesia e levizjes rritet ne/mbi ate te levizjes se drites 300000km/s, drita do zhduket pasi ka shpejtesi me te vogel. Ne kete pike behet konvertimi levizjes/energjise ne mase (trup). Nuk ka me fluturim “zogjsh”, por mase te mbarsur me energji. Swastika ndalon, dhe mund ta rifilloje levijen veten me drejtimin te kundert, pra duke emetuar drite. E njejta gje mund te thuhet per piken e ngrirjes, minus 274 celcius. Atomet vibrojne deri sa arrihet kjo temperature. Ne 274 C poshte zeros, ato nuk mund te vibrojne me pak se "aspak". Ato ndalojne se vibruari. Kjo do te thote se nuk kemi “perpetum mobile” te energjise, megjithese kjo nuk humbet. Pasi zjarri te ka dhene ngrohje, do te duhet te harxhohet ngrohje per ta rindezur ate. Ne kete sens, hyn kendveshtrimi i “fatit te keq” dhe swastikes qe rrotullohet kunder akrepave te ores, ose qe absorbon driten duke krijuar mase.
Te dy rastet me lart (ku njeri eshte teresisht i palidhur me driten ne sensin fotogjen te saj) deshmojne per ekzistencen e “kufizimeve absolute” te cilat integrojne dhe zberthejne cdo gje materiale ne hapesiren kozmogonike. Ekzistenca e ketyre limiteve dhe shnderrimet nga nje lende ne tjetren jane studjuar. Por deri sot asnje mendje njerezore nuk ka mundur t’i jape pergjigje pyetjes se perse ka kufizime te tilla, si deh cfare percakton limitin ekstrem te kufizimeve, ose perse asgje nuk ja kalon shpejtesise se drites. Thene ndryshe, pse shpejtesia e drites dhe jo dicka tjeter eshte limiti fundem? Pse eshte -274C dhe jo te themi -800C kufiri maksimal i ngrirjes?
Ne kete sens “Dielli eshte derivat i swastikes dhe kurresesi e kunderta”, eshte pergjigja me shkencore e koncentruar ne nje rresht te vetem.
____________________________

"Idhujt" pellasg

Në natyrën e shoqërisë njerëzore, faktori idhull, përmes fenomenit të imitimit me të cilin Aristoteli e spjegon edhe lindjen e mimezës e teatrit ne përgjithësi, përkufizon edhe normat e sjelljes. Imitimi i jetës së shpendëve si totemë të këtij populli krijoi një kulturë totale. Strukturoi botën emotive, motivore, materiale, artistike, moralin, konceptin estetik, si dhe konstantën emocionale të grupit. Këtë popull s’mund ta paramendosh të hidhëruar, ky ishte populli më i qeshur në të gjitha kohërat. Vizatimet që janë gjetur në Kretë e gjetiu, karakteristika e tyre dhe akcenti më markant është fluturimi, lëvizshmëria, mungesa e peshës së trupit, që në fakt të gjitha përshkruajnë lumturinë.

Konservimet kulturore_________

E tërë kultura pellasge është e lidhur ngushtë me shpezët. Duke u nisur nga priftëreshat, ritualet, emrat, veshja. Gjithkund në plan të parë vërehet imitimi i shpezëve dhe krahasimi me to. Edhe sot, priftëreshat katolike mbajnë veshje që imiton dukjen e laraskave. Gjubleta e grave shqiptare është e qepur asisoji që kontura e femrës në profil të duket sa më identike me patat, shotat, apo ndonjë shpez tjetër të familjes së tyre. Ato janë të shkurtëra qëllimisht aq sa të përfitojnë proporcionet e këmëbëve të shotës. Ecja e grave që veshin gjubletën e cila tundet butësisht para-mbrapa, saktësisht ta krijon përshtypjen se ato nuk ecin, por notojnë. E tërë eleganca dhe bukuria e tyre matej me shotën. Vallja e shotës që edhe sot jeton ndër shqiptarët, është vetëm një fakt më shumë se kjo traditë dhe kulturë parahistorike është ruajtur në formë të artit deri në ditët e sotme dhe se vlera arketipore e shpendëve në kulturën, traditën, dhe vetëdijen kolektive shqiptare ka mbetur e gjallë gjatë shekujve.

Familja______________________

- kishte një rregullim unik, dhe krahasuar me botën sot, bashkëkohor. Këtu do të gjejmë edhe një përforcim të faktit pse Odiseu i cili ishte pellasg nuk shkon te gruaja Penelopa, (të përkujtojmë se ky emër do të thotë patë), por e bjen me vete në Itakë. Koha kur ndodhë kjo martesë i takon retroaksionit matriarkal. E vërteta për këtë popull ideal (e them pa ngurrim) është se ata për nga aspekti shoqëror nuk bënin ndonjë dallim të madh ndërmjet gjinive, ose bënin aq sa bëjnë dhe kanë bërë këto shpezë ndërmjetvete. Në ne ende gjallon shprehja (në realitet kategoria) zot i shtëpisë, krahas asaj, zojë shtëpie. Vetëm kaq mjafton që të dijmë se ata ndanin pozita të barabarta në familje. Shtysë matriarkale dhe incestuoze kanë mundur të bartin me vete vetëm shoqëritë të cilat si totem, pra si idhull e kishin lopën apo ndonjë gjitar tjetër të kësaj familje. Kjo shtresë kulturore e cila padyshim pati ndikim të konsiderueshëm në gjeneratat tona të mëvonshme, nuk arriti ta zëvendësojë këtë element të fuqishëm të shpirtit pellasg.

Pellasgët provokoheshin nga largësitë e panjohura__

-Populli që ka pasur figurë të adhurimit shpendin, nuk ka mundur t’i shpëtojë imponimit të mënyrës së mendimit dhe motivimit që si rezultat japin një shoqëri me potencial të madh krijues dhe civilizues. Pikë së pari, ndërmarrje të madhërishme të shtegtimit në vise të panjohura. Ndërmarrjet e tilla në historinë e njerëzimit njihen si përshpejtime të mëdha të zhvillimit kulturor apo përgjithësisht civilizues. Adhurimi i shtegtuesve në këtë shoqëri është i pashmangshëm, prandaj edhe zakoni i mikpritjes që u ruajt tek shqiptarët në një formë metafizike, që bashkon dy kundërshti konkurencash të mëdha, jurinë dhe religjionin, krijoi një lloj kulti të ri, -të Mikut, i cili me ardhjen e tij sjell me vete diçka hyjnore, apo një formë të njeriut në të cilën shfaqet perëndia supreme, Zoi. Zoi i cili, ta sjell kumtin para mbytjes së madhe. Po qe se dikush ta nget mikun do të ndodhë hataja! Çfarë janë disa pika gjak, në krahasim me zhdukjen e plotë të cilën e shkakton Zeusi Mikpritës. Nuk është e vërtetë se gjakmarrjet kanë krisur për tokë a për femra. Këto zakonisht janë zgjidhur me mjete më adekuate, bile sa i përket tokës, deri vonë ajo nuk ka qenë e ndarë plotësisht në pronësi familjare. Malet deri vonë kanë mbetur pronë e përbashkët fisnore a e gjakut. I vrari në dhunim të nderit femror ka shkuar në të shumtën e rasteve gjakhupës dhe gjakmarrja është ndërprerë shpejt, por kur është prerë miku ato zakonisht kanë zgjatur deri në shfarosje për arsye se “gjaku i mikut nuk falet”!(K.i L.Duk.) Ky është parimi, askush nuk ka tagër që ta falë gjakun e mikut. Ai që nuk e nxjerrte gjakun e Mikut, leçitej dhe i digjej shtëpia ku ritualisht i nxirreshin edhe katër gurët kyç të themelit. (Shih Eskili, dhe P. i Thyer, të I.Kadare-së).

Sorrat_________________________

Priftëreshat që vesheshin plotësisht zi nuk shtegtonin. Ato ishin të përhershme dhe nderoheshin si sorra. Ato kishin për detyrë t’i ruanin të vdekurit. Puna e tyre intelektuale ishte e lidhur ngushtë me misterin e vdekjes. Fillimisht në këtë rend inicoheshin gratë pas klimaksit dhe ato e kishin në duar monopolin e ritualit të varrimit. (Njerëzimi, edhe sipas rrëfimeve biblike, varrosjen e mësoi prej sorrave). Përse këtë monopol e fituan “sorrat” e jo rendi i ngjajshëm me to “sorranët” mund të thirremi në mitin pellasg për krijimin që krahas ekzistimit të varrezave tumulare argumentohen reciprokisht. Pellasgët e nxjerrin gjenezën nga Eurinoma dhe Ofioni.“Eurinoma u bë pëllumbeshë ndërsa ofioni ishte gjarpër gjigand. Perëndesha mesdhetare gjithnjë paraqitet në përcjelljen e gjarpërit. Pellasgët e lindur nga toka, thonin se u krijuan nga dhëmbët e Ofionit. Pelarg do të thotë lejlek”. (R.Grevs). Prandaj, rituali i varrimit të pellasgëve ishte mbjellje e eshtërave të tyre që mbështetet në grupin e perëndive të tokës, Nënën Tokë. Varrezat tumulare individuale bëheshin asisoji që t’i përngjajnë barkut të gruas shtatzënë. E njëjta ndodhte edhe me varrezat familjare ku të gjithë hynin në një bark. Këta rilindeshin kur të piqeshin kushtet e besimit. Vetëm Sorrat e dinin këtë ritual, (ishin femra). Ata që nuk varroseshin nga “sorrat” nuk do të ringjalleshin, -prandaj ky ritual shumë i vlefshëm ishte i monopolizuar. Njësoj ky mit më vonë u modifikua për të spjeguar gjenezën e evoluimit të ilirëve prej tyre. Ata poashtu u lindën nga toka dhe dhëmbët e gjarpërit Ilo (Illyrianka), e jo siç thonë autorët e vonshëm antik. Ringjallja e të vdekurve sipas ciklit mitologjik me përkatësi iliro-pellasge, ndodhte pas përmbytjeve të mëdha.


Përmbytja_______________________

Cikli i mitologjisë, bartës të së cilës ishin pellasgët ilirët dhe shqiptarët, për përmbytjen dhe ringjalljen e përjashton incestin. Ata rilinden prej gurëve (eshtërave të Nënës Tokë) dhe eshtërave të të parëve, bile shumica e varrezave tumulare tregojnë se të ndjerët varroseshin në pozitë të mbledhur të fetusit. Pas përmbytjes së Zeusit, i biri i Prometheut dhe e bija e Epimetheut, dy njerëzit më të mirë në botë e popullzuan tokën sërish duke hedhur gurë prapa shpinës! Edhe pse këta ishin fëmjë të dy vëllezërve (e jo nga të njejtët prindër sikur në mitologjitë tjera ku nuk apstrahohet incesti), ky është ndoshta, i vetmi mit për ringjalljen e njerëzimit që e përjashton incestin. Kanuni shqiptar* poashtu sanksionon incestin deri në katërqind breza. Të damunit e zjermit edhe në katërqind breza me kenë, as nuk marrin e as nuk japin.(Kjo është e barabartë me 72 shekuj po qe se një brez llogaritet vetëm 18 vjet!), që do të thotë, -kurrë!

* eshte ligji i vetem nder gjithe civilizimet e derisotme te njerezimit i cili incestin e perjashton plotesisht edhe si mundesi te rastit.


Shpendët zgjojnë imagjinatën___________

Zbulimi i lundrës nuk ka mundur të bëhet nga askush tjetër pos nga ata që i patën totemë shpendët ujor. Pas këtij zbulimi, udhëtimet e tyre u bënë shumë më intenzive, më ndërmarrëse dhe më të guximshme. Kurreshtja e këtij populli për të parë botëra sa më të largëta u shtua vazhdimisht. Perfeksionimi i lundrave është dashur të ketë marrur hov dhe s’është çudi pse ilirët edhe më vonë janë të njohur si lundërtarët më të mirë dhe anijendërtuesit më të shkathtë të atyre kohërave. Të gjithë historianët e pohojnë pa ngurrim se si grekët ashtu edhe romakët, të gjitha për anijendërtimtarinë i kishin mësuar nga ilirët. Ndërmarrje të tilla kishte pasur shumë. Për shumicën e tyre kemi dëgjuar edhe në legjendat e mitet që mbetën të shkruara nga grekët. Jasoni, i vëllai i Dardanit, ndër të parët kishte bërë një udhëtim të tillë të shenjtë. (Jasoni kishte shkuar për lëkurën e dashit të artë). Kjo do të thotë se ai kishte vajtur atje për të rrëmbyer mjeshtërinë e rritjes së dhenëve. Në pellasgji më parë nuk kishte dele. Njëherit ky është edhe takimi me principet patriarkale, atij iu desh të fuste rendin patriarkal për të fituar mbretërinë sipas gjakut et atit, kulti i dashit e kishte këtë forcë. Dhenët ishin ekonomi që shërbente për krijimin e ushtrive rrebeluese dhe pasi nuk kishin tokë për të mbjellur drithëra, dhenët ishin më të përshtatshmet për këtë qëllim.

Korbët ose sorranët________________

A ishin këto shtegtime të rregullta apo jo dhe a shtegtonte i tërë populli apo vetëm gjysma e tij më vitale? Kush kujdesej për vendbanimin dhe për pasuritë që nuk barteshin me vete përpos “sorrave” plakave në të zeza? A ishte i përzier rendi i pleqëve në të zeza me këtë rit apo i takonin një rendi tjetër ende më të vjetër siç është Terezia, pleqnarët apo të urtit që i peshonin gjërat. Këta merreshin me misterin e harmonisë dhe jurisdikdisonit? Tiresitë ishin të verbër, ose simbolikisht pëfytyroheshin si të tillë, ata ishin të lidhur ngushtë me magjinë e labirintit dhe komunikonin me kanalet e fshehta të nëntokës. Si vazhdimsi e Uranit, ata ishin urithë, apo të urtë,dhe më vonë Kronit, ata ishin korbë, (korbët siduket janë konsideruar gjini mashkullore e sorrave?), por për dallim nga sorrat që merreshin me misterin e vdekjes dhe mbanin monopolin e ceremonisë së varrimit te et vdekurve, këta merreshin me paralajmërimin e saj dhe me drejtësinë. Këta ishin juristët e parë dhe drejtësinë e mbronin me kërcnimet që vinin nga Hadi. Ata ftoheshin për të zgjidhur qështje të komplikuara juridike kur mbreti nuk kishte aftësi për vendim. Ishin të vetmit që kishin leje të komunikonin me botën e nëndheshme. Pasardhës të tyre të drejtpërdrejtë janë Pleqnarët Kanunor.

“Kroni nga grekët u kuptua si kronos (ati kohë) që paraqitej me drapërin e tij. Pas një kohe është paraqitur me sorrën, ngjajshëm me Apolonin, Eskulapin dhe Saturnin. Chronos, sigurisht do të thotë sorrë ngjajshëm me fjalën latine cornix dhe greke corone”. Thotë Robert Grevs, por megjithatë shprehja corone = sorron pra sorran, edhe pse larg nga kuptimi chronos=kohë, megjithatë në mënyrën e vet rituale është e lidhur me sorrën n.f., cornix - korbin, kuptohet si përcjellës i domosdoshëm i atij që paralajmëron dhe shkakton vdekjen. Kroni megjithatë do të thotë krua, që simulon kohën. Ai më tutje thotë se sorra është zog orakull në të cilin hyn shpirti i mbretit të shenjtë që është flijuar. Koha u zbulua me zbulimin e kroit si gurrë dhe Kronit si perëndi. Pavdeksinë e shkatërroi koha, prandaj koha dhe vdekja rrijnë në marrëdhënie asociative. Drapëri i tij pos korrjes (që bënë vdekja) simbolizon edhe vet vdekjen. Edhe Apoloni, edhe Eskulapi, edhe Saturni janë të lidhur ngushtë me vdekjen. Prandaj të Shtundeve (Saturna) ilirët është dashur t’u bënin libasione të vdekurve dhe këtë ditë e kalonin me të afërmit e tyre të vdekur.

Pyetje...______________

Pellasgët ishin udhëtarët më të mëdhenjë në histori dhe kjo nuk mund të paramendohet pa njohuri të holla astronomike. Kush ishin navigatorët, njohësit e yjeve dhe shtigjeve të shtegtimit? Ku mbet kjo njohuri? Tregimi për fëmijët që i solli lejleku. Muaji i mjaltit që ende qarkullojnë në kulturën evropiane,-a është e mundur që të rrjedhin nga pellasgët dhe fisi i tyre i njohur me emrin Leleg? A është e mundur që dyndjet t’i kenë bërë çiftet e reja të sapomartuara, dhe fëmijët e tyre të kenë qenë deportuar nga lejlekët, pjesëtarët e fisit të kësaj infrastrukture të çuditshme, ndërsa muaji i mjaltit të ketë fituar emrin nga udhëtimet për në bregun lindor? Këto pyetje mund të marrin përgjegjet e tyre menjëherë pas stabilizimit të teorisë që bazohet në shpendët ujor për Svastikën.

Svastika si figurë e stilizuar_____

Pavarësisht nga teoria e pranuar se svastika ka të bëjë me rrotullimin e përhershëm të diellit (Dielli eshte derivat i swastikes e kurresesi e kunderta), çështja është se, sa do të ketë mundur njeriu i asaj kohe ta krijojë atë përfytyrim? Njerëzit e shohin vetëm gjysmën e rrotullimit të tij virtual. Dielli në gjysmësferën qiellore përshkruan vetëm një hark dhe jo rrethin e plotë. Ndërsa forma e simbolit në fjalë, më shumë na tregon për një rrotullim rreth boshtit të vet, se sa rreth ndonjë trupi tjetër. Sa mund të qëndroj kjo teori nëse themi se dielli si trup qiellor deri në mesjetë është konsideruar si disk apo monedhë e artë? Tek e fundit - se dielli sillet rreth boshtit të vet -është zbulim ende i freskët. Fisi ilir Paionët apo Peonët diellin e adhuronin në formë të diskut të ngritur mbi një shtyllë të lartë e jo në formë të svastikës sikur duhet të pritej (Dielli eshte derivat i swastikes e kurresesi e kunderta). Sërish mbetet pyetja: -çfarë simbolizon svastika në të vërtetë?


Ekspanzioni______________

Për një moment në histori, dikujt i interesoi se ku shkojnë shpendët e tyre gjatë migrimeve? Kjo kurreshtje u bë ndërmarrje e cila shkaktoi lëvizjen e madhe të këtij populli. Si mjet i identifikimit të këtyre misioneve dhe sinjal i sigurt mund të shërbej svastika. Pra, kudo që gjindet ajo, gjejmë edhe faktin e arritjes së tyre në atë vend. Bartësit e svastikës janë edhe bartës të këtij ekspanzioni. Kush tjetër ishte pikënisje e kësaj ndërmarrjeje përpos banorët e egjeut dhe populli misterioz më vonë i njohur si pellasg?


Zeusi_________________

Edhe idhtarët e kultit të lopës kishin bërë udhëtime të ngjashme. Fati i mirë apo i keq e deshi që kjo rrugë të përputhet dukshëm me shtigjet pellasge. Këta pas pellasgëve arritën edhe në Indi ku lopa edhe sot nderohet si e shenjtë. Lopët e lira dikur kanë bërë shtegtime të ngjashme duke kërkuar kullosa të reja, dhe kjo rrugë ishte e përafërt me atë që kanë bërë edhe bashkësitë shoqërore të cilat arritën në një mënyrë t’i shfrytëzojnë të mirat e tyre. Zbulimi i qumështit, si ushqim ua kishte ngritur vlerën dhe format e para të këtij eksploatimi bënin që popullata të migronte me to. Ata kalonin nga njëri kontinent në tjetrin, siç është pikërisht Ngushtica e Bosforit që lidhë Evropën me Azinë. Ngjajshëm edhe indianët amerikanë, ekonomia e të cilëve ishte plotësisht e varur nga bizonët, arritën nga evropa në Amerikë duke shkuar pas dyndjeve të tyre. Nuk është aspak e rastit pse emri i ngushticës së Bosforit është i lidhur me gjedhin. Njëherit nuk është i rastit as numri i madh i toponimeve, në lidhje me emrin e gjedhit në rajonin e Ballkanit dhe gjetiu. Turqit, greqinë e quajnë junanistan, që rrjedh prej Juno = gjedh. Grekët e adhuronin Zeusin në formë të kaut. Megjithëse emri Zeus, nuk është fare grek, dhe nuk e ka kuptimin e kaut. Fillimisht Zeusin e zbuluan pellasgët. Zeusi ishte perëndiu themelor i rendit të idhujve zoomorf të pellasgëve. Fjala rrjedh prej Zeu(s) pa këtë shtojcë greke. Pra Zeu që është lexuar Zoi, e ka kuptimin e zogut. Në fakt shqiponjës, mbretëreshës së të gjithë shpendëve që njiheshin atëherë. Prandaj pellasgët e vjetër e adhuronin Zeusin në formë të shqiponjës. Jun është perëndi greke e cila ose është e huazuar, ose flet për prejardhjen e tyre nga Afrika dhe rajoni i afërt me Egjiptin. Toponimi Taurisium, që rrjedh prej tau, ku shqip edhe sot e ruan kuptimin e kaut, ndonëse ilirët sigurisht e kanë quajtur Kaurri-si-on. Pastaj Buthros, Buthrotum, Butua, prej ku rrjedh e sotmja shqipe buall. Pastaj format Ija, Io, Jo, e ndoshta edhe icca (ika), si pseudonim i saj, ka kuptimin e mëshqerrës, që e hasim si toponim hidronim, eponim, etj. Njësoj Theba-t, (në Beoti, Egjipt, Trojadë, etj.), kanë të bëjnë me gjedhin. Në rajonin e ilirisë së jugut gjejmë edhe toponimin Lopes. E kështu më radhë, të mos numërojmë më kot. Legjenda për Ijën, bijën e mbretit Inak, (me fytyrën e mëshqerrës) sigurisht është vetëm një formë e mjegulluar mitologjike që flet për etnogjenezën e grekëve të mëvonshëm, dhe dyndjet e tyre derisa përfundimisht ishin vendosur aty ku janë edhe sot. Ardhja e fiseve që nderonin lopën dhe buallin, filluan të pengojnë rrjedhat spontane të jetesës së pellasgëve.

Orakujt pellasg e kishin zbuluar shkrimin___

Pos tjerash, pellasgët shpikën edhe një sistem të tërë shenjash e leximesh të lajmeve nga zogjët. Orakujt më të zhvilluar nxirrnin mësimet nga disponimet, fluturimet dhe zërat e zogjëve. Edhe sot tek shqiptarët paraqitja e laraskës mbi çati është shenjë e mysafirëve, ndërsa këndimi i korbit varësisht se ku qëndron, në çati apo më larg, në këtë apo në atë drejtim, paralajmëron vdekjen e dikujt më të afërm apo më të largët. E megjithatë shumica e këtyre besimeve ishin rrjedhojë e pjesëtarëve të shkollës laike, të cilët nuk ishin të njohur me misteret e orakujve të cilëve u vinin dhe u shkonin zogjët.

Në realitet, zbulimi i shkrimit ishte fshehtësi. Edhe ne mendojmë se është zbuluar shumë më vonë se që ka mundur të zbulohet me të vërtetë. Them kushtimisht shkrim, këtu mund të bëjmë fjalë për hieroglife, ndoshta edhe sistem tjetër ende më primitiv piktoresk, por të thjeshtuar e të kodifikuar mjaft sa të mund ta deshifrojnë priftëreshat apo priftërinjtë e orakullit gjegjës. Bartës të këtyre lajmeve ishin zogjët, pëllumbat e të ngjashëm, por kjo fshehtësi e bartësve të kësaj poste, për laikët paraqiste një mister i cili kuptohej si fenomen i njerëzve të zgjedhur të cilët e dinin dhe e flisnin gjuhën e zogjëve me bestytninë e përhapur se zogjët dinin shumë gjëra që kanë parë udhës, por edhe se ishin lajmëtarë të perëndive qiellor.

Ndonëse veprimtari terciare, me kohë orakujt pellasg morën karakter informatorësh që para popullit të thjeshtë imponoheshin edhe si paragnostë, sepse duke patur informatat më të shpejta se lajmtarët e porositur që i binin, ata ipnin përgjegjen para të gjithëve dhe kjo përgjegje vërtetohej, javë më vonë nga lajmtarët e arritur më vonë. Kështu ata fituan autoritet të madh. Por me kohë filluan ta ndienin veten të veçantë dhe misterin e tyre ta mbajnë të fshehur. Këta orakuj me kohë u shtuan dhe mblodhën fuqi të hatashme. Ata silleshin sikur zotëra. Udhëhiqnin plotësisht dhe orientonin absolutisht tërë politikën botërore. Të gjitha luftërat e mëdha deri rreth shekullit të VII pes u nxitën dhe u inicuan nga këto qendra, dhe kuptohet, nga ineresat e ngushta të kësaj pakice të privilegjuar, por edhe më vonë (shek VI-V pes) ato ndikuan në përfundimin e tyre në dëm apo në dobi të palës së caktuar që përputhej me interesat e tyre.

Lufta e Trojës është një ndër to. Kuptohet, kjo shtresë hyjnore, e cila ishte veçuar plotësisht nga pala tjetër e njerëzimit, me gjithë forcën dhe pasurinë e vet të madhe materiale (dihet se të gjithë tempujt pranonin dhuratat më të çmuara nga mbretëritë dhe mbretërit anë e kënd botës, për shërbimet që ua bënin), nuk e ruajti pushtetin qendror. Pëpos rivalitetit të brendshem, shumë prej tyre u asimiluan për shkak të aleancave me fiset tjera të egra duke kaluar në duar të huaja, por që duke mos e humbur autoritetin që e gëzonin më herët, bën një pshtjellimë dhe ngatërresë të hatashme në zhvillimet e më vonshme historike e politike.

Matriarkati nxiti Patriarkatin________

Me kohë kur në këto mistere filloi të përzihej edhe kulti i kaut, mund të bëjmë fjalë për reinstalimin e matriarkatit në këta tempuj dhe forcimin e diferencimin e mëtutjeshëm të tyre. Politika e grave, në këtë kohë, ishte jashtëzakonisht posesive dhe sa më shumë që mësonin u shtohej etja për të uzurpuar më shumë nga këto njësi. Ato filluan një politikë agresive dhe kallën një varg luftërash.
Ndoshta vërtetë mund të thuhet se meshkujt e zbuluan luftën, por e vërtetë më e madhe është se femrat, atë e nxitën të parat. Ende nuk ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme në lidhje me ngarjen më të rëndësishme të historisë botërore, se kurë u bë revolucioni patriarkal, dhe ku saktësisht ndodhi kjo histori. Por qysh tani jam i bindjes se këtë e bëri heroi i Ur-it të Babilonisë, rreth mileniumit të tretë pes. Kjo do të thotë se patriarkati në mjediset ku më herët kishte qenë i zhvilluar matriarkati, u konsolidua diku në lindjen e mesme. Marduku i cili më parë e kishte ndarë pëllumbin simbolikisht dhe kishte deklaruar rendin e ri botëror, është vetëm shenjë se ai i kishte rënë në gjurmë mënyrës së bartjes së lajmeve dhe meqenëse e kishte zënë lajmin ende pa arritur aty ku duhej, e kishte fituar luftën.
Edhe Gilgameshi i Urukut bëri një gjest patriarkal kur e refuzoi dashurinë e Ishtar-es. Mirëpo ai i shpëton vdekjes rituale të mbretit, me dublin e tij ushtarak Enkidunë, cili në fund vdes në vend të tij, kuptohet nga lëndimi në luftë me demin, ngjajshëm me ritualin e Kretës, i cili sot gjallon në Spanjë si një lloj sporti. Këta mbretër janë shumë të ngjajshëm me çiftet mbretërore si: Kastori me Poluksin, dhe të fundmit më formal, Agamemnoni me Menelaun, njëri mbret ushtarak, tjetri magjik, apo shpirtëror. Patriarkati shumë shpejtë zgjeroi kufijtë e tij, për arsye se bijtë e mbretërve matriarkal lakmonin t’u kthehej pushteti të cilin mund t’ua merrte çdokush i huaj.

Ashpërsimi i konfliktit____________

Këto rrethana historike ishin mjaftë dinamike, kështu rreth shekullit të XV pes kishte ndodhur diçka që mund të quhet kundërrevolucion, apo zhvillim regresiv i civilizimit të shoqërisë njerëzore. Siç duket matriarkati i cili në Azi dhe Afrikë më parë ishte shumë i zhvilluar dhe ekstrem, pas arritjes së disa fiseve pellasge sikur është ai Dardan në Trojën e më vonshme, e shpejtuan rregullimin patriarkal dhe dominimin e tij. Matriarkati më i egër u shfaq në viset ku jetonin shoqëritë të cilat si model të rregullimit shoqëror i kishin marrë bletët. Mjafton të përmendurit e bletëve që të kemi një përfytyrim të qartë për ashpërsinë ndaj gjinisë mashkullore që kanë mundur ta ken femrat Amë të kombit. Shumica e mbretërve matriarkal ishin ndjekur prej Azisë. Shembull konkret është dëbimi i Pelopit nga Lidia, prej Ilit trojan. Ardhja e pelopidëve në peloponez dhe lidhja e tyre me tempujt e këtushëm, ndihmuan forcimin e martiarkatit. Prandaj, përderisa në Azi forcohej vazhdimisht kulti i Zeusit patriarkal dhe bijës së tij të lindur prej koke Idës apo Atenës, në tjetrën anë forcohej kulti i Herës me mbretërit e saj matriarkal Herkulët. Këta e bënë njërin ndër sulmet e para në Trojë sa ishte mbret Laomedoni. Por kjo u forcua sërish.

Matriarkati përgatitej për kundërevolucion____

Klasa matriarkale duke e parë se pushteti i tyre po ngushtohej dita e ditës, shfrytëzuan ardhjen e popujve të egër dhe të prapambetur, meshkujt më të aftë të të cilëve i zgjodhën mbretër [Matriarkët]. Kundërrevolucioni matriarkal kishte ndodhur pak kohë para Luftës së Trojës, rreth shek. XV pes. Në Ballkan duket se e para e kishte filluar heroina e Sofokliut, Antigona. Ajo tentoi ta kthente monopolin e ritualit të varrimit që e kishin humbur pasardhëset e rendit të Sorrave. Kjo ndodhi në Tebën Beotike. Prandaj fshehtësia se si arritën helenët të bëheshin mbretër të shumë fiseve pellasgo-ilire, qëndron në mbështetjen e forcave matriarkale përbrenda qyteteve me sundim patriarkal.


Heronjtë dhe hakmarrja matriarkale___

Hera për ta kthyer pushtetin të cilin me forcimin e Imperisë Trojane e kishte humbur, filloi fushatën e re duke i shpallur mbretërit e saj bij perëndish, dhe duke u premtuar trimave të kultit se do të bëheshin të pavdekshëm. Kështu filloi epoka e heronjëve, apo më origjinalisht herakëve dhe përgatitjet për hakmarrjen e matriarkatit. Heronjë u quajtën të gjithë ata që luftuan për lavdinë e Herës, të gjithë ushtarët e mëdhenjë, apo prijësit e tyre trima.


Nata u përgjak me urdhërin e Herës____

Fatkeqsisht, dënimet që i shqipton bota femërore janë larg më të tmerrshme se të gjitha ato që mund t’i bëjnë meshkujt. Ofshama sikur: “Më mirë sikur të mos kisha lindur fare biro” është vetëvetiu dënim me vdekje. Qendra e re e rendit patriarkal, Troja dhe rrënimi i saj me qëllim të zhdukjes së plotë të farës trojane nga Heronjët matriarkal, nuk tingëllon më tmerrshëm se kjo ofshamë.

Lufta e Trojës ishte një ndër luftërat më të përgjakshme në historinë e njerëzimit. Në Trojë ndodhi masakër e ngjashme me natën e thikave të gjata (të njohur edhe si Nata e Bartholomeut). Kjo ngjarje ishte e papresedan. Në botë kurrë më parë nuk ishte lejuar vrasja as aksionet luftarake gjatë natës. Nata ishte simbol i paqes dhe i pushimit që e respektonte e tërë bota e gjallë. Këtë rend nuk guxonte ta prishte asnjë vdekëtar në botë, -meshkujt hiç se hiç.

Këtë leje e dha Hera. Perëndesha e natës, priftëresha supreme e gjithë matriarkatit botëror e kishte thyer këtë ligj me autoritetin e saj, jo vetëm për ta rrënuar definitivisht - por për ta zhbirë nga rrënjët rendin e ri patriarkal - njëherë e përgjithmonë.

Këtë urdhër nuk ka mundur ta jipte Helena, por zëvendësja e saj, të cilën fatkeqsisht e harroi historia. Kjo ishte hera e parë që u përgjak nata. Shkatërrimet e forcave natyrore që pasuan ndoshta ndodhën rastësisht pas kësaj nate, por për bestytët nuk ka shenjë më bindëse se ky ishte pa asnjë dyshim rezultat i prishjes së harmonisë së madhe kosmike.

Kasandra - ka thënë...

Nga tjetra anë në Trojë, tempulli i Apolonit ua kishte marrur të drejtën priftëreshave trojane për të thënë orakujt e vet. Gjatë Luftës së Trojës priftëreshë e tillë ishte Kasandra, motra e Skamandrit të ashtuquajturit Helen. Prandaj thuhet se asaj nuk i besoi askush se kali i drunjtë paraqiste rrezik për qytetin. Ajo kishte gjak trojan, dhe sipas të gjitha gjasave edhe pse ishte orakull matriarkal u çmend para kësaj ndodhie duke e ditur se po thyhej një ndër ligjet më të rënda të botës, dhe duke qenë në njohuri për masakrin që do të ndodhte, ishte çirrur deri në histeri kur e kishte parë kalin që po futej në qytet. Por duke qenë se tempujt e rendit matriarkal, më parë kishin shërbyer edhe si qendra të informimit dhe kundërinformimit mes këtyre dy blloqeve, në Trojë ishte ndaluar rrebtësisht çdo informacion zyrtar që vinte nga këto qendra, dhe për shkak të sigurisë shtetërore respektohej rigorozisht.

Kasandra pas rrënimit të Trojës u vra nga Klitemnestra për tradhëti të rendit të motrave të shenjta. Heleni i cili ishte agjent në shërbim informativ të matriarkatit u kursye, ndërsa kulti i Ifigjenisë enklavë partiarkale, në heladë ishte eliminuar qysh para nisjes së ushtrisë akeje.

Para kësaj lufte shkatërrimtare pushteti Trojan ishte zgjëruar gati deri në Babilonin e lashtë, ndoshta hyri edhe në të, dhe tutje në afrikë dhe Egjipt. Familja mbretërore e Dardanit kishte zgjëruar kufijtë edhe në Beoti e disa qytete tjera paraantike të ballkanit dhe gadishullit apenin ku në fillim të këtij kundërrevolucioni Antigona ra si Heroinë. (Fatkeqsisht Antigonës, sikur edhe shumë personaliteteve të tjera, nuk i dihet emri i vërtetë. Antigona është epitet që rrjedh prej karakterit të saj, antigonein ose antigonion që do të thotë: kundërvajtje, ajo e theu ligjin që ende ishte i ri për Beotët). Megjithatë Kreonti e kishte ruajtuar pushtetin patriarkal edhe për një kohë të konsiderueshme, prandaj beotët por edhe athinasit më vonë kritikohen nga autorët antik, dhe ishin të vetmit që nuk dërguan ushtri kundër Trojës.

Nuk është e qartë nëse Troja ishte imperi federale apo konfederale, por lidhjet ishin mjaftë të ngushta. Hetitia shnderrohet në një ndër njësitë e saj gati më të fuqishme, por pushteti siduket nuk kishte unitet të mjaftueshëm, dhe kjo mund të vërehet në zhvillimet e mëvonshme gjatë Luftës së Trojës. Trojës i ishte lëkundur pushteti qendror, për këtë mund të mësojmë nga mosmarveshtja e Ankzit dhe Prijamit në lidhje me qytetin e ri Pergamin, i cili siduket duhej t’i takonte Ankizit.

Prandaj Ankizi për shkak të kësaj dajasije që nuk zuri vend, asnjëherë nuk i shkon në ndihmë Prijamit vet, por megjithatë me mjaftë vonesë e dërgon të birin e tij Eneun.

Prijami përshkruhet si mbret tipik patriarkal. Për të thuhet se kishte 100 gra. Për të sqaruar rritjen dhe forcën trigonale trojane duhet të sqarojmë edhe një fenomen specifik që ishte i rëndësishëm në shoqërinë matriarkale. Siduket mbretëria Trojane u forcua dhe u rrit pa ndonjë luftë të madhe duke martuar mbretëreshat e shenjta matriarkale të mbretërive përreth. Njëqind gratë e prijamit në realitet paraqesin njëqind qytetet shtete që i zotëronte ai.

Helena_________

(Xelena-Kselena-Selena-Hëna) Matriarkë Supreme e Herës. Rrëmbimet mitologjike të grave paraqesin pushtime konkrete të një populli mbi tjetrin. Prandaj edhe rrëmbimi i Helenës nuk ishte shkas por shkak i vërtetë i luftës trojane. Rrëmbimi i Helenës duhet konsideruar si humbje e sovranitetit të mbretërisë së Spartës. Kjo u bë me qëllim të dobësimit të bllokut matriarkal.

*Po të mos ndërmerrej ky hap, Parisi i parathënë si mbret i ardhshëm i Trojës do të shnderrohej në Dhëndër, me cka i tere sovraniteti i Trojes do te kalohej në duart e Spartës.

Kali i ndrunjtë_______

simbol i aleancës që rrënoi Trojën.
-Kulti i ri i kalit që u themelua pak kohë para Luftës së Trojës; ishte veprim politik dhe marrëveshtje e re e cila kishte për qëllim mbrojtjen mbretërive më të fuqishme të egjeut në të cilën morën pjesë Agamemnoni, Menelau, Akili dhe Odiseu, si kundërforcë e re për të mbrojtur interesat e rendit Matriarkal. Edhe pse Odiseu (Uliksi që nuk i takonte rendit matriarkal) dhe Akili nuk ishin të gjakut helen, ata hyrën në këtë koalicion për shkak të inetresave ekonomike dhe politike të pastra.

Vëllezërimi i Hadit, Posejdonit dhe Zeusit...,
që shfaqet në marrëveshtjen Hetite nga viti 1380 pes., përputhet mirë me Luftën e Trojës. (Pesë vite para vdekjes së Memnonit.) Siç duket, pavarësisht nga të gjitha, matriarkati kishte vendosur më parë të hynte në një luftë definitive.

Vëllazërimi i Hadit me Posejdonin dhe Zeusin simbolikisht përshkruan vëllazërimin mes Xehëtarëve që ishin Hetitët. (Për ta thuhet se kishin zbuluar hekurin më 1500 pes). Posejdoni apo lundërtarët duhej të ishin Kretasit ose/dhe Fenikasit, dhe Zeusi, pra udhëheqësi, duhej të ishin Dardanët. Dihet, posejdoni i tradhëtoi Trojanët, pra ata do të duhej të ishin Kretasit apo Fenikasit, të cilët pas rënies së Trojës vërtetë bëhen zotuesit e të njejtave troje, më vonë të quajtur Frigji.

Agamemnoni Matriark Ushtarak_______

(Mbretërit Ushtarak ishin te vdekshem). Pashmangshmerisht, Mbretërve të shenjtë të Herës u kalonte afati dhe në fund të *vitit të dyfishtë diellor flijoheshin! Klitemnestra e kishte flijuar Agamemnonin me ritualin e tyre specifik postfestum, se ky kishte tejkaluar mandatin e lejuar. Mbreti i vjetër duhej të ecte në tepihun e kuq që shtrohej në drejtimin lindje-perëndim varësisht se në ç’anë gjindej deti, në mbarim të vitit diellor, dhe flijohej në pishinë ose në mol i lidhur në rrjetë. Kjo ndodhte në çastet kur dielli perëndonte për herë të fundit në vitin e brishtë (**apo mes datës 13-14 mars si Agamemnoni). Në mëngjes gjatë lindjes së diellit pas një nate kur askush nuk flente në këngët ritmet dhe ritualet e thirrjes së agimit, shpallej mbreti i ri i artë, (maska dhe pjesët tjera të veshjes që punoheshin nga ari ishin pjesë e ceremonisë së shpalljes së mbretit të ri. Shih maskën e Agamemnonit!). Mbreti i ri diellor ishte Egjisti. [Ky "diell" i subordinohej Hënës]

* Mandati i plote ishte = 2x4 vjet. Graves e quan "vit diellor"
**me saktesisht, ne muajin e trembedhjete. (Cezari u flijua ne te njejten dite!).


Ifigjenia - ifigenos - prej atit e lindur___

Ky personazh duhet të jetë titull i priftëreshave patriarkale, pa eliminimin e së cilës, nuk kishte shkuarje në Trojë. Ajo duhet të jetë e lidhur ngushtë me kultin e drerit të artë, më vonë shumë të pranishëm në evropën qendrore. Pas vrasjes së saj ne kemi parë se ajo paraqitet në (Tauridë, sipas Euripidit) krahina që putheshin me shtetin Hetit, të cilët kishin gjuhë që i takon grupit perëndimor të europës qendrore (centum VII/b).


Pas Shkapërderdhjes së Madhe___

Fatkeqsisht në Trojë nuk eci puna si duhet dhe ajo qëndroi deri në momentin tragjik kur u gjend e rrënuar nga katastrofa natyrore, me ç’rast palët e involvuara ikën në drejtim të Ilirikut. Disa shkuan edhe në italik. Kjo katastrofë natyrore që pjesërisht përshkruhet edhe në Iliadën e Homerit kur shpërthen llava vullkanike e cila përzihet me lumin trojan Skamandrin, sërish ndërroi rrjedhat politike e historike dhe patriarkati ngadhnjeu sërish.


Matriarkati sërish rrënohet përbrenda__

Gjykimi i Orestit për ëmëvrasje u bë sipas disa hibrideve legjendë-mit në Trojë. (Nuk është e qartë nëse kjo ndodhi në rrënojat e Trojës së njohur apo në trojën e re të Kaonisë, të cilën e ngriti Skamandri vëllai i Kasandrës. Oresti më vonë njihet si mbret ilir, edhe si fis. Ky ishte princ shkëmbyes matriarkal, i cili kur u rrit u kthye për të shtënë në dorë mbretërinë e të atit.
Vota e Atenës apo Idës patriarkale që e rrëmbyen nga Troja ishte vendimtare në këtë gjykim. Ai u lirua. Përse u bë gjithë ai mund me qëllim të rrëmbimit të idhullit të athenës nga ana e koalicionit helen është i qartë. Me përvetësimin e këtij tempulli ata mbretër e fitonin “pavdekësinë” pra nuk do të flijoheshin sipas ritit matriarkal. "Helenët" këtë të drejtë e kërkonin edhe për vete, por se këtë e kishin vetëm trojanët dëshmon Prijami që është i vetmi mbret i asaj kohe i cili kishte arritur një moshë shumë të shtyer.


Pasojat e rrënimit______

Edhe pse në kohën e Orestit, matriarkatit i erdhi fundi definitivisht, Troja ishte shkatërruar bashkë me rendin e lartë botëror dhe ligjet që atje u formuluan. Nuk ekzistonte më asnjë vend në botë që do të mund të integronte aq shumë popuj e shtete sikur Troja. Bashkëpunimet, shkëmbimet ekonomike, të artit, të xeheve, të dijes, nga e gjithë bota e civilizuar atëherë, ishin rrënuar, dhe një forcë e re integruese e përparimtare nuk ekzistonte më. Pas kësaj lufte shkatërrimtare u shfaq mesjeta e parë, ekskomunikohet historia, dhe legj*e*ndat e mitet kohësisht janë të destabiluzuara aq sa siguria bie për dy tre shekuj. Përmbi fragmentet e rrënojave të këtij civilizimi u zhvillua greqia antike, afërsisht dhjet shekuj më vonë, aq sa zgjati edhe mesjeta jonë. Edhe ajo për të siguruar vendin e saj në histori, bëri një mori falsifikimesh të saj. Por edhe kështu kjo është pothuaj e tëra që na ka mbetur

Dardanët_________________

edhe pse pjesa më e madhe e tyre u ruajt dhe nuk ndërruan emër deri në mesjetën e hershme, nuk arritën të lidhin krye me një bërthëmë të fortë për shkak të zhdukjes së plotë të shtresës aristokrate me të drejtë të sundimit mbretërisë. Prandaj të gjithë udhëheqësit e gjymtyrëve të popullit dardan mund të fitonin vetëm pushtet parcial dhe vëtëm në raste të rrezikut elemetar atyre u ipej e drejtë më e madhe për sundim. Shumica e Heronjëve kishin lënë amanete, ndërsa trashëguesi i emrit të tij, emblemës së tij apo firmës, sido që ta quajm me sinonimet bashkëkohore, vepronte në drejtim të dërgimit në vend të amanetit. Meqenëse historia për herë të parë filloi të shkruhej në shekullin e pestë para erës sonë, shumica e trashëgimtarëve të këtyre emblemave gabimisht u konsideruan si heronjë origjinal. Prandaj edhe shumica e ngjarjeve që i takojnë kësaj zone kohore nuk janë në harmoni me ngjarjet dhe me rrjedhën e tyre reale, që datimet i bëjnë edhe më të pasakta se që do të ishin në ndonjë rast tjetër.
E gjithë kjo tragjedi e shoqërisë njerëzore nuk do të ndodhte kurrë po të respektohej nga të dy palët rregullimi ideal i shoqërisë pellasge, po të mbetej që zoi dhe zoja e fisit të kryenin detyrimet dhe obligimet e tyre pa iu përzier njëri-tjetrit në punët sovrane që ndanin.

Svastikës i harrohet kuptimi____

Pasardhësit e fiseve të lashta pellasge te ekzodit u kthyen sërish në Evropë për t'u bërë pjesë e vellezërve pellasgë tani të njohur si Ilirë.Përfundimisht, simboli i famshëm u shndërrua në diçka profane. Në antikën greke ai shërbente si figurë dekoruese dhe ornament universal. Nuk e kishte më atë forcën magjike të kultit, nuk kishte mbetur më askush që dinte se me të vërtetë çfarë paraqiste kjo shenjë. Shpendit shtegtar të stilizuar maksimalisht iu kishte harruar kuptimi përgjithmonë. Ky ishte simbol i kthimit të përhershëm në origjinë. Ashtu do të duhej edhe të mbeste.

KETA PASARDHESIT E EGZODIT TE FISEVE PELLAZGE SHKUAN TE BARDH NA ERDHEN TE ZI SI SORRA NGA EGJYPTI,MIGRUAN TE BARDH ME BEKIMIN E MIRESIS NE PIKE TE DRITES SI ZOGJ SHTEGTAR (RASTI THOTIT )PER TI SHPERNDAR DIE DHE NJOHURI NJERZIMIT PER TE MBIJETUAR ME LEHT.
NA U KTHYEN NATEN ME TRADHTI FALE NDIHMES TE TRADHTARVE PELLAZGE,QE NUK SHIFNIN ASGJE TJETER PERPOS RRENIMIN DHE PLACKITJEN E TROJES DARDANE . SOT SHUME SIRTAR TE MUZEUMEVE TE KORBAVE-SORRAVE ZBUKUROHEN ME KETO ARTIFAKTE .
NA U KTHYEN KORBA -SORRA DUKE SHENDRIT ME KULTUR TE SHKRETETIRAVE NOMADE KETA TE ZIT BENE RIPERTRIRJEN E KULTURES , KUPTIMIN E HARRUAR TE SIMBOLIT TE SUASTIKES PELLAZGE -YLLIRE
(Xh.Gashi, Baptis, Javan, Zeus10...)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Svastika
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Svastika

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Krye :: Shoqëria jonë-
Kërce tek: