FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kullanat ose Kolendrat (kuleçë për Buzëm)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ajka

avatar

Female Numri i postimeve : 6
Join date : 19/03/2013
Age : 30
Location : Tirane

MesazhTitulli: Kullanat ose Kolendrat (kuleçë për Buzëm)   Sat 28 Mar 2015, 15:48

Përbërësit:
500 g miell
50 g sheqer
Një majë luge kripë
5 g majë (brumë i thartë)
250 ml qumësht i vakët
1 vezë
80 g gjalpë

Për lyerjen e petës:
Kakao
Sheqer
1 lugë gjalpë
arra të shtypura mirë

Përgatitja:
Përziejmë përbërësit e brumit, përveç miellit të cilin e shtojmë pasi të përziejmë të tjerat. Miellin e situr e shtojmë pak ngapak, deri sa të bëhet brumi, aq i trashë sa të mos na ngjitet në duar. Mbulojmë brumin me pecetë dhe e lëmë në frigorifer për 3 orë. Pas tri orëve hapim brumin, dhe bëjmë petë të madhe, 1cm të trashë, e lyejmë me gjalpë, hedhim sheqerin, kakaon dhe arrat, e mbledhim si rollo dhe i presim me thikë me trashësinë e gishtit, shtrojmë letër furre në tepsi, vendosim kiolendrat me radhë, i pjekim në 200 gradë C për 25 minuta.

Kullanat (geg.) apo Kolendrat (tosk.), janë kuleçët që gatuhen për festën e Buzmit prandaj për neve si besëlashtë është shumë e rëndësishme të dimë këtë recetë prandaj e solla ta ndaj me ju. Kakao është një shtesë e re në këtë specialitet siç e shihni, pasi e bën më të shijshëm, por në të kaluarën bëhej me farë lulëkuqje.

[You must be registered and logged in to see this image.]

_________________
Death by fire is the purest death! - Melisandre of Asshai
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nikolla

avatar

Numri i postimeve : 21
Join date : 23/03/2013

MesazhTitulli: Re: Kullanat ose Kolendrat (kuleçë për Buzëm)   Sat 28 Mar 2015, 15:57

Kolendrat janë kulace ose kulacka ne forma dhe madhesi te ndryshme. Pergatiten me rastin e festave të mëdha si Buzmi, Pranvera etj. Zakonisht keto qe behen per Buzëm jane te embla kurse ato per pranverë kane veze te ziere te kuqe ne mes te kulaçit. Gjithashtu kolendra behen edhe me rastin e dites se veres, ne kete rast shoqerohen me fiq te thate.
Tradita e do qe kur shkon dere me dere per te kerkuar kolendra duhet te shpiesh nje dore me shkarpa per mbaresi e që nenkupton shtim te bagetise/shpendeve.
Besoj te kem qene i qarte...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kullanat ose Kolendrat (kuleçë për Buzëm)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Simbolika e Bukes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë dhe Natyrë :: Kuzhina popullore shqiptare-
Kërce tek: