FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Të Mirat – Moirat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN


Numri i postimeve : 382
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Të Mirat – Moirat   Mon 23 Mar 2015, 10:46

Të Mirat – Moirat

Të mirat ishin tri gratë që caktojnë fatin e foshnjes pranë djepit të saj, natën e tretë pas lindjes. Gjithashtu ato u vijnë në ndihmë njerëzve që kanë nevojë. Prandaj njerëzit që ndodhen ngushtë thërrasin Të Mirat për ndihmë. Ndryshe njihen edhe si Fatitë. Njëra mban furkën, tjetra dridh boshtin, dhe e treta pren fijen me gërshërë. Kjo e fundit ishte e rreptë dhe e paepur; ajo nuk kursente as të riun as plakun, as të pasurin as të varfërin, as bariun as mbretin.

Të Mirat quheshin Moira nga pellazgët.

Moirat ishin tri hyjnesha motra, bija të Zojsit dhe Themidës. Quheshin Klothoja, Lakesia, dhe Atropoja dhe banonin në Hades. Zonja të fatit të njerëzve ato shpërndanin lumturinë ose mjerimin,  gëzimin ose mundimet dhe asgjë nuk mund  të ndalonte ose të zbuste ekzekutimin e parathënieve të tyre. E gjithë bota u bindej. Vetë fati i Zojsit ishte në duart e tyre. Fati sundonte mbi të vdekshmit dhe mbi perënditë. Moirat përfytyrohen si tri femra të zbehta e të dobëta që nën dritën e një llampe endin në heshtje fatin e njeriut. Klothoja më e vogla mban furkën në dorë dhe end fijen e jetës së njeriut. Lakesa e kalon atë përmes të gjitha trilleve të fatit. Kurse Atropoja më e madhja, e pren pa u epur me gërshërët e saj fatale, fijen e jetës së njeriut.


_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Të Mirat – Moirat
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» C'eshte Avioni misterioz X-37-B..?
» Gandi dhe Zoti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: